VLERËSIMI

Përshkrim vlerësimi të notës vjetore, gjeografi

Mësuesi Faik Uraj ka përgatitur përshkrimin e vlerësimit të notës vjetore në lëndën e gjeografisë.

NOTA PËRSHKRIMI I VLERËSIMIT TË NOTËS VJETORE NË LËNDËN E GJEOGRAFISË

4

Demostron pamjaftueshmëri njohurish, aftësish dhe shkathtësish të kompetencave të lëndës.

5

Dallon karakteristikat e përgjithshme fiziko-gjeografike të vendeve. Identifikon disa nga konceptet shkencore që lidhen me dukuri në studim. Përzgjedh me vështirësi informacionin për dukurinë gjeografike në studim. Liston zgjidhje të mundshme të situatave.

6

Përshkruan ndërveprimin e veprimtarisë njerëzore në mjedisin gjeografik dhe anasjelltas. Përzgjedh me vështirësi  informacionin. Dallon mjetet gjeografike dhe  përdor fjalor të thjeshtë gjeografik. Lexon të dhënat e vendosura në tabela, diagrame, grafikë.

7

Përshkruan disa nga marrëdhëniet shkak-pasojë të dukurive gjeografike që ndodhin në sistemet e Tokës. Përdor me ndihmë mjetet gjeografike. Identifikon zgjidhje të mundshme të situatave dhe diskuton për to.

8

Shpjegon karakteristikat e përgjithshme fiziko-gjeografike të vendeve. Organizon me ndihmë  informacionin në tabela, grafikë, diagrame. Përgatit një plan veprimi dhe përshkruan hapat që ndjek për realizimin e këtij plani.

9

Analizon dhe vlerëson karakteristikat e përgjithshme fiziko-gjeografike të vendeve. Interpreton pasojat e  ndërveprimit të veprimtarisë njerëzore në mjedisin gjeografik.

10

Interpreton disa nga marrëdhëniet shkak-pasojë të dukurive gjeografike që ndodhin në sistemin e Tokës. Përdor në mënyrë të pavarur mjetet gjeografike. Analizon shkaqet, ngjashmëritë  dhe dallimet midis karakteristikave fizike dhe humane të vendeve.


 

Përgatiti: FAIK URAJ

LËNDA: Gjeografi AMU

Shkolla: Adem Haxhija-Postribë

2,543 Lexime
4 vjet më parë