Mësimdhënia alternative

Përfitimet e mësimit nga shtëpia

Mësimi nga shtëpia po shfaqet si një përvojë e suksesshme nëpër shumë vende të botës, dhe kohët e fundit po përjeton një rritje të konsiderueshme. Kjo gjë po del të jetë një zhvillim shumë pozitiv për trekëndëshin nxënës-prind-mësues. Më poshtë gjeni të renditura benefitet e kësaj mësimdhënie.

Mësimi nga shtëpia po shfaqet si një përvojë e suksesshme nëpër shumë vende të botës, dhe kohët e fundit po përjeton një rritje të konsiderueshme. Kjo gjë po del të jetë një zhvillim shumë pozitiv për trekëndëshin nxënës-prind-mësues. Ndaj në vazhdim gjeni të radhitura disa arsye se pse mësimi në shtëpi mund të jetë alternativa më e mirë për zhvillimin e fëmijës suaj:

 

1.  Vëmendja ndaj nxënësve është maksimale 


Shkollimi në shtëpi u ndihmon nxënësve të krijojnë më shumë afërsi dhe të marrin vëmendjen e duhur nga prindërit dhe mësuesit e tyre. Një gjë të tillë nuk e mundësojnë shkollat për shkak që mësuesit nuk e kanë komoditetin që të merren enkas me secilin nxënës dhe automatikisht rriten shanset për ngecje në studime.

 

2.  Rrit kreativitetit dhe zhvillon mendimin kritik të nxënësve


Teknologjia ofron qasje të lehtë në një gamë të gjerë burimesh të informacionit, duke përfshirë libra elektronikë, artikuj, video dhe shumë më tepër se kaq. Kjo gjë nxit kreativitetin e nxënësve duke ua ofruar atyre mundësinë për të shprehur idetë në mënyrën më të mirë. Një gjë të tillë nuk e ofron mësimi nëpër shkolla, për faktin që nxënësit e kanë të ngulitur memorizimin përmendsh dhe kjo ndikon në uljen e kreativitetit dhe zhvillimit kritik të tyre.

 

3.  Krijon rehati dhe komoditet për të gjithë nxënësit


Mjedisi shkollor ndonjëherë mund të jetë stresues dhe i papërshtatshëm për nxënësit që kanë aftësi të kufizuara, nevoja të veçanta arsimore ose ankth social. Zgjidhja ideale për ta do të ishte mësimi nga shtëpia, ngaqë nxënësit marrin më shumë vëmendje dhe mbështetje si nga mësuesi ashtu edhe nga prindërit e tyre. Kjo ndihmon në përmirësimin e përformancës së tyre akademike dhe emocionale.

 

4.  Zhvillon aftësi të tjera jetësore


Shkollimi në shtëpi është një përfitim shtesë për nxënësit, pasi i ndihmon ata të përgatiten për jetën. Meqenëse mësimi organizohet në objekte shtëpie, koha që kalohet me familje është më e madhe. Kjo nxit nxënësit të mësojnë gjithçka, që nga gatimi e deri te të mësuarit për buxhetin.

 

Burimet:

https://tutorhouse.co.uk/blog/top-10-benefits-of-homeschooling

https://www.futureeducators.org/how-to-become-a-homeschool-teacher/?fbclid=IwAR36O7OUbr2ES3nN5F63-oI0K4MMlN_cbMAJs-YgVfLZepKbfCsw-Ot-CYs#google_vignette

https://www.thehomeschoolmom.com/benefits-of-homeschooling-2/




Përgatiti: Arlinda Hajdarajgazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën. 

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

116 Lexime
1 muaj më parë