NIVELET E ARRITJES

Përcaktimi i niveleve të arritjes në fushën TIK dhe teknologji

Nivelet e arritjes shprehin kritere të njësuara për vlerësimin e njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të nxënësve sipas fushave përkatëse. Material i përgatitur nga Florinda Palaj...

ARSIMI DHE REALITETI

Asimi ka nje rëndësi të vecantë për të arritur qëllimet arsimore nëpër shkolla qe keto shkolla të integrohen në shkolla ndërkombetarë duke marrë pjesë në konkurse dhe Olimpiada botërore, por që të arrihet kjo duhet që nga nxënesit të arrihet niveli I arritjes në një fushë kurrikulare të caktuar.


Vlerësimi në arsim është procesi gjatë të cilit mblidhen të dhëna dhe gjykohet për vlerën e arritjes së rezultatit të të nxënit, mbi bazën e një kriteri të caktuar. Qëllimi kryesor i vlerësimit është marrja e vendimeve, që synojnë përmirësimin e rezultateve të të nxënit dhe vetë procesin e tij. Marrja e vendimeve kërkon grumbullimin e vazhdueshëm të informacionit për të matur dhe për të vlerësuar të gjitha aspektet e procesit. Vlerësimi është pjesë integrale e të nxënit, mësimdhënies dhe programit mësimor dhe kjo sjell që qasja e sigurimit të cilësisë të zbatohet në mënyrë të barabartë gjatë vlerësimit. Në mënyrë që të sigurohet vlefshmëria dhe besueshmëria në vlerësim, duhet të rritet niveli i qëndrueshmërisë i të gjithë mësuesve dhe shkollave, gjë që realizohet nëpërmjet hartimit, mirëkuptimit dhe zbatimit të niveleve të arritjes për rezultatet e të nxënit të kompetencave.


Nivelet e arritjes shprehin kritere të njësuara për vlerësimin e njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të nxënësve sipas fushave përkatëse. Këto nivele hartohen për të mundësuar që mësuesit të përcaktojnë arritjen e kompetencës nga nxënësi në fund të çdo viti sipas shkallëve përkatëse. Vlerësimi rigoroz bazuar në nivele të përcaktuara, krijon besim në gjykimet e mësuesve, jep siguri te prindërit dhe të tjerët që të gjithë nxënësit i kanë arritjet e tyre në përputhje me pritshmëritë.


PËRSHKRIMI

Në parim janë përcaktuar katër nivele arritjeje (1,2,3,4) të njohurive, aftësive dhe qëndrimeve që demonstron nxënësi:

-niveli I (pamjaftueshëm);

- niveli II (mjaftueshëm);

- niveli III (mirë);

- niveli IV (shumë mirë);

Këto nivele korrespondojnë përkatësisht me notat: 4; 5-6; 7-8; 9-10; të sistemit të vlerësimit me notë.


NIVELI I (Notat 4)

Nxënësit në këtë nivel demonstrojnë një shkallë të pamjaftueshme të zotërimit dhe zbatimit të njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve.

 

NIVELI II (Notat 5-6)

Nxënësit në këtë nivel zotërojnë njohuri, aftësi dhe qëndrime duke i demonstruar ato në situata të përcaktuara/të njohura; ata kryejnë detyra lëndore sipas modeleve të ofruara


NIVELI III (Notat 7-8)

Nxënësit në këtë nivel zotërojnë njohuri, aftësi dhe qëndrime duke i demonstruar ato në situata analoge ose të ngjashme; ata shprehin qëndrimin e tyre personal, duke vepruar më shumë në nivelin e pohimeve dhe konkluzioneve të formuluara se sa në nivel analize.

 

NIVELI IV (Nota 9-10)

Nxënësit në këtë nivel zotërojnë njohuri, aftësi , qëndrime duke i demostruar ato në mënyrë të pavarur dhe krijuese, në situata të reja dhe të panjohura për ta; ata janë të aftë të zgjidhin situata  problemore të ndryshme, të mbrojnë pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre bazuar në argumente



NIVELET E ARRITJES TIK-U SHKALLA V

 Kompetenca: Hetimi me TIK

Përshkrimi i kompetencës: Nxënësit hetojnë dhe bëhen konsumatorë kritikë të informacionit. Ata hetojnë duke përdorur strategjitë dhe mjetet e duhura.


Niveli II

Nxënësi:

 zhvillon një pamje web për website-n e tij në vijim të strategjive të hulumtuara;

 planifikon dhe paraqet kërkime me bibliografi të shënuar;

 analizon burime informacioni elektronike, kritikon besueshmërinë dhe vlefshmërinë e tyre;

 bashkëpunon për të zgjidhur problemin dhe konkuron me të tjerët në lojrat interaktive edukative;

 Punon me një komunitet online për të arritur një qëllim të përbashkët kërkimor duke marrë parasysh përgjegjësinë për të integruar të gjithë anëtarët e komunitetit.


Niveli III

Nxënësi:

 harton një website motor dhe përmirëson renditjet e motorëve të kërkimit;

 merr në konsideratë burimet parësore dhe dytësore të kërkimit kur citojnë bibliografitë;

 vetëvlerëson burimet e veta të informacionit të tilla si ëebsite dhe blogje, duke kritikuar besueshmërinë dhe vlefshmërinë e tyre;

 reflekton mbi rezultatet e një loje interaktive edukative; identifikon strategjitë për sukseset e ardhshme.

 krijon dhe punon me një komunitet online për hulumtim reciprok


Niveli IV

Nxënësi:

 përdor pajisje data logger, mikroskop dixhital; përdor modele digjitale për të provuar dhe për të përshtatur hipotezat për zgjidhjen e problemave;

 krahason të dhënat objektive nga burime të shumta digjitale për të vlerësuar mundshëm besueshmërinë e informacionit të dhënë;

 përdor wikis ose dokumenta të tjera të përbashkëta, kërkon baza të dhënash;

 demonstron njohuri për sistemet komplekse pas zgjidhjes së problemit në to si dhe në mjediset stimuluese;

- aplikon njohuritë e fituara përmes zgjidhjes së problemit në një mjedis simulimi të një konteksti të jetës reale.


Krijimi me TIK

Përshkrimi i kompetencës: Nxënësit krijojnë, redaktojnë dhe ndajnë informacion dhe ide. Ata bazohen në konventat e njohura për të shprehur ide dhe informacion.


Niveli II

Nxënësi:

 krijon, promovon dhe paraqet një transmetim për një audience të gjerë;

 merr përgjegjësinë për redaktimin e një elementi të një produkti digjital të prodhuar në bashkëpunim.


Niveli III

Nxënësi:

 bashkëpunon për të planifikuar dhe prezantuar një produkt digjital të rafinuar teknikisht që integron aplikime të përshtatshme të TIK-ut ;

 menaxhon dhe organizon të dhëna duke përdorur mjete të tilla si mail merge;

 mban një koleksion të gjerë të produkteve digjitale që përputhen me konventat e prezantimit të TIK-ut;

 përshkruan idetë e tij krijuese dhe harton raportin e vet në lidhje me pronësinë intelektuale;

 përzgjedh dhe përdor sisteme menaxhimi të dhënash të përshtatshme për kërkesa specifike.


Niveli IV

Nxënësi:

 krijon produkte media komplekse, bindëse dhe shumë të individualizuara;

 zgjedh, integron dhe vlerëson elemente dhe mjete të projektimit për potencialin e tij për të arritur efektet e dëshiruara;

 demonstron përvoja të specializuara digjitale redaktimi;

 diskuton të ardhmen e projektimit të produkteve digjitale;

 shpjegon se si të sigurojnë të drejtat ligjore të pronësisë dhe se si të mbrojnë të drejtat e pronësisë intelektuale;

 përdor softëare për të krijuar hiperlinke, tabela dhe skema;

 përdor softëare për hartimin dhe planifikimin e projekteve.


NIVELET E ARRITJES SËKOMPETENCAVE NË FUSHËN “TIK DHE TEKNOLOGJI

Komunikimi me TIK

Përshrkimi i kompetencës: Nxënësit aftësohent të shprehin identitetin, komunikojnë në mënyrë të përshtatshme dhe ruajnë sigurinë dhe privatësinë. Ata kontribuojnë dhe mësojnë nga të tjerët


Niveli II

Nxënësi:

 promovon respekt për veten dhe të tjerët në komunikime;

 diskuton sfidat në lidhje me shfaqjen, parandalimin dhe kontrollin e krimit kibernetik;

 kupton shqetësimet e paraqitura nga rrjete të veçanta online;

 planifikon një projekt këmbimi online, e zbatojnë atë dhe tërheqin pjesëmarrësit në TË.


Niveli III

Nxënësi:

 identifikon mënyrat e TIK-ut që mund të përdoren për të promovuar të drejtat e njeriut;

 demostron mirëkuptim të legjislacionit të krimit kibernetik;

 krahason dhe vlerësojnë se si rrjete të ndryshme online mbrojnë identitetin;

 zgjedh dhe rekomandon zgjidhje softëare bashkëpunuese të përshtatshme për qëllime të veçanta;

 bën rekomandime për përdorimin etik të pajisjeve të reja.


Niveli IV

Nxënësi:

 përdor aplikacione online dhe mjetet e menaxhimit për projekte bashkëpunuese të tilla si portalet online, ëikis; përdor mjetet e përbashkëta të rrjeteve sociale për qëllimet strategjike;

 kupton avantazhet dhe disavantazhet e përdorimit të ëebsite-ve dhe mjediseve online për menaxhim dhe bashkëpunim;

 lehtëson punën në grupe me softëare dhe bashkëpunon për të gjetur mjete për menaxhim projekti;

 krahason dhe vlerëson teknologjitë e reja për ndikimin ndaj çështjeve që ata PARAQESIN.


Menaxhimi dhe Veprimi me TIK

Përshkrimi i kompetencës: Nxënësit përdorin procedurat e njohura për të mbajtur një mjedis TIK të sigurtë, të mbrojtur dhe efikas. Ata kuptojnë se si sistemet dhe komponentet TIK janë përdorur për të ruajtur dhe rifituar informacionin.


Niveli 2

Nxënësi:

 përshkruan rreziqet specifike të sistemit të tilla si: mosfunksionimi i celularit dhe se si ti heqin ato;

 analizon dhe krahason përgjegjësinë e TIK –ut duke përdorur politikat e organizatave të ndryshme;

 bën dallimin ndërmjet funksioneve të sistemeve operative softëare dhe aplikacioneve softëare;

 përshkruan tiparet kryesore të rrjeteve të një sistemi operativ të tilla si kontrollin e aksesit, shërbimet e dosjeve dhe shkëmbimi.


Niveli 3

Demonstron njohuri dhe kuptojnë të rejat e fundit të sigurisë TIK;

 diagnostikon defektet kompjuterike, i riparon ato dhe përmirëson sistemet;

 krahason sistemet e përbashkëta të lidhjes të tilla si dial-up, ADSL, Ëireless Broadband;

 demonstron menaxhim efikas dhe efektiv të skedarëve;

 kupton se si një kompjuter kryen logjikën digjitale (duke përdorur sistemin e numrave binarë.)

 merr pjesë në hartimin dhe ndërtimin e rrjetit.


Nxënësi:

 zgjedh opsionin e duhur për krijimin e një faqe interneti të tillë si një mjet online ose editor HTML; ndryshon Toolbars; klasifikon dhe paraqet funksionet; përdor printimin dupleks; përdor filtra për të devijuar postën e padëshiruar; optimizon funksionet dhe tiparet e mjeteve online për një qëllim të caktuar;

 harton dhe përdor konvencione file/folder të qëndrueshme me emërtime; mirëmban versionin e kontrollit të dokumenteve; kufizon aksesin e të dhënave nga lokacioni ose fjalëkalimi;


Niveli 4

Nxënësi:

 zgjedh opsionin e duhur për krijimin e një faqe interneti të tillë si një mjet online ose editor HTML; ndryshon Toolbars; klasifikon dhe paraqet funksionet; përdor printimin dupleks; përdor filtra për të devijuar postën e padëshiruar; optimizon funksionet dhe tiparet e mjeteve online për një qëllim të caktuar;

 harton dhe përdor konvencione file/folder të qëndrueshme me emërtime; mirëmban versionin e kontrollit të dokumenteve; kufizon aksesin e të dhënave nga lokacioni ose fjalëkalimi;

 zbaton njohuritë e tij për të vendosur nëse do të përdorë cloud, server lokal ose storage; nëse do të përdorë ëebcam apo kamera digjitale.


Zbatimi i protokolleve dhe praktikave sociale dhe etike për përdorimin e TIK-ut

Përshkrimi i kompetencës: Nxënësit Njohin pronësinë intelektuale dhe aplikojnë praktika të sigurisë së informacionit digjital. Ata aplikojnë protokollet personale të sigurisë dhe identifikojnë ndikimin e TIK-ut në shoqëri.

Niveli II

Nxënësi:

 në mënyrë të pavarur aplikon strategjitë e duhura për të mbrojtur të drejtat, identitetin, jetën private dhe sigurinë emocionale të tjerëve gjatë përdorimit të TIK-ut;

 vlerëson ndikimin e TIK-ut në vendin e punës dhe në shoqëri;

 krijon imazhe të thjeshta duke përdorur komandat fillestare të programeve;

 krijon faqe të thjeshta , por me shumë gabime.


Niveli III

Nxënësi:

 demonstron menaxhim efikas dhe efektiv të skedarëve ;

 kupton se si një kompjuter kryen logjikën digjitale (duke përdorur sistemin e numrave binarë);

 vlerëson rreziqet që lidhen me mjediset online dhe krijon strategji të përshtatshme të sigurisë dhe kodeve të sjelljes;

 diskriminon mes protokolleve të përshtatshme për mjete të ndryshme të komunikimit kur bashkëpunon me komunitetet lokale dhe globale;

 diskuton për rolin e TIK-ut në të ardhmen dhe se si ai mund të ndikojnë në perdorimin e tij.


Niveli IV

Nxënësi:

 kupton licensimin e krijimeve të përbashkëta;

 përdor parametrat komplekse të sigurisë për faqet online;

 ndryshon fjalëkalimin e strukturave;

 ndan informacionin me dosjet apo faqet dhe kupton se si të modifikojë parametrat e parazgjedhura brenda faqeve e rrjeteve sociale;

 analizon pasojat e mundshme të postimit të informacionit personal në faqet e rrjeteve sociale;

 merr përgjegjësinë për efektin e komunikimit të tyre me njerëzit e tjerë;

 njeh rritjen e potencialit të përfshirjes për njerëzit me aftësi të kufizuar nëpërmjet TIK-ut, ndarjes dixhitale, llojeve të reja të punës, të globalizmit.


(Portali Shkollor)

4,112 Lexime
5 vjet më parë