PLAN VJETOR

Plan vjetor lëndor "Matematikë"

Ky plan vjetor i lëndës "Matematikë II" është përgatitur nga mësuesi Shkëlzim Pepaj. Planifikimi i orëve është bërë sipas programit. Materialin e plotë mund ta shkarkoni më poshtë...

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç

Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit:

• Paraqet të paktën një mendim për një temë ose detyrë të caktuar gjatë diskutimit në grup; 

• Përshkruan në forma të ndryshme shprehëse një situatë problemore të thjeshtë dhe e prezanton atë para të tjerëve;

Kompetenca e të menduarit

• Gjen veçoritë e një objekti të dhënë, dukurie apo ngjarje të simuluar, ndan dhe krahason më pas në grup gjetjet e veta; 

• Krahason objektet, materialet e paraqitura nga mësuesi duke i klasifikuar ato sipas formave, madhësive, ngjyrave, përmasave, kohës etj. dhe tregon funksionin që kanë në natyrë.

• Sqaron me anë të të folurit dhe gjesteve hapat e zgjidhjes së një probleme të thjeshtë matematikore, e marrë nga jeta reale ose e stimuluar.

• Arsyeton para grupit mënyrën e zgjidhjes së një probleme matematikore në kohëzgjatje nga 3 -5 minuta.


Kompetenca e të nxënit

• Përzgjedh materialet/mjetet, si: letrën, plastelinën, shkopinjtë, ngjyrat, numëratoren, lapsat, kubat etj., për kryerjen e një detyre të caktuar dhe arsyeton zgjedhjen që ka bërë;

• ndjek udhëzimet e dhëna në libër apo në material për të realizuar një veprimtari /aktivitet /detyrë që kërkohet; 

• parashtron pyetje dhe përgjigjet në pyetjet për temën/problemën/ detyrën e dhënë në njërën nga format e të shprehurit;

• zgjidh në mënyrë të pavarur problemën, detyrën e dhënë dhe prezanton para të tjerëve me një nga mënyrat e mundshme të zgjidhjes; 

• mbikëqyr në mënyrë të pavarur ecurinë e vet në një detyrë, aktivitet duke përdorur teknika të ndryshme për gjetjen e gabimeve (si shënim të gabimeve - vështirësive) dhe i korrigjon ato derisa gjen zgjidhjen; 

• grumbullon dhe klasifikon materialet e performacës së vet, për përgatitjen apo pasurimin e portofolit personal; 

• identifikon njohuritë që ka, të cilat e ndihmojnë për të kryer një detyrë apo veprimtari të caktuar dhe kërkon këshilla e informacion për kapërcimin e vështirësive.


Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin

• përgatit një plan të thjeshtë ditor, me shkrim, vizatim, shenja apo simbole, për dy- tri aktivitete ditore, duke pasur parasysh kohën, vendin, materialet dhe mjetet e nevojshme për kryerjen e detyrës; 

• kontrollon mjetet /materialet dhe kohën, që ka në dispozicion gjatë kryerjes së një detyre/ aktiviteti (në klasë, shkollë apo jashtë saj);

• diskuton me moshatarët për mënyrën e zbatimit të matematikës në jetën e përditshme;

• gjen të përbashkëtat dhe ndryshimet ndërmjet numrave, figurave dhe trupave gjeometrikë,objekteve që e rrethojnë etj.;

• identifikon burimet e nevojshme (materiale, mjetet etj.) dhe i përdor në mënyrë të drejtë për kryerjen e një detyre/veprimtarie në klasë, në shkollë, në mjedisin shtëpiak, në lagje/komunitet; 

• përgatit një projekt të vogël me vizatime të figurave gjeometrike që ka mësuar duke përdorur ngjyra dhe madhësi të ndryshme.

Kompetenca personale 

• bashkëpunon me bashkëmoshatarët pavarësisht gjinisë, prejardhjes, aftësive apo nevojave të veçanta për arritjen e një qëllimi të përbashkët në veprimtaritë në klasë, shkollë apo komunitet;

• prezanton para të tjerëve zgjidhjen që ka gjetur dhe tregon mënyrën e zgjidhjes; 

• tregon larminë e zbatimit të matematikës në jetën e përditshme.


Kompetenca qytetare 

• prezanton rolet dhe detyrat e anëtarëve të familjes së vet apo të ndonjë grupi, në të cilin është pjesëmarrës (grup loje, aktiviteti, gare), tregon detyrat dhe i diskuton me bashkëmoshatarët;

• diskuton dhe në bashkëpunim me anëtarët e grupit vendos dhe zbaton rregullat në grup, në klasë, për realizimin e aktivitetit, mirësjelljes, pastërtisë etj.; 

• arsyeton nevojën e zbatimit të rregullave në lojë, në klasë dhe shkollë, në rrugë apo në familje dhe paraqet pasojat e moszbatimit të ndonjë rregulli në shembullin e caktuar;

• shpreh mendimin duke kërkuar paraprakisht leje nga grupi, respekton mendimin e secilit anëtar të grupit duke e dëgjuar në mënyrë aktive, vendos duke bashkëpunuar me të gjithë anëtarët për mënyrat që çojnë drejt përfundimit të një aktiviteti të caktuar; 


Kompetenca digjitale 

• njeh disa mjete të thjeshta të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit; 

• tregon ngjarjen e një teksti të dëgjuar (nga mjetet auditive, audiovizuale apo nga mësuesi), me përmbajtje jo më shumë se një faqe teksti;

• realizon punime origjinale, vetjake duke përdorur figurat e gjetura nga burime informacioni, si një formë për të shprehur mendimet e tyre; 

• kupton rëndësinë e ruajtjes së të dhënave individuale (emri, mbiemri, adresa e shtëpisë, mosha, të dhëna pasurore të familjes) dhe mospublikimit të tyre në asnjë burim informacioni të palicencuar.


Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës

Kompetenca 1: Zgjidhja e situatës problemore

Nxënësi: 

a) përcakton të dhënat e situatës problemore; 

b) modelon situatën problemore; 

c) zbaton hapat për zgjidhjen e situatës problemore

d) vlerëson qasjen e vet dhe të të tjerëve;

e) paraqit zgjidhjen e situatës problemore. 

Kompetenca 2: Arsyetimi dhe vërtetimi matematik 

Nxënësi: 

a) identifikon elementet e situatës problemore; 

b) përdor koncepte matematikore dhe procese të përshtatshme për situatën e dhënë; 

c) arsyeton për zbatimin e koncepteve dhe proceseve në situatën e dhënë. 

Kompetenca 3: Mendimi dhe komunikimi matematik. 

Nxënësi: 

a) përdor komunikimin nëpërmjet të lexuarit, të shkruarit, diskutimit,të dëgjuarit,të pyeturit për të organizuar dhe qartësuar të menduarin matematikor; 

b) mëson konceptet, proceset dhe përforcon të kuptuarit e tyre; 

c) kupton se gjuha matematikore përdoret jo vetëm në lëndë të tjera, por edhe në jetën e përditshme.


Vlerësimi

Ka si qëllim të vlerësojë njohuritë e nxënësve dhe të kuptuarit e tyre mbi këtë grup temash. Për të vlerësuar nxënësit, mësuesi duhet të mbajë parasysh shënimet gjatë orëve, të cilat kanë të bëjnë me vlerësimin formues, vlerësimet përmbledhëse të punëve të kryera gjatë orëve të mësimit dhe detyrave të shtëpisë, si dhe me vetëvlerësimin e herëpashershëm të vetë nxënësve. Këto vlerësime ruhen në dosjen personale të nxënësit.

 

(Portali Shkollor)

7,273 Lexime
5 vjet më parë