EKSPERIMENT

Parashiko Vëzhgo Shpjego (PVS)

PVS është një strategji mësimdhënie shumë efektive e përdorur në mësimdhënien e shkencave të natyrës. Kjo strategji funksionon nëqoftëse shoqërohet me eksperiemente ose demonstrime që japin rezultate të menjëhershme dhe surprizuese.

PVS është një strategji mësimdhënie shumë efektive e përdorur në mësimdhënien e shkencave të natyrës, kimi, fizikë dhe biologji. Kjo strategji punon shumë mirë nëqoftëse shoqërohet me eksperiemente ose demonstrime që japin rezultate të menjëhershme dhe surprizuese


PVS përbehet nga tre tapa:

1. Parashiko: Shpjegoji nxënësve se çfarë do të demonstrosh dhe kërkoji të shkruajnë një parashikim me një ose dy fjali, duke dhënë në të njejtën kohë edhe një arsye për parashikimin e tyre.


2. Demonstro para nxënësve dhe kerkoji atyre të ndjekin me vëmendje dhe të shkruajnë se çfarë vëzhguan gjatë demonstrimit.


3. Shpjego dukurinë, jep arsye pse ndodh dukuria që demonstrove

Le ta ilustrojmë me një shembull që unë e kam provuar me studentët e mi dhe ka dhënë rezultate shumë pozitive.

Strategjia e përdorur mund të përdoret për të shpjeguar tensionin sipërfaqsëor të ujit në fizikë, lidhjen hidrogjenore në kimi ose të shpjegosh si ecin insektet e vogla mbi ujë pa u lagur këmbët.


Shpjegimi: Tregoju nxënësve që unë do marr një gotë plot me ujë dhe do të hedh brenda monedha pesëlekëshe. Çfarë parashikoni, se do të ndodhë me ujin. Jepni një arsye për parashikimin tënd. Pra, përse mendon kështu? Prano në këte fazë çdo lloj përgjigje të nxënësve të drejta ose jo.

Çfarë pritet nga nxënësit: Nxënësit mund të thonë se uji derdhet jashtë që me monedhën e parë. Ata mund të shpjegojnë që monedha ka një volum dhe zhvendos të njetin volum uji nga gota. Derisa gota është e plotë atëherë uji derdhet jashtë. Bëjini nxënësve pyetjen: Sa monedha do të fus unë në gotë para se uji të derdhë jashtë? Bëni një parashikim.


Demonstro:

 ( kjo për të parë edhe sa monedha të duhen) Këshillohet të bësh vetë demonstrimin para se të demonstrosh në klasë

Merr një monedhë pesë lekëshe dhe fute në gotë duke prekur buzën e gotës në fillim dhe pastaj lëshoje ngadalë brenda në gotë. Kërkoji nxënësve të shkruajnë se çfarë vënë re si psh; uji nuk derdhet nga gota me monedhën e parë, uji ngrihet pak në qendër të gotës duke formuar një kub. 


Shpjego:

 Molekulat e ujit në sipërfaqe tërhiqen nga molekulat e ujit poshtë tyre. Kjo tërheqje e fortë e molekulave të ujit është pasojë e lidhjeve hidrogjenore midis oksigjenit të një molekule uji dhe hidrogjeneve të molekulave të tjera. Kjo lloj lidhje kimike lejon që kur monedhat futen brenda në gotë, siperfaqja e ujit të fryhet në mes të gotës duke formuar një kub të vogël. Kjo tërheqje nuk lejon që uji të derdhet jashtë gotës deri në një moment kur monedha e fundit e hedhur e shton volumin aq sa tensioni sipërfaqësor thyhet, (mposhtet) dhe si pasojë gota derdhet. Ky tension sipërfaqsor formon një sipërfaqe, si lëkurë që i lejon insektet e vogla që të ecin mbi ujë. Këtë strategji mund ta modifikosh duke hedhur disa pika ilaç enësh në gotën e ujit dhe përsëritur demonstrimin, për të treguar si zvogëlohet tensioni sipërfaqësor i ujit nga detergjentët dhe sapuni, një temë tjetër kjo në kimi.

(Neshat Hyka; Portali Shkollor)

2,701 Lexime
4 vjet më parë