PËR MËSUESIT

Për mësuesit - Mënyra si të ndiheni të relaksuar

Duajeni punën tuaj! Duajeni shkollën në të cilën jepni mësim! Duajeni profesionin tuaj! Duajini kolegët! Duajini nxënësit! Shikojeni herë pas here rrugëtimin tuaj. Sa larg keni shkuar.

 Sot do të ndajmë me ju disa këshilla se si të rigjeneroheni pas një jave stresuese.


- Kaloni kohë me familjen

Kaloni kohë me familjen tuaj. Mbushni fundjavat me praninë familjare. 


- Vendosja e qëllimeve nuk është vetëm për nxënësit

Vendosni vetes një qëllim. Për mësuesit e arsimit special, gjithçka varet nga përcaktimi i qëllimeve të qarta, të arritshme dhe gjetja e mënyrave që mund t'i ndihmojmë studentët t'i arrijnë. Por kjo praktikë duhet të shtrihet në jetën e mësuesve! Vendosja e një qëllimi javor na ndihmon të qëndrojmë të motivuar në periudha të vështira. Mbani në mend se qëllimet duhet të përmbushen! Si mund të presim që nxënësit tanë t'i arrijnë qëllimet e tyre nëse nuk mund t'i arrijmë vetë?


- Mendoni pozitivisht

Rifreskoni të hënën tuaj me mendime pozitive.  Nxënësit shkëlqejnë kur kanë stimuj dhe motivim.  Ata gjithmonë duan të arrijnë diçka dhe vazhdimisht kërkojnë vëmendjen e të rriturve. Pas një jave veçanërisht të vështirë, rritni mendimin tuaj pozitiv. Nga mendimet pozitive do të ndikohet e gjithë java.


- Motivohuni

Kur disa gjëra dështojnë, gjeni diçka për të parë përpara. Ndonjëherë është e vështirë të mendosh të gjitha detyrimet që kemi mbi supe, planet, menaxhimi I klasës, detyrat, pork a gjithnjë një motiv për ta çuar punën deri në fund. 


- Dedikojini vetes kohë

Kënaquni! Gjeni kohë për veten. Të fokusuarit në shkollë dhe familje ju lodhin, kështuqë, përpiquni të gjeni kohë edhe për veten tuaj, sepse kjo do ju ndihmojë të jeni të frytshëm dhe produktivë në punën tuaj. Do ju bëjë të ndiheni të rigjeneruar. 


- Organizimi është i nevojshëm

Organizimi është çelësi! Pavarësisht se sa stresuese është situata në të cilën gjendemi, gjithmonë ndihem më mirë pasi kaloj ca kohë duke u organizuar. Nuk po them që ju duhet të pastroni plotësisht dollapin e klasës ose të rimodeloni të gjithë klasën tuaj, por përpiquni të përqendroheni në një detyrë të vogël si pastrimin, etiketimi, renditja ose hedhja e gjërave të panevojshme pasi mund t'ju ndihmojnë të relaksoheni. Për shembull, më pëlqen të vij një mëngjes të hënën dhe të ulem në një tryezë të pastër gati për javën e re! Këtë zakon e kam transferuar edhe në jetën time në shtëpi. Hapësira fizike ku jam ka shumë lidhje me gjendjen shpirtërore. Një vend I pastër dhe I rregullt punë është mëse i nevojshëm.


- Konsultohuni me miqtë/kolegët tuaj

Kaloni kohë me kolegët tuaj sa herë keni mundësi. Duke folur së bashku dhe duke shkëmbyer eksperienca, mësioni më shumë dhe do kuptoni që nuk jeni të vetmit. Besomëni qqë është një terapi e mirë.



Duajeni punën tuaj! Duajeni shkollën në të cilën jepni mësim! Duajeni profesionin tuaj! Duajini kolegët! Duajini nxënësit! Shikojeni herë pas here rrugëtimin tuaj. Sa larg keni shkuar. Merrni disa minuta dhe reflektoni në veçantinë, këmbënguljen dhe forcën e këtyre njerëzve të vegjël që ju quajnë mësues dhe gëzimin që ju sjellin, mbase, mbase nesër mendja juaj do të jetë pak më e qetë dhe ju mund të vazhdoni të jeni mësues të shkëlqyer!



(Përshtatur nga P.Shtini; Portali Shkollor)


Portali “Teachers pay teachers” është një bashkësi me shumë arsimtarë, të cilët ndajnë përvojat e tyre, pikëpamjet, idetë, punët me njëri-tjetrin. 

3,865 Lexime
4 vjet më parë