Patriotizmi performativ në shkollat shqiptare: një vështrim kritik mbi festat kombëtare dhe rolin e mësuesve

Alma Dema analizon se festat kombëtare në shkolla shpesh shndërrohen në spektakle ku dominuar janë veshjet kuqezi, recitimet dhe fotot, duke lënë pas edukimin e thellë qytetar. Patriotizmi bëhet i jashtëm e i detyruar, ndërsa mësuesit duhet të kultivojnë dashuri të vërtetë për atdheun.

Nga Alma Dema, pedagoge në UAMD


Festat kombëtare në Shqipëri, sidomos 28 Nëntori Dita e Flamurit dhe 29 nëntori si Festë e Çlirimit, zënë një vend qendror në formimin e identitetit kulturor, kujtesës historike dhe ndërgjegjes qytetare. Shkolla është institucioni ku fëmijët mësojnë për simbolet dhe narrativat kombëtare, dhe ku përjetojnë për herë të parë emocionet e përbashkëta të përkatësisë.


Megjithatë, vitet e fundit është në rritje re një tension i dukshëm: ndërsa performancat e mëdha, detyrimet për veshje me të kuqe e të zezë dhe ritualet simbolike dominojnë festimet, edukimi i thellë mbi vlerat kombëtare shpesh mbetet sipërfaqësor, duke ngritur një pyetje të rëndësishme për diskutim: a po mësohen fëmijët të duan vërtet atdheun, apo po udhëzohen të performojnë një patriotizëm të jashtëm dhe të detyruar? A po edukohen fëmijët me dashurinë e duhur për atdheun?


Në ditët para festave kombëtare, shumë shkolla shqiptare shndërrohen në skena ku dominuese janëveshjet e koduara me të kuqe e të zezë, parakalimet e nxënësve, recitimet e poezive patriotike, këngët e sinkronizuara, foto dhe video për rrjetet sociale.Këto krijojnë një efekt estetik mbresëlënës, të unifikuar dhe emocional. 


Por rreziku qëndron te fakti se rituali estetik mund të zëvendësojë të kuptuarin e thellë.


Studimet e edukimit qytetar theksojnë se patriotizmi që ndërtohet vetëm mbi spektakël, ka vlerë të ulët pedagogjike. Ai nxit bindje, jo reflektim, emocion kalimtar, jo përvetësim të vlerave, imazh publik, jo ndërgjegje personale.


Kur mësuesit kërkojnë me ngulm që fëmijët të vishen me të kuqe dhe të zeza, të recitojnë vargje të caktuara apo të marrin pjesë në koreografi të detyrueshme, krijohet një paradoks kritik: patriotizmi bëhet i detyruar, dhe për këtë arsye joautentik. Kjo dobëson lidhjen emocionale, sepsenjë fëmijë që detyrohet të vishet sipas/me një ngjyrë, mund të bindet përkohësisht, por bindja nuk është dashuri.


Kërkimi për uniformitet estetik shpesh zë më shumë kohë sesa mësimi i ngjarjeve të vërteta historike. Kështu, festimi për/i simbolet/eve prevalon më shumë se edukimi për kuptimin e tyre.Fëmijët rrezikojnë ta identifikojnë patriotizmin meveshje, foto, recitime, plotësim detyrimi, dhe jo me:përgjegjësi qytetare, respekt për kulturën, njohje të historisë, dashuri për vendin si hapësirë reale, jo mitike.



Pse fëmijët nuk po mësohen të duan atdheun?



Nuk është e vështirë të kuptohet kumti i kësaj pyetje, sepse qartësisht duket se mësimi historik bazohet në memorizim, jo interpretim. Nga copëzat e pafundme të publikuara në mediat sociale, lehtësisht vihet re se fëmijët mësojnë data, emra dhe heronj, por rrallë shtyhen të analizojnë dilemat, debatet apo dimensionet njerëzore të historisë.


Në këtë kontekst ndihet semungon formimi i mësuesve në edukimin qytetar emocional, sepse shumë mësues të nënshtruar metodës së vëzhgimit me pjesëmarrje, lënë të kuptohet se përdorin metoda tradicionale duke e justifikuar këtë se  nuk kanë mjete për të lidhur ndjenjat, identitetin dhe etikën me konceptin e atdheut.


Nga “bombardimet me foto e video në rrjetet sociale|” duket sefestimet janë shpesh gara estetike.Shkollat përpiqen të “shkëlqejnë” më shumë se të edukojnë, sidomos në arsimin parashkollor dhe Ciklin e Mesëm të Ulët, ku vlera e vërtetë zëvendësohet nga imazhi.


Ajo që të “dhemb më shumë” në të gjithë këtë “zallamahi” ështëse mungojnë aktivitetet me përfshirje reale.Projeksionet e rëndësishme si vizitat në muze, projektet komunitare, rrëfimet nga të moshuarit, zbulimi i traditave lokale, kanë një rol të vogël ose mungojnë plotësisht. Edhe nëse aplikohen, mbeten thjesht në kontekstin e plotësuesit kulturor dhe jo të domethënies cilësisht thelbësore.


Për të kultivuar dashuri të sinqertë për atdheun, shkollat duhet të kalojnë nga rituali te reflektimi, nga performanca te përfshirja. Ajo nuk mund të jetë vetëm e fokusuar vetëm te heroizmi, por te dilemat historike, njohjet e figurave më pak të njohura, kthim/vendosje në kontekst të saj kohe dhe ngritje të pyetjeve etike


Patriotizmi duhet të lidhet me empatinë, drejtësinë sociale, solidaritetin dhe sidomos mepërgjegjësinë komunitare. Ai mund të përmirësohet mevizita kulturore, projekte kërkimore në komunitet, takime me personalitete lokale, rikthim tek rrënjët kulturore.


Fëmijët duhet të edukohen të analizojnë mënyrën sesi përdoren simbolet kombëtare në media, politikë dhe kulturë, sidomos ata të Arsimit të Mesëm të Lartë.  Ata duhet të mësohen në mënyrë kritike si edhe të përfshihen në dialogje dhe diskutime. 


Në këtë mënyrë do t’u jepet hapësirë fëmijëve të shprehin çfarë duan në vendin e tyre, çfarë i mërzit, çfarë i bën krenarë, çfarë i shqetëson...


Patriotizmi merr kuptim vetëm kur është i brendësuar, jo i imponuar


Shkollat shqiptare rrezikojnë të krijojnë një patriotizëm të jashtëm, estetik dhe të detyruar, i cili nuk i shërben edukimit të vërtetë qytetar. Detyrimi për t’u veshur kuqezi, pa e shpjeguar thellë kuptimin e flamurit, prodhon distancim emocional, jo dashuri.


Mësuesit duhet të mbajnë përgjegjësi të madhe qëtë mos prodhojnë imazhe për mediat sociale, por të edukojnë qytetarë që e duan vendin, sepse e kuptojnë historinë, e vlerësojnë kulturën dhe ndihen pjesë aktive e së ardhmes së tij. 


Festat kombëtare janë një mundësi e artë për këtë, por vetëm nëse kalojmë nga spektakli te substanca.



© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë

545 Lexime
6 orë më parë