ORË MËSIMORE

Planifikimi i orës mësimore 90 minuta

Kjo orë mësimore është përgatitur ARBEN TOPALLI mësues në shkollën 9-vjeçare "Nënshat" Hajmel, në lëndën e gjuhës shqipe, mbi dy tema dhe me situatën e të nxënit: Stina që ju pëlqen më shumë...

Planifikimi i orës mësimore 90 minuta

Fusha: Gjuha dhe komunikimi

Lënda: Gjuhë shqipe

Shkalla: III

Klasa: VI

TEMA 1: Tomi dhe Haku marrin një ftesë (ora e parë) 

TEMA 2: Tomi dhe Haku marrin një ftesë (ora e dytë)                                        

SITUATA E TË NXËNIT:  Stina që ju pëlqen më shumë.


REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE KYÇE:

1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit,

2. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin,

3. Kompetenca personale. 


REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE TË FUSHËS: 

ORA E PARË

– shpreh ndjenjat dhe përjetimet e tij pas leximit të tekstit;

– u përgjigjet pyetjeve rreth përmbajtjes së tekstit;

– ritregon brendinë e pjesës duke dhënë shembuj dhe

ilustrime nga teksti;


ORA E DYTË

– analizon sjelljen dhe karakterin e Tomit;

– tregon se çfarë i pëlqen te personazhet dhe ç’i lidh ata

me jetën dhe natyrën e tij;

– veçon cilësitë e Tomit, Hakut dhe të teze Polit;

– analizon disa tipare të gjuhës dhe stilit të autorit.


FJALËT KYÇE I

-  Tomi

-  Haku

-  ftesë

-  aventura

-  pranvera

- ethet e pranverës.

  

FJALËT KYÇE II

-   Tomi, Haku

- Teze Poli

- gëzim

- hare 


BURIMET MËSIMORE: teksti mësimor, dërrasa e zezë, shkumësa me ngjyra, fletore etj. 

LIDHJA ME FUSHAT E TJERA: ARTE (TEATËR)

METODA DHE TEKNIKA:  Bashkëbisedim, punë në grupe, rrjeti i diskutimit, stuhi mendimi  etj. 


ZHVILLIMI I MËSIMIT

Organizimi i orës së mësimit (45min)

-Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: 

Stuhi mendimi

U  kërkoj nxënësve të thonë çfarë dinë lidhur me stinën e pranverës.

                             

                                - Cila është stina që ju pëlqen më shumë? Pse?

                                - Pse ju pëlqen pranvera?

                                - Si është natyra në pranverë?

                                - Çfarë vishni gjatë stinës së pranverës?

                                - Si ndiheni gjatë kësaj stine?

                                - Dini ndonjë poezi që i kushtohet kësaj stine?


Ndërtimi i njohurive të reja 

Prezantimi i  temës së re 

Prezantoj titullin e temës së re dhe autorin. Flitet shkurtimisht për jetën dhe veprën e autorit. Gjithashtu, theksoj se ky libër lexohet anembanë botës dhe se pëlqehet nga fëmijët. Këto informacione i shkruaj në tabelë. Leximi i fragmentit në libër Nxënësit lexojnë në zinxhir tekstin dhe respektojnë rrjedhshmërinë në lexim. U kërkoj atyre që të nënvizojnë fjalët dhe shprehjet e reja dhe të panjohura për ta. 

Nxjerrja e fjalëve të reja dhe shpjegimi i tyre: ethet e pranverës, solemne, ikte me të katra, fjalë të papjekura mirënjohës, rrinim hundë e buzë, shtiresh, pishman, vërtis, xhevap  etj.

- Drejtoj  pyetje rreth përmbajtjes

            - Ku zhvillohet ngjarja?

            -Cilat canë personazhet dhe çfarë dëshirojnë ato?

            - Cilat ishin disa nga shenjat e ardhjes së pranverës?

            - Çfarë ndiejnë dy shokët në prag të pranverës?

            - Çfarë dëshironin të bënin Tomi dhe Haku?

            - Në ç’mënyrë u erdhi atyre rasti që dëshironin?

            - Pse Tomi u tregua i përmbajtur para një ftese të tillë?

            - Si reagoi teze Poli ndaj Tomit?


Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve

- Ndjesitë dhe përshtypjet rreth pjesës

- A ju pëlqeu kjo pjesë?

- Çfarë ju pëlqeu më shumë?

- A kishit gjëra të përbashkëta me dy personazhet e pjesës?

- A do të donit të lexonit më shumë nga ky libër?

Organizimi i orës së mësimit (ora  e dytë) 45 min

Ndërtimi i njohurive të reja: Punë në  grupe


GRUPI I: Shkruani në fletore cilësitë e Tomit dhe të të teze Polit duke u mbështetur në fjalët që ato thonë. 


                                           Tomi                        Teze Poli
p.sh. i zgjuar e dinak. (fragment nga teksti)  


GRUPI II.Bëni krahasimin e dy personazheve Tomi dhe Haku, duke sjellë shembuj nga teksti. 

                                             Tomi                        Haku
                                 I përmbajtur               I papërmbajtur

Punojmë rubrikën: “Të vlerësojmë dhe të interpretojmë tekstin”. 

Shpjegoni me fjalët tuaja këto shprehje:   bridhte ku i tekej= s’i zinin këmbët dhe

                                                                       Rrinte hundë e buzë=vari turinjtë.

                                                                       Mbeti shtang=me gisht në gojë


VLERËSIMI I NXËNËSVE:  Vlerësoj nxënësit që aktivizohen gjatë procesit mësimor për: leximin artistik të pjesës, shpjegimin e fjalëve të panjohura, nxjerrjen e mesazhit, kuptimin e përmbajtjes së tregimit,  analizën e personazheve, diskutimin në grup etj. 


DETYRË SHTËPIE:  Shkruaj një tregim të shkurtër me temë “Erdhi pranvera” dhe pasqyroje edhe me vizatim. 

(Punoi mësuesi Arben Topalli; Portali Shkollor)

9,604 Lexime
4 vjet më parë