Apple

Patenta e re e Apple ju ndalon të regjistroni video në koncerte

Është e mundur që gjiganti i teknologjisë nuk ka plane për të zhvilluar bllokuese kamerash në të gjitha, por marrja e patentës është si një mënyrë për të parandaluar që dikush tjetër të bëjë zhvillimin e saj.

Xhirimi i videove në koncerte është diçka e bezdisshme, por në qoftë se patenta e Apple kthehet në një produkt, ky fenomen mund të jetë i pamundur. Zyra e Patentave dhe Markave së SHBA-së (USPTO) i dhanë Apple një patentë (fillimisht e krijuar në vitin 2011) për një teknologji që do të çaktivizojë kamerat e telefonave në disa ngjarje publike duke gjurmuar dhe interpretuar sinjalet infra të kuqe.

Në patentë thuhet: “Një pajisje infra të kuqe mund të jenë i vendosur në zonat ku bërja e fotove apo videove është e ndaluar, dhe pajisja mund të gjenerojë sinjale infra të kuqe me të dhëna të koduara që përfshijnë komandat për të çaktivizuar opsionet e regjistrimit të pajisjeve. Një pajisje elektronike, mund të marrë sinjale infra të kuqe, të dhënat dhe përkohësisht të çaktivizojë opsionet e regjistrimit të pajisjes të bazuar në komandë”.

Apple ende nuk ka thënë nëse ka ndonjë plan për të përdorur këtë teknologji. Është e mundur që gjiganti i teknologjisë nuk ka plane për të zhvilluar bllokuese kamerash, por marrja e patentës është si një mënyrë për të parandaluar që dikush tjetër të bëjë zhvillimin e saj.

2,107 Lexime
7 vjet më parë