PLANI LËNDOR

Plan vjetor lëndor, gjuha shqipe 2

Plani vjetor lëndor i përgatitur nga mësuesi Shkëlzim Pepaj u vjen në ndihmë mësuesëve, duke parashtruar të gjitha kompetencat, në periudhën e parë, të dytë dhe të tretë...

Planifikimi vjetor i lëndës

GJUHË SHQIPE 2 

VITI SHKOLLOR:2018-2019


Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe

Rezultatet kryesore të të nxënit sipas kompetencave kyçe, që realizohen nëpërmjet lëndës së Gjuhës shqipe gjatë shkallës së parë Në kurrikulën bërthamë janë përcaktuar rezultatet e të nxënit për çdo kompetencë kyçe. Këto rezultate realizohen nëpërmjet fushave të të nxënit. Natyrisht, secila fushë dhe lëndë mund të kontribuojë në disa rezultate të nxëni. Tabela e mëposhtme paraqet rezultatet e të nxënit të kompetencave kyçe që realizohen nëpërmjet lëndës së Gjuhës shqipe gjatë shkallës së parë.


Kompetenca ekomunikimit dhe e të shprehurit

-Tregon ngjarjen e një teksti të dëgjuar, përmbajtja e të cilit nuk është më shumë se një faqe teksti; 

-Shpreh me gojë dhe me shkrim për 3-5 minuta para moshatarëve dhe të tjerëve përjetimet dhe emocionet që e kanë shoqëruar gjatë shikimit të një filmi ose dokumentari, dëgjimit të një tregimi apo përralle; 

-Paraqet të paktën një mendim për një temë të caktuar gjatë diskutimit në grup;

-Lexon me zë një tekst së paku prej gjysmë faqeje të palexuar më parë;

Shkruan një tekst të shkurtër (gjysmë faqe për një temë të caktuar);

-Shpreh mesazhin e një teksti të thjeshtë letrar, përmes njërës nga format shprehëse: të folurit, shkrimit, dramatizimit (lojë me role);

-Identifikon personazhet kryesore të një tregimi, drame apo filmi dhe luan rolin e njërit prej personazheve në bashkëveprim me moshatarët;


Kompetenca e të menduarit

• Sqaron me anë të të folurit hapat e zgjidhjes së një problemi të thjeshtë, me të  cilin ballafaqohet në një situatë jetësore


Kompetenca e të nxënit 

• Ndjek udhëzimet e dhëna në një tekst për të realizuar një veprim/aktivitet/detyrë, që kërkohet;

• Parashtron pyetje dhe përgjigjet në pyetjet për temën/problemin/detyrën e dhënënë njërën nga format e të shprehurit;

• Zgjidh në mënyrë të pavarur problemin, detyrën e dhënë dhe prezanton para të tjerëve mënyrat e mundshme të zgjidhjes;

• Mbikqyr në mënyrë të pavarur përparimin e vet në një detyrë, aktivitet duke përdorur teknika të ndryshme për gjetjen e gabimeve (si shënim të gabimeve - vështirësive) dhe i korrigjon ato derisa gjen zgjidhjen;

• Grumbullon dhe klasifikon materialet e performancës së vet, për përgatitjen apo pasurimin e portofolit personal;


Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin

• Përgatit një plan të thjeshtë ditor me shkrim, për dy- tri aktivitete ditore, duke pasur parasysh kohën, vendin, materialet dhe mjetet e nevojshme për kryerjen e detyrës;

• Gjen të përbashkëtat dhe ndryshimet ndërmjet aktiviteteve, që organizohen në shkollë me ato në shtëpi dhe i përshkruan në mënyrë individuale përmes njërës nga format e të shprehurit duke i diskutuar në grup;

• Identifikon burimet e nevojshme (materiale, mjetet etj.) dhe i përdor në mënyrë të drejtë për kryerjen e një detyre/aktiviteti në klasë, në shkollë, në shtëpi;


Kompetenca personale

• Bashkëpunon me të tjerët pavarësisht prejardhjes, aftësive dhe nevojave të veçanta për arritjen e një qëllimi të përbashkët në aktivitetet në klasë, shkollë apo jashtë saj;


Kompetenca qytetare

• Diskuton dhe në bashkëpunim me anëtarët e grupit vendos rregullat e punës në grup;

• Shpreh mendimin duke kërkuar paraprakisht leje nga grupi, respekton mendimin e secilit anëtar të grupit duke i dëgjuar në mënyrë aktive, vendos duke bashkëpunuar me të gjithë anëtarët për mënyrat që çojnë drejt përfundimit të një aktiviteti të caktuar;


Kompetenca digjitale

 • Ritregon ngjarjen e një teksti të dëgjuar (nga mjetet audio-vizuale), përmbajtja e të cilit të mos jetë më shumë se një faqe teksti;

 • Realizojnë punime origjinale, vetjake duke përdorur figurat e gjetura nga burime informacioni, si një formë për të shprehur emocionet e tyre.



(Materialin e plotë mund ta shkarkoni më poshtë)

(Portali Shkollor)

13,126 Lexime
5 vjet më parë