Regjistrat online

Përse shërben regjistri personal dhe regjistri vjetor online? Dy modele në programin Excel

Teknologjia ka përparuar shumë dhe përdorimi i saj edhe në mësimdhënie është zgjidhje. Çdo mësues që posedon një kompjuter të çfarëdo lloji mund të aplikojë këtë formë të regjistrit personal dhe të regjistrit vjetor. Modele nga mësuesja Fabiola Elezaj.

Regjistri personal i mësuesit është një mjet i domosdoshëm për të orientuar ecurinë e nxënësve, për vendosjen e temave apo vendosjen e datave të vlerësimit. 

Teknologjia ka përparuar shumë dhe ta vësh atë në funksion të dobishëm edhe në mësimdhënie është rruga më e mirë dhe më pak e mundimshme për mësuesit, duke fituar më shumë kohë për mësimdhënien e duke mos lënë pas dokumentacionin.

Çdo mësues që posedon një kompjuter të çfarëdo lloji  mund të aplikojë këtë formë të regjistrit personal dhe të regjistrit vjetor. 

Regjistri personal monitorues dhe regjistri i vlerësimit vjetor (ky i fundit mban notat të cilat hidhen në regjistër në përfundim të vitit shkollor) punohen lehtësisht në programin Excel. Në këtë formë është e mundur të bëni dhe llogaritjen e mesatares për çdo nxënës e çdo lëndë. 


Përse shërben një regjistër i tillë personal dhe vjetor?


Regjistri personal 

  • Regjistri personal mban informacionet e çdo nxënësi, informacione të cilat shënohen në regjistrin shtetëror.
  • Regjistri personal ka të llogaritur sasinë e  vlerësimit për çdo nxënës, vlerësim me gojë, vlerësim në teste, projekte dhe vlerësim në detyra shtëpie e në detyra klase. Të gjitha këto të specifikuara në përqindje.
  • Regjistri personal mund të realizojë vlerësim me nota apo shkronja sipas interesave të çdo mësuesi. 
  • Në fund të kolonave mund të vendosen temat e çdo dite që zhvillohet mësim.
  • Në exel çdo lëndë përbën një Sheet të veçantë duke e bërë më të thjeshtë ndarjen e lëndëve e të menaxhueshme lehtësisht.
  • Regjistri personal mund të krijohet nga një për çdo tremujor duke i bërë ata të veçantë e të krahasueshëm.



Regjistri vjetor

  • Në regjistrin vjetor vendoset çdo lëndë në një sheet të veçantë. 
  • Çdo lëndë përmban 3 kolona, pra nga një për secilin tremujor si dhe një kolonë ku vendoset nota vjetore e nxënësit, si në modelin e mëposhtëm.
  • Regjistri vjetor është regjistri i cili do të përdoret për hedhjen e të dhënave të çdo nxënësi në regjistrin shtetëror. 
  • Në çdo nxënës mund të nxirret mesatarja dhe në fund e mesatarja e lëndës për çdo kolonë të tremujorit. 
  • Në regjistrin vjetor bëhet lehtësisht vëzhgimi i përparimit të klasës nga një periudhë në tjetrën.


Këto modele regjistrash janë lehtësisht të manovrueshme dhe mund të ripunohen duke i përmirësuar dhe më tej. 


Model regjistri personal (kliko këtu)


Model regjistri vjetor (kliko këtu)



Nga Fabiola Elezaj, shkolla 9-vjeçare "Rilindja" Sallmone 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.  

16,290 Lexime
3 vjet më parë