Mesazhe domethënëse

Perceptimi i një vajze për ekstremizmin e dhunshëm dhe bullizmin!

"Unë jam mësuese, pedagoge, juriste por dhe grua, qenie njerëzore! Shumë here diskutoj me studentët e mi për dhunën, bullizmin, ekstremizmin e dhunshëm. Më bëri përshtypje perceptimi i vajzës së një koleges sime, për këtë fenomen dhe më frymëzoi të shkruaj këtë ESE"-nga Donila Pipa.

MË LER TË ËNDËRROJ! 

STOP DHUNËS DHE EKSTREMIZMIT NËPËR SHKOLLA!


UNË, jam një vajzë! Shkolla është vendi ku ne mësojmë dhe edukohemi nëpërmjet lëndëve të ndryshme, siç është dhe qytetaria. Mësuesit, familja dhe kisha na mësojnë dhe na edukojnë të bëhemi njerëz të mire.

Në shkollë ne kemi mësuar përkufizimet e dhunës, llojet e saj, për radikalizmin apo dhe bullizmin. Ne japim mendime nëpërmjet detyrave të shtëpive, aktiviteteve, posterave apo eseve të ndryshme, për tu njohur me këto fenomene dhe për ti parandaluar ato.


Unë jam akoma e vogël por dua të rritem sa me shpejt dhe të mbush moshën 18 vjeçare. Por, të dashur 18 vjeçarë, na lejoni të shijojmë fëmijërinë dhe të realizojmë ëndrrat tona! Unë qava kur pashë në televizor kur një 18 vjeçar në Teksas kishte vrarë fëmijë dhe mësues.


Sot, ne duhet t’i themi STOP ekstremizmit të dhunshëm apo bullizmit!

Ne, nuk jemi të njëjtë por nuk duhet të shajmë, të tallim, të përjashtojmë shokun, shoqen se është më i varfër, më i shkurtër, apo më i ndrojtur se ne, pasi ai fëmijë nuk ndihet mire dhe nesër mbase nga përjashtimi shoqëror bëhet një vrasës.

Unë dua të ëndërroj dhe të ndjek ëndrrat e mia, ku fëmijët të ndihen të lumtur, të shkolluar dhe njerëz të mire!

I dashur moshatari im:

Fol me prindërit!

Fol më mësuesen kujdestare!

Fol me psikologun!

Fol me gjyshen tënde!

Fol me mua!

E dashur MEDIA, duam më shumë emisione, konkurse për fëmijë dhe më pak lajme për dhunën, për vrasjet!


Na lini të jetojmë fëmijërinë me botën tonë pa dhunë!


Të dashur fëmijë, ndonjëherë duhet t’i dëgjojmë prindërit dhe të kalojmë më pak kohë në internet, dhe më pak kohë në telefon!

Unë dua të ëndërroj dhe të bëhem një balerinë dhe një gazetare e suksesshme kur të rritem!

Unë ju premtoj që kur të rritem, do të kem shumë të ftuar fëmijë, të rinj dhe do t’i motivoj ata të besojnë tek vetja e tyre ashtu siç janë si një ylber shumëngjyrësh!



Nga Donila Pipa

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

804 Lexime
4 javë më parë