DISKUTIME NË KLASË

Përshkrimi i diskutimit me në qendër nxënësin

Mjedisi në klasë ndikon në suksesin e nxënësit, është kriteri më i rëndësishëm për të zhvilluar dhe shpalosur ndjenjat e tyre. Atmosfera e diskutimit, ku në qendër është nxënësi duhet të jetë një ambient ku të mbizotërojë demokracia,

Shumë mësues në klasë përdorin mënyra të ndryshme të diskutimit. Zakonisht është mësuesi ai që është në qendër të diskutimeve që zhvillohen gjatë mësimdhënies. Mësuesi bën pyetjet dhe nxënësit përgjigjen. Mësuesi mund t’u drejtohet nxënësve të ndryshëm ndërkohë që ai vazhdon të mbetet në qendër të diskutimit. Ndërsa në diskutimin me në qendër nxënësin, janë nxënësit ata që drejtojnë diskutimin. Një nxënës merr rolin e udhëheqësit, i cili udhëheq grupin e diskutimt, por diskutimi më pas rrjedh nga njëri nxënës tek tjetri. Në këtë metodë, mësuesi është një vëzhgues. Mësuesi merr shënime gjatë diskutimit për t'i përdorur më vonë shënimet në vlerësimin e performancës së nxënësit dhe për materialet referencë në prezantimin e rradhës. Në diskutimin e nxënësve, në klasë, grupet e diskutimit formohen me 5 deri në 8 nxënës.


Atmosfera e diskutimit, ku në qendër është nxënësi duhet të jetë një ambient ku të mbizotërojë demokracia, ku nxënësit të jenë të lirë që të shprehin mendimet e tyre pa frikë. Klasa duhet të jetë një vend miqësor. Mjedisi në klasë ndikon në suksesin e nxënësit, është kriteri më i rëndësishëm për të zhvilluar dhe shpalosur ndjenjat e tyre. Mësuesi duhet të besojë se nxënësit mund të pranojnë përgjegjësinë dhe veprimet e tyre, të cilat janë të lidhura ngushtë me mënyrën e të përgjigjurit të nxënësve. Është përgjegjësia e mësuesit që të krijojë një atmosferë të përshtatshme në klasë. Mësuesi duhet të përdori përemrin vetor “ne”, në vend të “unë”, me qëllim që nxënësit të mendojnë se mësuesi punon së bashku me ta. Kjo e ndihmon mësuesin që të vendosi qëndrime pozitive në lidhje me marrëdhëniet mësues-nxënës, nxënës-nxënës, e cila do të krijojë një klimë emocionale mbështetëse, në mënyrë që nxënësit të mësojnë të respektojnë të gjithë individët e tjerë dhe idetë e tyre. Secili grup duhet që të ndihmojnë njëri-tjetrin të zhvillojnë idetë vetejake. Diskutimet janë të susksesshme kur çdo nxënës zhvillon njohuritë personale përsa i përket temës së diskutimit.


Përfitimet e nxënësit nga pjesëmarrja në diskutim:

 - Rrit thellësinë e të kuptuarit të përmbajtjes;

 - Rrit motivimin dhe nxit një pjesëmarrje më të madhe në mësim;

 - Zhvillon qëndrimet pozitive ndaj përdorimit të materialeve të fundit, të paraqitura në mësim;

 - Zhvillon aftësitë për të zgjidhur probleme, të cilat janë të veçanta për përmbajtjen e mësimit;

 - Ofron praktikë në zbatimin e koncepteve dhe informacionit.

 


(Edi Beshi; Portali Shkollor)


2,337 Lexime
4 vjet më parë