
Plan aktiviteti: I themi “Jo” dhunës ndaj fëmijëve
Aktivitet i organizuar nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9–vjeçare “Seit Can Tagani”, Trush. Tema: I themi “Jo” dhunës ndaj fëmijëve.
Shkolla 9–vjeçare “Seit Tagani”, TRUSH
PËRGATITI: Valbona Mlika
Plan aktiviteti
Tema: I themi “Jo” dhunës ndaj fëmijëve
Aktivitet i organizuar nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9 – vjeçare “Seit Can Tagani”, Trush.
Qëllimi:
Ky aktivitet ka si qëllim ndërgjegjësimin e nxënësve dhe komunitetit për zgjidhjen paqësore të konflikteve që lindin, duke shmangur dhunën në të gjitha format e saj.
Pjesëmarrësit: Nxënësit, mësuesit, punonjësja sociale .
Përfituesit: Nxënësit e arsimit fillor, të arsimit të mesëm të ulët dhe komuniteti.
Kohëzgjatja: 2 orë mësimore.
Vendi: Oborri i shkollës dhe fshati.
Ora: 11:00-12:30
Mjetet:
Fjongo blu të vogla, fjongo blu të mëdha, pankarta, shportë, fletushka me mesazhe, tollumbace me ngjyra blu dhe të bardhë, vizatime të realizuara nga nxënësit.
Buxheti:
U mundësua nga bordi i shkollës.
(Shuma e mundësuar, 11150 lekë.)
Amplifikator 9000
Tullumbace 1200
Fjongo blu 500
Gjilpëra të vogla 200
Kartonë 150
KOMPETENCAT E ARRITJES NË KËTË AKTIVITET
- Të diskutojnë mbi format e ndryshme të shfaqjes së dhunës në shkollë.
- Rëndësia e eliminimit të të gjitha formave të dhunës nga sistemi arsimor.
- Mësuesja e historisë , realizon pankartat me mesazhe kundra dhunës në çfarëdo lloj dhune.
- Nxënësit shkruajnë në fletushka “mesazhe lumturie”.
- Përgatitja e dy pankartave të mëdha me nga një fjongo blu si mesazh kundra dhunës.
- Lexim me role i pjesës letrare “I forti”.
- Klubi i piktorëve realizon ekspozitë me punime të artit figurativ me temë: “JO” dhunës!
Mënyra e realizimit
1.Secila klasë si në AF ashtu edhe AMU organizojnë orë të veçanta gjatë javës, ku në qendër do të jetë mesazhi kundër dhunës.
2.Mësuesja e historisë ka përgatitur një projekt me temë:
Dhuna nuk duhet të ekzistojë!
3.Klasa e tetë realizon lojën me role të pjesës letrare “I forti”, ku në qendër janë dy nxënës shkolle ku njëri është bullizuesi dhe tjetri i bullizuari. Nga kjo pjesë letrare nxënësit marrin disa mesazhe të rëndësishme.
- Mospërdorimi i dhunës.
- Besimi në vetvete.
- Kënaqësia që të jep, kur ti ndihmon një njeri në nevojë.
4.Nxënësit e AF përgatitin fletushka, në të cilat shkruajnë mesazhe kundër përdorimit të dhunës, të cilat i kanë quajtur “mesazhe lumturie”.
5.Me anë të çantave nxënësit realizojnë mesazhin “Stop dhunës” në oborrin e shkollës.
6.Janë ekspozuar pikturat e realizuara nga “Klubi i piktorëve”. Nxënësit e shkollës shijojnë pikturat duke marrë njëkohësisht edhe mesazhin që përcillet në to.
Në orën 11:00 nxënësit mblidhen në oborrin e shkollës ku do të dëgjojnë mesazhe të ndryshme, të cilat kanë në qendër mospërdorimin e dhunës në çfarëdo lloj forme.
Një përfaqësi e nxënësve së bashku me drejtuesen e I-A dhe disa mësues dalin në fshat, ku nxënësit u ndajnë komunitetit “mesazhet e lumturisë”.
Kthimi në ambientet e institucionit arsimor.



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Teste përmbledhëse për klasat I-V, për të trija periudhat në të gjitha lëndët
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Teste dhe detyra përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët/ Klasa I-V