Model

Plani individual

Plani edukativ individual i arsimit shërben për planifikim sistematik të edukimit, mësimdhënie për mbështetjen dhe përcjelljen e përparimit individual të fëmijëve në mësim.

Çfarë është Plani individual i Arsimit

Plani individual i arsimit (PIA) është dokument zyrtare pedagogjik i cili hartohet për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, për të cilët ekipi vlerësues dhe mbështetës i fushave të ndryshme zhvillimore ka marrë vendimin për arsim me nevoja të veçanta.


Plani individual i arsimit shërben për planifikim sistematik të edukimit, mësimdhënie për mbështetjen dhe përcjelljen e përparimit individual të fëmijëve në mësim.


Plani individual i arsimit duhet të zhvillohet përmes një procesi bashkëpunues duke përfshirë shkollën, prindërit. Fëmijët (kur është e përshtatshme) dhe personelin tjetër përkatës. PIA është një dokument i besueshëm (konfidencial) dhe informatat për të, mund tu jepen të tjerëve vetëm me lejen e prindërve. Ai i referohet përshtatjes së programit edukativo arsimor dhe fokusohet në nevojat me prioritet të të nxënit.


Çfarë përcakton PIA?

• Qëllimet edukative, arsimore të fëmijës për periudhën që zgjat plani individual,

• Objektivat mësimore të fëmijës përmes të cilave realizohet qëllimi i vendosur,

• Metodat e nevojshme për shërbimet që duhet ofruar si dhe burimet ekzistuese,

• Burimet e nevojshme për shërbimet që duhet ofruar si dhe burimet ekzistuese,

• Përmbajtjen e lëndëve mësimore të individualizuara ose fushave të aktiviteteve,

• Format e vlerësimit të fëmijës,

• Personat përgjegjës për hartimin e PIA-së

• Procesin e monitorimit dhe rishikimit të tij,


Kush duhet të ketë Plan Individual i Arsimit?

PIA bëhet për të gjithë fëmijët që vlerësohen se kanë nevoja të veçanta në arsim dhe që marrin vendimin për arsim me nevoja të veçanta nga ekipe (shumë profesional) vlerësues dhe mbështes i komunës.


Vendimi për arsimin me nevoja të veçanta merret për një periudhë kohe të kufizuar (së paku 2 vite). Pas periudhës së caktuar kohore ekipi vlerësues rivlerëson nevojat e fëmijës për mbështetje dhe pastaj merr vendimin nëse duhet të vazhdohet apo të ndërpritet vendimi për arsim me nevoja të veçanta. Në raste kur shihet se fëmija ka ndryshime të dukshme mund të bëhet rivlerësimi edhe më herët.


Kush është përgjegjës për inicimin e Planit Individual?

Iniciativa për vlerësim profesional të fëmijës mund të vijë nga personeli i shkollës apo nga prindërit dhe gjithmonë me lejen e prindërve/ Ekipi vlerësues komunal duhet të vendos a ka fëmija nevoja për arsim me nevoja të veçanta dhe si duhet të organizohet mësimi.

Pas vlerësimit të fëmijës nga ekipi vlerësues dhe referimit të tij në shkollën më të afërt ku jeton, shkolla gjegjësisht drejtori është përgjegjës për inicimin e procesit të zhvillimit të PIA-së duke siguruar që të gjithë ofruesit e shërbimeve për të cilat është e mundshme) që fëmija të jetë i pranishëm në hartimin e PIA-së.


Kush i organizon takimet për hartimin e Planit Individual?

Është përgjegjësi e drejtorit të shkollës bashkë me edukatoret e grupit/mësimdhënësin udhëtues (kur është e mundshme) të organizoj takimet e nevojshme për të gjithë anëtarët e hartimit të PIA-së. Drejtori bashkë me mësimdhënësit e klasës sipas nevojave të fëmijës vendosin se kush duhet të marrë pjesë në këto takime dhe kush duhet ti ftojë pjesëmarrësit.


Në takimin e parë vendoset se kush do të jetë përgjegjës për vazhdimin e procesit.

• Prindi/kujdestari,

• Mësuesi mbështetës,

• Mësuesi udhëtues,

• Arsimtarët lëndor,

• Dhe ofruesit tjerë të shërbimeve profesionale (psikologu, pedagogu, logopedi).


Sa shpesh duhet rishikuar Planin Individual?

Plani individual i arsimit duhet rishikuar zyrtarisht dy herë në vit në çdo moment tranzicioni (kur përfshihet ndërrimi i shkollës apo edhe ndryshim tjetër në arsimimin e fëmijës, për shembull ndërrimi i nivelit, klasës, shkollës, komunës.


Procesi i rishikimit kërkon pjesëmarrjen e personelit përkatës që punon me fëmijët dhe çdo rezultat i vërejtur duhet raportuar tek prindi / kujdestari i fëmijës. Rishikimi i planit individual mund të mos kërkoj rishikimin e qëllimit të tij, por në varësi të rezultateve të prezantuara mund të rishikohen objektivat e vëna dhe të riformulohen rezultatet e pritshme për pjesën e mbetur të planit.


Kush duhet ta plotësojë Planin Individual?

Plotësimi i planit individual të arsimit është përgjegjësi e edukatoreve/mësuesit, i cili ka në grupin/klasën e tij fëmijën në bashkëpunim të ngushtë me prindërit. Drejtori duhet të jetë i informuar për procesin. Një kopje të PIA-s ta ketë prindi/kujdestari i fëmijës dhe një kopje të jetë pjesë e dosjes së nxënësit.


Struktura e hartimit të planit individual


Tipi i kriterit Kriteri individual Kriteri objektiv Kriteri social
Referenca Përparimi i të mësuarit Objektivat e të mësuarit Kurba normale e shpërndarjes, e mesmja aritmetike, deviacioni
Informacioni Sa është mësuar ndërmjet kohës 1 dhe kohës 2? Deri në ç’shkallë është përballur nxënësi me objektivat e të nxënit? Sa i madh është deviacioni i përparimit individual nga ai mesatar?
Tipi i vlerësimit Testet, vlerësimet me gojë, raporti i përparimi të nxënit, forma e vëzhgimit të strukturuar Testet me synime të orientuara, raport i përparimit të nxënit, forma e vëzhgimit të strukturuar Teste që përfshijnë një orientim me nota për mesataren e klasës
Pasojat pedagogjike Shumë të larta Shumë të larta Shpesh përdoret për përzgjedhje; nuk është i rëndësishëm për orientimin drejt mbështetjes për nxënësit


Për të shkarkuar materiale të gatshme për mësuesin klikoni këtu


(Nga: A. Hoxhaj & N. Poroçani; Portali Shkollor)

23,895 Lexime
4 vjet më parë