Kosovë

Pesëvargëshi

Pesëvargëshi, në cilësinë e teknikës së mësimit, stimulon shkathtësi intelektuale dhe konvergjon në mendimin kritik. Konsiston në përmbledhjen e informacionit nëpërmjet shprehjeve të shkurtra por domethënëse...

Fjala Pesëvargësh, në kuptimin didaktik e ka burimin në fjalët franceze “sink” (cinq), “sinken” (cinquain) që do të thotë pesë, pesëvargësh, vjershë me pesë rreshta.


Pesëvargëshi, në cilësinë e teknikës së mësimit, stimulon shkathtësi intelektuale dhe konvergjon në mendimin kritik. Konsiston në përmbledhjen e informacionit nëpërmjet shprehjeve të shkurtra por domethënëse, të cilat përshkruajnë apo reflektojnë “dituri” lidhur me temën. Kohëzgjatja për ta shkruar pesëvargëshin numëron 5 deri 7 min.


Një ecuri e punës së frytshme është që grupi i nxënësve të ndahet në çifte, ku secili do të shkruajë nga një pesëvargësh. Nëpërmjet ndihmës së ndërsjellë, ata do të përvetësojnë njohuri dhe shkathtësi nga njëri-tjetri. Këta pesëvargësha të çiftëzuar, më pas, mund të shkëmbehen në grup.


Si shkon puna për të shkruar pesëvargëshin ?(Formimi i pesëvargëshit për herë të parë, si “lloj letrar”, me gjasë, nuk është punë e kollajshme! )


Ofrohet nocioni i një teme për pesëvargësh.

1. Rreshti i parë paraqet një nocion të temës, (emër);

2. Rreshti i dytë paraqet përshkrimin me dy fjalë të temës, (dy mbiemra);

3. Rreshti i tretë përmban tri fjalë, të cilat shprehin veprim, demonstrim apo zbatim lidhur me temën, (tre folje);

4. Rreshti i katërt përmban një fjali me katër fjalë që shpreh opinionin lidhur me temën dhe

5. Rreshti i fundit paraqet një fjalë sinonime apo simbol matematik që ripërcakton thelbin e temës.


Shembull

pabarazimi

zgjidhja më e vogël zgjidhja më e madhe

zgjidhet provohet pranohet

pabarazimi përmban shumë zgjidhje

inekuacioni


(Nga Safet Bujupi, Portali Shkollor)

176,234 Lexime
7 vjet më parë