Plani personal i nxënësit

Për orët edukative

Jemi në fillimin e tremujorit të dytë dhe sapo u bënë bilancet e tremujorit të parë dhe planet e reja për tremujorin e dytë. Por a keni menduar që të njëjtën gjë mund ta bëjmë edhe me nxënësit në një nga orët e kujdestarisë apo orët edukative?

Sa herë më bie rasti të shoh plane të orëve edukative të klasave të ndryshme e kam të vështirë të bëj dallimin se cilës klasë i përkasin, po qe se shoh vetëm aktivitetet që kanë planifikuar. Ato janë pothuajse të njëjta. 


Madje kur vëzhgoj orë të tilla, shumicën e kohës flet mësuesja, gjysmën e minutazhit bëjnë moral, apo në rastin më të mirë, nxënësit sjellin disa punime të marra nga interneti. 

Jemi në fillimin e tremujorit të dytë dhe sapo u bënë bilancet me planet e tremujorit të parë si dhe u bënë planet e reja për tremujorin e dytë. 


Por a keni menduar që të njëjtën gjë mund ta bëjmë edhe me nxënësit në një nga orët e kujdestarisë apo orët educative? Vetë nxënësit mund të planifikojnë punën e tyre dhe të analizojnë ashtu thjeshtë realizimin e saj. 


Nëse ka mësues që këtë punë e kanë bërë në fillim të shkollës, do ta kenë më të lehtë realizimin e kësaj në këtë periudhë. Sidoqoftë nuk është kurrë vonë për ta bërë këtë aktivitet. 


Ky aktivitet mund të realizohet në një fletë e cila mund të futet më pas në dosjen e nxënësit. Fleta që do të plotësojë nxënësi mund të ketë këtë format, por mund të bëhet dhe diçka tjetër e ngjashme apo si ta shikoni ju të përshtatshme për nxënësit tuaj.


Plani personal i nxënësit për tremujorin e dytë


Emri mbiemri:________________________________


Detyrat e mia për tremujorin e parë Çfarë bëra mirë nga këto detyra Çfarë nuk realizova Detyrat për tremujorin e dytë
1. 
2. 
3.
4.
5.
6.
7.
8.
9. 
10.

     

Te rubrika detyrat e mia, nxënësit mund të listojnë çfarë donin të arrinin apo çfarë duan të arrijnë në të ardhmen. Duke i listuar me dorën e tyre dhe duke i shkruar diku, do jetë si një premtim që duhet ta mbajnë ndaj vetes së tyre në radhë të parë, por edhe ndaj të tjerëve. Këtu mund të përfshijnë synimet që kanë për notat, të lexuarit shpejt dhe pa gabime, lexim të librave jashtë klase, ndihma që mund të japin për diçka etj. 


Herë pas here mund të bëjnë analizën se ku janë me premtimet apo detyrat që i kanë vënë vetes. Mbase kjo nuk do të ketë efekt te të gjithë nxënësit, por do të vini re se për shumë të tjerë do të jetë një fillim i mirë dhe do japë rezultate të mira. 


Ju uroj pushime të mbara dhe mos harroni ta provoni në një nga orët edukative që bëjmë me nxënësit sapo të rifillojë shkolla. Në të ardhmen mund t’ju sjell disa aktivitete të tjera.


(Drita Kolndreu, Portali Shkollor)

15,338 Lexime
6 vjet më parë