PËRSHKRIM VLERËSIMI

Përshkrim vlerësimi i notës vjetore, TIK

Mësuesi Avenir Bajraktaraj ka përhatitur përshkrimin e vlerësimit të notës vjetore në lëndën TIK, AMU.

Mësuesi Avenir Bajraktaraj ka përhatitur përshkrimin e vlerësimit të notës vjetore në lëndën TIK, AMU.

 

NOTA PËRSHKRIMI I VLERËSIMIT TË NOTËS VJETORE
4 Demostron pamjaftueshmëri njohurish, aftësish dhe shkathtësish të kompetencave të lëndës.
5 Demostron aftësi të pjeshme në përdorimin e materialeve teknologjike. Dallon me vështirësi informacionin e dëgjuar nga burime elektronike. Zotëron aftësi të pjesshme në korigjimin e tekstit.
6 Zbaton pjesërisht funksionet e kompjuterit. Demostron aftësi të pjesshme për rreziqet që vijnë nga përdorimi i mjeteve elektronike. Përshkruan pjesërisht ndërtimin e funksionimin e paisjeve teknologjike.
7 Zbaton aftësi të mira në përdorimin e teknologjisë.  Vlerëson rregullat për t’u mbrojtur nga interneti dhe për të punuar në mënyrë të sigurtë. Organizon të dhëna duke përdorur mjete kompjuterike.
8 Shfaq aftësi të mira në njohjen e mjeteve dhe  paisjeve teknologjike. Demostron aftësi në menaxhimin e të dhënave kompjuterike. Krijon dhe punon me një komunitet online për hulumtim reciprok. Përzgjedh dhe përdor sisteme menaxhimi të dhënash të përshtatshme për kërkesa specifike.
9 Demostron aftësi dhe shprehi të avancuar në dallimin e materialeve teknologjike. Analizon pasojat e mundshme të postimit të informacionit personal në faqet e rrjeteve sociale.
10 Vlerëson shumë mirë rrezikun që vjen nga përdorimi i mjeteve elektronike. Analizon shumë saktë rregullat për mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave, krijon produkte komplekse bindëse dhe shumë të  individualizuara.

 

 

Përgatiti: AVENIR  BAJRAKTARAJ

SHKOLLA “ ADEM HAXHIJA” POSTRIBË

 

4,356 Lexime
4 vjet më parë