PLANIFIKIM I ORËS MËSIMORE

Planifikim i orës mësimore në lëndën e gjuhës shqipe

Kjo orë mësimore, e lëndës gjuhë shqipe, klasa VII, është planifikuar nga mësuesja Erida Mesi, mbi dy tema “Pasthirrmat” dhe në orën e dytë “Ushtrime për pjesët e pandryshueshme të ligjëratës”.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 90 MINUTA           

Fusha: Gjuha dhe komunikimi 

Lënda: Gjuhë shqipe      

Shkalla: III

Klasa: VII


TEMA 1: Pasthirrmat (ora e parë).

TEMA 2: Ushtrime për pjesët e pandryshueshme të ligjëratës (ora e dytë).    

   

SITUATA E TË NXËNITPërcjellim gjendje emocionale të ndryshme përmes pasthirrmave.      

       

REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE KYÇE:

KOMPETENCA E TË NXËNIT

• Të lidhë temën e re me çështje të trajtuara më parë.

• Të parashtrojë pyetje analitike në lidhje me temën.


KOMPETENCA E TË MENDUARIT

• Të përdorë  krahasim- kontrastin për të krahasuar pasthirrmat me pjesë të tjera të pandryshueshme të ligjëratës.

• Të krijojë situata të ndryshme në klasë në lidhje me temën.


KOMPETENCA QYTETARE

• Të zbatojë rregullat e qëndrimit në klasë.


REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE TË FUSHËS: 

ORA E PARË

• Të identifikojë saktë pasthirrmat  si pjesë e pandryshueshme e ligjëratës.

• Të klasifikojë pasthirrmat  sipas llojit (emocionale, nxitëse dhe tingullimitimet).

• Të krijojë dialogje me pasthirrma  të llojeve të ndryshme.


FJALËT KYÇE I

 pasthirrma emocionale, nxitëse, tingullimitime, pjesë e pandryshueshme.   

FJALËT KYÇE II

 pjesë e pandryshueshme, parafjalë, pasthirrma, pjesëza, lidhëza, ndajfolje


BURIMET MËSIMORE: teksti mësimor, dërrasa e zezë, shkumësa me ngjyra, fletore, fjalëkryqe, fletore e kompetencës.


ORA E DYTË

• Të identifikojë të gjitha pjesët e pandryshueshme të ligjëratës.

• T’i klasifikojë lidhëzat, pjesëzat, pasthirrmat, ndajfoljet dhe parafjalët sipas llojeve.

• Të përdorë në fjali të gjitha llojet e lidhëzave. 


LIDHJA ME FUSHAT E TJERA: ARTE (TEATËR)

METODADHE TEKNIKA: BRAINSTORMING, SKELETI I PESHKUT, PUNË NË GRUPE, SHKRIM I LIRË    


ZHVILLIMI I MËSIMIT

HAPI  I PARË

Prezantoj temën e re para nxënësve, duke u fokusuar te një pjesë e pandryshueshme  e ligjëratës, siç janë pasthirrmat. Pyes nxënësit:                                                                                                              Cilat janë pjesët e pandryshueshme të ligjëratës?                                                                                          Pasthirrmat a janë pjesë të ndryshueshme të ligjëratës apo të pandryshueshme?                                       Për çfarë  i përdorim në pasthirrmat, çfarë gjendje emocionale përcjellim?  


Duke qenë se ky koncept nuk është krejt i panjohur për nxënësit, shkruaj në dërrasën e zezë një fjali  dhe u kërkoj nxënësve të identifikojnë pjesët e pandryshueshme të ligjëratës, për t’u perqëndruar më tepër te pasthirrmat.                                                                                                                                        

P.sh. Ej Andi do të vish të luash sot? Uf kam shumë për të mësuar. Faleminderit , por e lëmë për nesër. He si thua?

                                                                                                                    

HAPI I DYTË

Shpjegoj materialin teorik mbi veçoritë e pasthirrmave, çfarë marrëdhëniesh shprehin  ato në fjali dhe për të bërë klasifikimin e tyre sipas llojeve e nënllojeve, përdor teknikën  ‘’Skeleti i peshkut’’.





                                                                                                                                               

                                



Për të qartësuar më mirë materialin teorik, japim shembuj për secilin rast përdorimi të pasthirrmave sipas llojeve përkatëse.


HAPI I TRETË

Për të parë sa është kuptuar materiali teorik, nxënësit zhvillojnë ushtrimet në f. 221.                                    Ndaj klasën në grupe dyshe ku nxënësit do të krijojnë dialogje me shokun e bankës duke përdorur sa më shumë pasthirrma të llojeve të ndryshme. Më pas i interpretojmë ato para klasës.


HAPI I KATËRT

Në orën e dytë ushtrohemi në lidhje me të gjitha pjesët e pandryshueshme të ligjëratës  që  i kemi trajtuar teorikisht  edhe në orët paraardhëse. Tashmë nxënësit do të vënë në praktikë njohuritë e marra më parë. Ata zhvillojnë ushtrimet, duke analizuar ndajfoljet, parafjalët, lidhëzat, pjesëzat dhe pasthirrmat sipas llojeve përkatëse.

Pasi kemi diskutuar zgjidhjen e ushtrimeve, me anë të teknikës ‘’Shkrim i lirë’’ nxënësit realizojnë në fletoren e klasës një krijim me temë: ‘’ Lojërat e fëmijërisë’’ ku të përdorin sa  më shumë lidhëza bashkërenditëse dhe nënrenditëse. Nxënësit lexojnë punimet e tyre. Në fund nxjerrim konkluzionet e orës së mësimit.


VLERËSIMI I NXËNËSVE:  Vlerësoj nxënësit që aktivizohen gjatë procesit mësimor për: dallimin e pjesëve të ligjëratës, dallimin e pasthirrmave, përdorimin e tyre në kontekste të ndryshme, krijimin e dialogjeve me pasthirrma të ndryshme, përdorimin e lidhëzave bashkërenditëse e nënrenditëse, bashkëpunimin në grup etj. 


 

DETYRË SHTËPIE:  Usht.6..f. 221. Përshkruaj fig. me 7-8 fjali, ku të përdorni sa më shumë pasthirrma emocionale dhe nxitëse.

(Punoi mësuese Erida Mesi; Portali Shkollor)

5,607 Lexime
4 vjet më parë