DËFTESAT

Përshkrimi i kompetencave kyçe në dëftesë

Mësuese Elmira Bajrami ka përgatitur përshkrimin e kompetencave kyçe në dëftesë. Krahas secilës notë edhe përshkrimi, shkalla IV...

Nota mesatare   Përshkrimi i kompetencave kyçe në dëftesë                                                                                                            Shkalla IV
      
   5

- Shpreh mendimin e tij/saj për një temë të caktuar me një fjalor të thjeshtë e të përshtatshëm.

- Interpreton një proces të caktuar duke bërë ilustrime nga jeta e përditshme.

- Bashkëvepron me moshatarët për punën në grup për zhvillimin e komunikimit.

- Njeh të drejtat, detyrimet e tij/saj  dhe i respekton ato.
      
   6

- Shpreh qartë mendimin e tij/saj për një temë të caktuar  duke respektuar rregullat e komunikimit.

  - Rendit informacionet sipas llojit për realizimin  e detyrës së dhënë.

- Ndan mendime me anëtarët e tjerë të grupit për realizimin e një aktiviteti të përbashkët.

- Krijon marëdhënie të shëndetshme duke nxjerrë në pah edukatën e tij/saj.
       
  7

- Shpreh mendimin e tij/saj për një temë të caktuar në formë tekstuale apo në forma të tjera të komunikimit .

- Paraqet argument për të përforcuar mendimin e tij/saj për probleme nga fusha të caktuara.

- Zbaton rregullat e mirësjelljes dhe mban qëndrim ndaj shkeljeve të tyre.

- Përzgjedh informacionin e duhur për realizimin e projekteve nëpërmjet përdorimit të TIK-ut.
        
8

- Shpreh mendimin e tij/saj kritik rreth një teme të zhvilluar nga të tjerët duke berë komentet e duhura.

- Gërsheton në projekt format e komunikimit verbal dhe elektronik.

- Respekton mendimin e tjetrit si tregues qytetarie.

- Përzgjedh programe të përshtatshme kompjuterike për realizimin e detyrave.
         
9

- Bashkëbisedon për tema me interes mësimor duke ndërtuar pyetje, duke dhënë përgjigje dhe duke bërë veçim të informacionit.

- Përcakton hapat kryesorë për realizimin e një krijimi.

- Përdor tolerancën për promovimin e diversitetit kulturor, social,  fetar… etj,  në shkollë apo në komunitet.

- Përzgjedh mjetet e telekomunikacionit nëpërmjet një bashkëpunimi me moshatarët e tij/saj.
       
  10

- Komunikon duke përdorur leksikun e përshtatshëm dhe një fjalor të pasur shkencor.

- Skicon idetë e tij/saj duke dhënë argumentet bindëse për mënyrën e organizimit të një aktiviteti.

- Përdor TIK-un për lehtësimin  e procesit të të nxënit dhe rritjen e efektivitetit të mësimdhënies.

- Reagon ndaj shkeljeve të të drejtave duke arsyetuar pasojat e veprimeve.  



PËRGATITI: ELMIRA BAJRAMI

14,669 Lexime
4 vjet më parë