Ditar

"Përthyerja: ajri dhe qelqi", fizika VIII

“Përthyerja: ajri dhe qelqi” është tema mësimore në lëndën fizikë VIII, pjesë e programit mësimor e cila është planifikuar nga mësuesja e fizikës në shkollën “Zef Jubani” Blerta Dibra. Ndërsa ora e dytë do të jetë ushtrime.

Fusha: Shkencat e natyrës

Lënda: Fizikë

Shkalla: VI

Klasa: VIII

Punoi: Blerta Dibra 

Shkolla: “ZEF  JUBANI”

Tema  1: Përthyerja: ajri dhe qelqi

Tema  2: Ushtrime

Situata e të nxënit: Të gjithëve na ka ndodhur, kur lahemi në det, këmbët tona duken me të shkurtra seç jemi mësuar t’i shohim zakonisht. Cila mund të jetë arsyeja? Çfarë ka ndodhur në të vërtetë?


Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore nr 1:

• përdor njohuritë shkencore për të bërë parashikime;

• përshkruan se çfarë ndodh kur rrezja e dritës përshkon një pllakë qelqi;

• shpjegon pasqyrimin e plotë të brendshëm.


Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore nr 2:

• shpjegon dukurinë e përthyerjes së dritës

• demonstron dukurinë e përthyerjes së dritës kur ajo kalon nga ajri në qelq, nga ujë në qelq dhe nga ajri në ujë.

• shpjegon pse përthyhet drita kur kalon nga një mjedis në një tjetër

• shpjegon saktë dhe interpreton ligjet e përthyerjes


Fjalët kyçe: Kënd kufi, pasqyrim i plotë i brendshëm, fibra optikë, endoskop, kënd rënie, kënd përthyerje, tregues i përthyerjes, ligji i përthyerjes.

Burimet: teksti Fizika klasa 8, fletore pune, https://phet.colorado.edu/sims/html/bending-light/latest/bending-light_en.html

Mjetet: fletore, lapsa

Lidhje me fushat kurikulare: matematikë, teknologji.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Punë në dyshe, diskutim, punë e pavarur.

Hapi 1: Diskutohet për hipotezat e dy nxënësve për parashikimet që ata kanë për përthyerjen e dritës nga një pllakë qelqi. Pse ata mendojnë në këtë mënyrë? Ku bazohen për hipotezat e tyre? Çfarë duhet të bëjnë që të provojnë nëse parashikimi i tyre është i vërtetë ose jo?

A mendoni se parashikimi i nxënësit të dytë është më i drejtë se i nxënësit të parë?

Hapi 2. Paraqes me videoprojektor appletin për përthyerjen e dritës në mjedise të ndryshme në mënyrë që nxënësit të shohin se në cilin rast ndodh përthyerje më e madhe e rezeve të dritës:

Rasti 1: mjedisi i parë dritë, mjedisi i dytë më pak i dendur se xhami.

Rasti 2: mjedisi i parë dritë, mjedisi i dytë më i dendur se xhami.

Nxënësit diskutojnë rreth lidhjes së përthyerjes së dritës me dendësinë e mjedisit ku bie rrezja duke arritur në përfundimin se sa më i dendur optikisht të jetë mjedisi i dytë, aq më përthyes është ai, aq më shumë i afrohet pingules.

Hapi 3 dhe 4. Paraqes para nxënësve figurat dhe diskutoj për këndin kufi, pasqyrimin e plotë të brendshëm dhe zbatimet e tij në mirazhet që formohen në shkretetirë apo fibrat optike dhe endoskopin.                                                           

Punë e pavarur: Ushtrim: Nxënësit aftësohen me apletin duke gjetur këndet e rënies, pasqyrimit dhe përthyerjes, më pas plotësojnë tabelën:


Këndi i rënies          Këndi i pasqyrimit Këndi i përthyerjes
     
     


Plotësim i ushtrimeve në fletoren e punës faqe 24

Vlerësimi: Vlerësim i nxënësve nëse:

• përdor njohuritë shkencore për të bërë parashikime

• përshkruan se çfarë ndodh kur rrezja e dritës përshkon mjedise me dendësi të ndryshme 

• shpjegon pasqyrimin e plotë të brendshëm, këndin kufi, apo vendet ku zbatohet ai 


Detyrë shtëpie: Plotësim i  ushtrimit  3 faqe 51, teksti i nxënësit.


TEMA nr. 2: USHTRIME (përthyerja e dritës)

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Diskutim, punë në grupe të vogla, punë individuale.

Hapi 1: Diskutim 

Çfarë quhet përthyerje e dritës?

Çfarë quhet tregues i përthyerjes dhe si gjendet ai?

Kur themi që një mjedis është më përthyes  se një tjetër?

Si lidhet përthyerja e drites me dendesine e mjedisit ku ajo bie?

Cfare quhet kend kufi dhe kur formohet pasqyrim i plote i brendshem ?

Hapi II: Punë në grupe dyshe.

Ushtrime: 

1- Gjeni shpejtësinë e përhapjes së dritës në zirkon duke ditur se shpejtësia e përhapjes së dritës në zbrazëti është  3*108 m/s (  nz=2.17). Ndërto figurën. 

2- Shpejtësia e dritës në zbrazëti është  3*108 m/s ndërsa në ujë është 2.25 *108 m/s. Gjeni treguesin e përthyerjes ujit.

3- Plotëso figurën:

4- Plotëso tabelën: Nëse rrezja e dritës kalon nga ajri në qelq:


  Këndi i rënies     Këndi i pasqyrimit   Këndi i përthyerjes        (V) / (G)
        30 gradë           30 gradë            20 gradë  
        45 gradë           30 gradë            45 gradë  
        45 gradë           45 gradë            28 gradë  
        24 gradë           24 gradë            34 gradë  
        18 gradë           18 gradë            24 gradë  


Vlerësimi:

Nxënësit vlerësohen për mënyrën se si zgjidhim ushtrimet, si i trajtojnë ato, si diskutojnë dhe arrijnë të nxjerrin përfundimet bazuar në kompetencat e temës mësimore.   

Detyrë shtëpie:

Ndërtoni rrugën e rrezes kur ajo kalon në tre mjedise: ujë, qelq, ajër.

(Portali Shkollor)

16,491 Lexime
6 vjet më parë