"Tri lëndë në gjashtë orë"

Plan mësimor, matematika X

Ky plan mësimor dymujor për lëndën e matematikës në klasën e X është realizuar nga mësuesi Selajdin Balla. Materiali u hartua në përputhje me udhëzimin e MASR sipas nismës “Tri lëndë në gjashtë orë”.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe

Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: prezanton një projekt kurrikular nga fusha e matematikës, të hartuar individualisht ose në grup, për një temë të caktuar, duke përdorur në mënyrë efektive teknologjinë informative dhe teknologji të tjera .

Kompetenca e të menduarit: prezanton, mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjes dhe të klasifikimit të informacioneve duke ofruar argumente për zhvillimet aktuale lidhur me temën përkatëse.

Kompetenca e të nxënit: zgjidh një problem të caktuar mësimor ose një situatë nga jeta e përditshme; vërteton saktësinë e planifikimit dhe tregon me shembuj se si do të zbatojë strategjinë e ndjekur edhe në kontekste të tjera gjatë të nxëni;. demonstron shkathtësi funksionale matematikore të zbatuara në jetën e përditshme..

Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin: demonstron shprehi organizative në punët individuale dhe në ekip përmes situatave reale në detyrat e veçanta mësimore, duke menaxhuar potencialin individual dhe atë të grupit, si dhe kohën, risqet dhe buxhetin në dispozicion.

Kompetenca digjitale: përdor mjetet digjitale për të përpunuar, krijuar, realizuar dhe demonstruar tema mësimore nëpërmjet vizualizimeve të filmuara apo të animuara

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave matematikore

Zgjidhja problemore: përdor simbolet algjebrike, gjeometrike për të përshkruar situata praktike.

Arsyetimi dhe vërtetimi matematik: përdor arsyetimin, veprimet me mend ose parashikimin për të gjykuar zgjidhjen e një problemi gjeometrik brenda njohurive të mësuara; pyet dendur “pse” veten dhe të tjerët për të përligjur një përfundim.

Të menduarit dhe komunikimi matematik: përshkruan, shpjegon dhe diskuton me gojë dhe me shkrim, veprimtaritë praktike, hamendjet dhe procesin e zgjidhjes.

Lidhja konceptuale: bën lidhje ndërmjet koncepteve të algjebrës dhe funksionit

Modelimi matematik: krijon modele që përmbajnë konceptet bazë në gjeometri (kënde, kongruencë, formula, shndërrimet gjeometrike etj); përdor disa shkathtësi argumentuese lidhur me modelimin dhe zbatimin e formulave.

Përdorimi i teknologjisë në matematikë: zgjidh detyra matematike duke përdorur aftësitë e fituara në fushën e teknologjisë dhe të TIK-ut.

(Portali Shkollor)

3,692 Lexime
6 vjet më parë