Këshilla

Përdorni WI-FI publike? Kërcënohet privatësia juaj

Përdorimi i teknologjisë, më poshtë po ju rendisim 9 pika ku ju duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe në rast se nuk tregoheni të kujdesshëm, atëherë njihuni me pasojat

Duhet të keni dëgjuar njerëzit që thonë: ruani të dhënat nga kompjuteri në një disk ose usb, duhet të përdorni fjalëkalime të sigurta etj. Zakone të mira teknologjike nuk janë vetëm për njerëzit e fiksuar. Këto zakone mund të ju kursejnë para, mund të ju mbajnë informacionet personale të sigurta dhe ju ndihmojnë të mos bini në zhgënjime. Më poshtë keni 9 zakonet teknologjike që secili nga ne duhet t’i dijë.

9. Rregullisht kontolloni cilësimet e të dhënave tuaja në rrjetet sociale

Ju me siguri e dini që rrjetet sociale si Facebook nuk janë më shembullorët për sigurinë. Fatkeqësisht, e vetmja mënyrë për të mbajtur informacionet tuaja të sigurta është kontrolli i rregullt i opsioneve. Mësoni çdo opsion, çfarë shërbimi kryen dhe më pas vendosni ashtu siç duhen.

8. Kuptoni kur po paguani më shumë seç duhet për një produkt

Teknologjia nuk është e lirë, por kjo nuk do të thotë që ju t’i shpenzoni të gjitha paratë për këtë. Ka një mit që e mira kushton si për shembull: të blesh një fishë HDMI me koka ngjyrë ari ose të blesh pajisje të reja kur mund të blini fare thjesht diçka po aq të mirë më lirë dhe që të njëjtin funksion do kryejë si ajo e shtrenjta.

7. Mbani Desktopin dhe Hard Drive-in tuaj të organizuar

Nëse desktopi juaj është i mbushur me: dosje, foto, video apo materiale të tjera, ka ardhur koha që të bëni një riorganizim të saj. Një desktop i mbushur jo vetëm që e bën të vështirë kërkimin e një materiali që ju nevojitet, por ju bën kompjuterin më të ngadaltë në punë. Pasi ta riorganizoni desktopin, bëjeni zakon që ta mbani të organizuar dhe transferoni të gjitha materialet e reja në dosjet përkatëse. Kjo ndihmon kompjuterin që të punojë më mirë, pamjen e desktopit bëhet më estetike, ju ndihmon ju që të mos rrini për një kohë të gjatë duke kërkuar atë që doni.

6. Shmangni marrjen e viruseve (gjithashtu edhe transferimin e tyre tek të tjerët)

Të gjithë e dimë që viruset janë gjë e keqe, por të paktë janë ata që e dinë ekzaktësisht se si funksionojnë. Bëni një kërkim të vogël dhe lexoni se çfarë janë viruset dhe ekzaminoni viruset më të përhapura në rrjet. Më pas instaloni një antivirus të mirë në kompjuterin tuaj dhe fshini çdo lloj virusi që keni në kompjuter. Gjithashtu, edhe nëse nuk po merrni ndonjë virus, sigurohuni që të mos jeni duke shpërndarë viruse.

5. Kujdes nga Wi-Fi Publik

Ndodh shpesh që ngelemi pa internet dhe e vetmja zgjidhje ngelet një rrjet Wi-Fi pa kod që mund të gjejmë në atë zonë. Por kujdes sepse të përdoresh këto lloj rrjetesh jeni të hapur ndaj sulmeve kibernetike.  Përdorimi i këtyre rrjeteve nënkupton që privatësia juaj është e kërcënuar. Mjafton pak motivim djallëzor për t’u futur në të dhënat tuaja të Facebook-ut. Dhe jo gjithmonë rrjetet me kodj anë të sigurta, kur ato përdoren nga njerëz të tjerë përveç familjarëve tuaj. Tregohuni të kujdesshëm kur jeni të lidhur në një Wi-Fi publik dhe fikni shpërndarjen e të dhënave tuaja dhe përdorni SSL i cili shërben për enkriptimin e faqes dhe shfletuesit që përdorni.

4. Kuptoni se çfarë lloj shërbimi ka nevojë kompjuteri juaj (dhe nuk ka nevojë)

Të gjithë e dimë që kompjuterat duan pak shërbim për të punuar më mirë, por nuk është e nevojshmë që ata t’ia dorëzojmë ndonjërit. Me pak kujdes mund të mbajmë kompjuterin në mënyrë shumë të mirë. Për shembull: duke e fikur atë në mënyrën e përshtatshme, duke i dhënë “Turn Off” në vend të heqjes së prizës gjatë kohës që është i ndezur, duke mos e lënë të bllokohet ventilatori i brendshëm nga pluhurat, mbajtja e informcaioneve në mënyrë të organizuar, duke përdorur një antivirus të licensuar që ju mban larg viruset nga kompjuteri etj.

3. Përdorni fjalëkalime të sigurta

Edhe nëse mendoni se keni një fjalëkalim të sigurtë, mund të jeni gabim. Idetë e zgjuara të ditës së kaluar nuk ju mbrojnë nga hakerat dhe duhet të jeni shumë vigjilent në kohën e sotshme ku siguria në rrjete lë për të dëshiruar. Ruajtja e fjalëkalimeve në shfletues është shumë e pasigurtë. Kështu që më e mira është të ndërroni fjalëkalimet vazhdimisht.

2. Ruani të dhënat tuaja nga kompjuteri

E keni dëgjuar me miliona herë nga njerëz të ndryshëm dhe kjo është për një arsye. Ju gjithmonë mendoni se humbja e të dhënave dhe materialeve në kompjuterin tuaja nuk do ju ndodhë kurrë, por gjithmonë ndodh tek çdokush një ditë. Prandaj bëni një “Back Up” dhe ruani të dhënat tuaja. Është fare e thjeshtë dhe çdo kush mund ta bëjë. Do jeni të kënaqur që e keni bërë.

1. Kërkoni si një profesionist

Jeni bërë ndonjëherë kurioz se nga i dimë ne të informatikës gjithë këto gjëra dhe si i bëjmë të gjitha këto? Ja ku është sekreti jonë: Ne thjeshtë kërkojmë çdo gjë në Google. Me disa hapa ju mund të bëheni një informaticient i ardhshëm dhe mund të zgjidhni vetë çdo lloj problemi që mund të keni me kompjuterin tuaj. Po prisni hapat se si të bëni? Hapi i parë është: KËRKO.

(Portali Shkollor)

2,339 Lexime
8 vjet më parë