PËRSHKRIMI I NOTËS

Përshkrimi i notës në lëndën "Art Pamor"

Mësuesi Gazmen Spahija, i shkollës "Adem Haxhija", Postribë, ka përgatitur përshkrimin e vlerësimit të notës vjetore, në lëndën "Art Pamor".

PERSHKRIMI I NOTËS “ART PAMOR”



Niveli   II
NIVELI  III
NIVELI  IV
5 dhe 6
7 dhe 8
9 dhe 10
Merr pjesë, shpjegon, krijon, shpreh, organizon, përdor, përgatit, identifikon, dallon, jep mendim.
Interpreton, krijon, komunikon, organizon, analizon, shpjegon, përdor, seleksionon, përgatit,
shpreh, paraqet.
Vlerëson, krijon, demonstron, analizon, organizon, përshkruan, interpreton, vlerëson,
identifikon, kategorizon, argumenton, përdor. 
-Merr pjesë dhe përdor
teknikat e vizatimit

-Shpreh ide nëpërmjet krijimeve

-Përshkruan veprat e artit,
eksperiencat krijuese

-Përshkruan eksperiencën krijuese personale

-Përdor një fjalor specifik të thjeshtë për të përshkruar një vepër arti

-Përgatit dhe paraqet punim artistik

-Identifikon dhe përshkruan një vepër në kontekstin kulturor dhe historik

-Jep mendim për rolin e artit pamor në shoqëri

-Dallon periudhën historike në vepër arti si dhe teknikën e përdorur
-Interpreton veprat e artit duke u
nisur nga disa qëndrime estetike

-Krijon punime arti dy dhe tre dimensionale

-Komunikon ide origjinale nëpërmjet krijimeve

-Organizon elementet dhe parimet e artit në mënyrë personale

-Analizon vepra të ndryshme të artit

-Shpjegon eksperiencat krijuese personale

-Përdor në mënyrën e duhur mundësitë shprehese të teknikave

-Seleksionon, përgatit dhe paraqet punimin artistik

-Shpjegon dhe organizon  materialet në gjuhën pamore në krijime

-Shpjegon eksperiencat e tij/saj krijuese

-Përshkruan, analizon dhe interpreton veprat e artit

-Shpreh qëndrimin personal ndaj veprave të ndryshme

-Përdor një fjalor specifik të përshtatshëm për të përshkruar
-Vlerëson veprat e artit duke u nisur nga disa qëndrime estetike

-Krijon punime arti dy dhe tre dimensionale

-Demonstron nivel të lartë në përdorimin e mundësive shprehëse të teknikave

-Demonstron aftësi në seleksionim, përgatitje dhe paraqitjen e punimit

-Analizon dhe organizon materialet

-Analizon eksperiencat e tij/saj krijuese

-Përshkruan, analizon, interpreton dhe  vlerëson veprat e artit ne kontekstin kulturor dhe atë historik

-Identifikon dhe kategorizon veprat e artit sipas teknikës, periudhës historike

-Argumenton qëndrimin
personal ndaj veprave të ndryshme

-Përdor një fjalor specifik të përshtatshëm për të përshkruar.

 

 







(Përgatiti mësuesi Gazmend SPAHIJA; Portali Shkollor)

6,182 Lexime
4 vjet më parë