"Tri lëndë në gjashtë orë"

Planifikimi tremujor, letërsi XI

Materiali i detajuar për lëndën letërsi X është hartuar sipas nismës "Tri lëndë në gjashtë orë" nga profesori Arjan Frashëri, mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë në gjimnazin "28 Nëntori" Shkodër.

Planifikimi tremujor ( janar -  mars  2018 )

Fusha: gjuhët dhe komunikimi

Lënda: letërsi XI

Mësuesi i lëndës: Arjan Frashëri

Rezultatet kryesore të të nxënit sipas kompetencave kyçe që realizohen nëpërmjet lëndës së letërsisë gjatë shkallës së pestë.


1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit

Nxënësi:

- shprehet përmes një forme komunikimi për një temë të caktuar në një material (prezantim) prej 200 fjalësh dhe veçon çështjet kryesore të ngritura në material;

- diskuton në grup në mënyrë konstruktive, në kohëzgjatje jo më shumë se 10 minuta, duke dhënë dhe duke marrë informacion për një temë të caktuar nga fushat e të nxënit ose nga jeta e përditshme;

- lexon rrjedhshëm një tekst të përbërë nga 3-5 paragrafë, u përgjigjet pyetjeve të shtruara për llojin e tekstit dhe stilin e të shkruarit, tregon qëllimin dhe lidhjen ndërmjet përmbajtjes së paragrafëve;

- përdor drejt strukturën dhe rregullat e drejtshkrimit të gjuhës amtare në kontekste dhe në forma të ndryshme të shkrimit, si: ese, e-mail (postë elektronike), letër formale dhe joformale etj.;

- lexon rrjedhshëm një tekst të njohur në një gjuhë të huaj ose në gjuhën amtare, të përbërë prej disa paragrafëve, si dhe tregon me shembuj konkretë disa nga ngjashmëritë ndërmjet strukturës së fjalisë së asaj gjuhe me gjuhën amtare;

- shkruan një tekst për një temë nga jeta e përditshme, me tre deri pesë paragrafë, duke respektuar strukturën, drejtshkrimin dhe elementet e tjera, pastaj e prezanton para të tjerëve me shqiptim të drejtë;

- shkruan një ese, jo më shumë se dy faqe, për vlerat estetike të pjesëve të caktuara artistike (poezi, prozë, pjesë muzikore, pjesë arti, vallëzim etj.), duke respektuar organizimin dhe hapat e shkrimit të esesë;

- prezanton një projekt (artistik, humanitar, eksperimentues etj.) për një temë të caktuar nga fusha të ndryshme mësimore, të hartuar individualisht dhe në grup, duke përdorur në mënyrë efektive teknologjinë informative dhe teknologji të tjera;

- përdor TIK-un në mënyrë efektive gjatë komunikimit dhe ndërveprimit me të tjerët në jetën e përditshme, duke përfshirë edhe të nxënët e informacioneve të reja dhe kryerjen e detyrave shkollore.


     2. Kompetenca e të menduarit

Nxënësi:

- prezanton, në forma të ndryshme të të shprehurit, mënyrën e mbledhjes, të zgjedhjes dhe të klasifikimit të informacionit për fusha të ndryshme mësimore apo për një temë të caktuar;

- ofron argumente për zhvillimet aktuale lidhur me temën përkatëse (p.sh., temë nga shkenca, nga kultura, nga arti,nga sporti, nga shëndetësia, nga shoqëria, nga mjedisi etj.);

- krahason të paktën tri burime të ndryshme të informimit për trajtimin e temës së njëjtë, argumenton saktësinë dhe rrethanat, gjen ngjashmëritë dhe dallimet, duke u bazuar në kritere të përcaktuara më parë, i prezanton gjetjet kryesore para të tjerëve në forma të ndryshme shprehëse, duke përdorur TIK-un;

- modelon zgjidhjen e një problemi të dhënë (në klasë, apo jashtë saj) për një temë të caktuar nga një fushë mësimore,duke e zbërthyer në hapa të vegjël dhe jep sqarime të nevojshme për hapat e ndjekur në zgjidhjen e problemit, duke përdorur forma të ndryshme të të shprehurit;

- krijon një vepër artistike me pamje dy dhe tredimensionale me mesazhe nga një fushë mësimore dhe shpjegon para moshatarëve hapat e ndjekur për krijimin e veprës.


      3. Kompetenca e të nxënit

Nxënësi:

− demonstron shkathtësi funksionale në lexim-shkrim, në matematikë, në jetën e përditshme, në përmbushjen e kërkesave të ndryshme për kryerjen e një detyre apo aktiviteti dhe gjatë të nxënit të dijeve të reja në ndonjë fushë të caktuar mësimore;

− shfrytëzon, në mënyrë efektive, përvojat paraprake gjatë zgjidhjes së situatave të ndryshme në jetën e përditshme apo gjatë kryerjes së ndonjë detyre, aktiviteti në ndonjë fushë të caktuar mësimore;

− përgatit me sukses një përmbledhje të dosjes personale (portofolit), me jo më pak se 900 fjalë, për vetëvlerësimin e përparimit të vet në një fushë mësimore të caktuar, veçon në fund të përmbledhjes disa çështje që vërtetojnë përparimin e vet dhe disa nevoja të domosdoshme për përmirësimin e avancimit të mëtejshëm;

− shfrytëzon, në mënyrë të pavarur dhe efektive, teknologjinë e informacionit dhe burime të tjera informacioni për të mbledhur materiale për zgjidhjen e një problemi apo detyre të caktuar, të cilat, më pas, i analizon, i klasifikon dhe i paraqet para të tjerëve përmes TIK-ut dhe ndonjë forme tjetër të shprehjes;

− kërkon dhe shfrytëzon në mënyrën e duhur këshilla dhe informacione për kapërcimin e vështirësive në të nxënë në një fushë të caktuar dhe më pas prezanton rezultatet e arritura;

− paraqet idetë personale para të tjerëve për mënyrën e zhvillimit të një aktiviteti të caktuar, duke dhënë mendime të argumentuara për rezultatet e pritshme (në formë skice, grafiku, vizatimi, shkrimi, vepre artistike etj.);

− shfrytëzon, në mënyrë të pavarur, udhëzimet e dhëna në ndonjë burim informacioni për të kryer një veprim, aktivitet, detyrë, ose për të zgjidhur një problem që kërkohet prej tij, vlerëson vetë performancën dhe rezultatin e arritur, duke iu referuar qëllimeve fillestare (p.sh.: burime informacioni në libër, revistë, enciklopedi, internet, hartë, grafik, skicë, partiturë muzikore, skenar etj.).


    4.  Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin

Nxënësi:

− harton një projekt me faza të mirëmenaxhuara (individualisht ose në grup) duke shkëmbyer përvojë, duke u konsultuar me të tjerët dhe duke i informuar ata, si dhe duke identifikuar dhe vlerësuar burimet njerëzore, materiale dhe monetare në përputhje me rezultatet e pritshme;

− merr pjesë në aktivitete të ndryshme në nivel klase, shkolle, komuniteti dhe më gjerë (p.sh., konkurse mësimore, gara sportive, aktivitete kulturore, muzikore etj.); diskuton me të tjerët për procesin e organizimit dhe për rezultatet e arritura, si dhe jep argumente në forma të ndryshme shprehëse si të përmirësohet procesi i organizimit të tyre dhe si të rritet pjesëmarrja në aktivitete.


   5.  Kompetenca personale

Nxënësi:

- merr pjesë aktivisht në lojëra, në gara sportive apo në aktivitete të tjera kulturore dhe menaxhon, në mënyrë konstruktive, emocionet e veta;

- ilustron, me shembuj para të tjerëve, modelet/praktikat e sjelljeve që reflektojnë mënyrat e mbrojtjes dhe të kultivimit të kulturës së vet, vlerave, besimeve dhe kulturave të të tjerëve në mjedisin ku jeton dhe më gjerë. 


    6.  Kompetenca qytetare

Nxënësi:

− demonstron shembuj të pjesëmarrjes demokratike dhe drejton forma të ndryshme të diskutimit për pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes demokratike në nivele të ndryshme (p.sh.: në familje, në shkollë, në komunitet, në lokal dhe në nivel shtetëror); tregon, gjatë diskutimit, tolerancë dhe respekt për pyetjet dhe komentet e të tjerëve;

− demonstron veprime të ndryshme që shprehin tolerancë, respekt dhe qëndrim të hapur ndaj dallimeve në komunitetin ku jeton (në klasë, në shkollë, në lagje dhe më gjerë) dhe i shpjegon ato në një debat me të tjerët;

− diskuton me të tjerët apo në një formë tjetër të të shprehurit paraqet interesin personal për çështje publike, shoqërore, historike, natyrore etj. dhe jep propozime për zgjidhjen e ndonjë problemi në komunitet e më gjerë në një fushë të caktuar.


   7.   Kompetenca digjitale

Nxënësi:

- përdor mjetet digjitale dhe mjediset informative duke përfshirë komunikimet në distancë për zhvillimin e njohurive;

- përdor mjetet digjitale për të përpunuar, krijuar, realizuar dhe demonstruar tema mësimore nëpërmjet paraqitjeve filmike apo të animuara;

- gjen, organizon, analizon, përpunon dhe përdor informacionin nga një shumëllojshmëri burimesh dhe mediash;

- zhvillon aftësitë krijuese, duke zbatuar njohuritë e marra në shkencën kompjuterike dhe mediat digjitale.


Kompetencat e lëndës "Letërsi XI", shkalla V.


KOMPETENCA I: ANALIZA DHE INTERPRETIMI I TEKSTEVE TË GJINIVE DHE LLOJEVE TË NDRYSHME LETRARE


Rezultatet e të nxënit për këtë kompetencë

Nxënësi:

- analizon dhe interpreton elementet e përmbajtjes dhe të formës së një teksti në prozë si: tema dhe motivet, idetë, përshkrimi i kohës dhe i mjedisit, rrëfimtari, marrëdhëniet mes personazheve, fabula dhe subjekti;

- analizon dhe interpreton elementet e përmbajtjes dhe të formës së një teksti poetik si: motivet kryesore, përdorimi i gjuhës, figuracioni, rima, ritmi, llojet e strofës etj.;

- analizon dhe interpreton elementet e përmbajtjes dhe të formës së një teksti dramatik si: trajtimi i temës, konfliktet e përshkruara në vepër, analiza e marrëdhënieve mes personazheve etj.;

- dallon gjinitë kryesore, si dhe tiparet e çdo gjinie letrare. 


Njohuritë

Letërsia dhe gjinitë letrare

- Karakteri historik i gjinive letrare.

- Veçoritë e llojeve të gjinisë epike, si: poema epike, miti, legjenda, përralla, tregimi, novela, romani.


Figurat stilistike:

- Figurat e sintaksës poetike: anasjella (inversioni), enumeracioni, shkallëzimi, elipsa, asindeti, polisindeti.

- Figurat e fjalëve dhe të shprehjeve: metafora, metonimia, sinekdoka, ironia, sarkazma, alegoria, eufemizmi.


Shkathtësitë

Letërsia dhe gjinitë letrare

Nxënësi:

- interpreton dhe analizon zhvillimin historik të gjinive letrare;

- dallon dhe analizon veçoritë e llojeve epike, si: poema epike, miti, legjenda, përralla, tregimi, novela, romani;


Figurat stilistike

Nxënësi:

- dallon figurat e kuptimit, si: krahasimi, personifikimi, antiteza, kontrasti, hiperbola, simboli, paralelizmi figurativ;

- analizon funksionin e figurave të kuptimit;

- dallon figurat e shqiptimit poetik, si: pyetja retorike, pasthirrma, apostrofa, epanastrofeja, aliteracioni;

- analizon funksionin e figurave të shqiptimit poetik;

- dallon figurat e fjalëve dhe të shprehjeve, si: metafora, metonimia, sinekdoka, ironia, sarkazma, alegoria, eufemizmi;

- analizon funksionin e figurave fjalëve dhe të shprehjeve;

- dallon figurat e sintaksës poetike, si: anasjella (inversioni), enumeracioni, shkallëzimi, elipsa, asindeti, polisindeti;

- analizon funksionin e figurave të sintaksës poetike; - përdor figurat stilistike në ese dhe punë të ndryshme.


Elementet e tekstit letrar:

a) Fabula dhe subjekti

Nxënësi:

− rrëfen subjektin duke e ilustruar me detaje dhe shembuj nga teksti ose fragmenti;

− përcakton dhe analizon fabulën e një teksti;

− analizon ngjarjet kryesore të një teksti;

− dallon ngjarjet që shënojnë hyrjen, pikën e lidhjes, zhvillimin, pikën kulmore, zgjidhjen, si dhe shpjegon funksionin dhe rëndësinë e tyre;

− dallon konfliktin/et në një tekst dhe shpjegon mënyrën se si zgjidhen ato në vepër;

− analizon marrëdhëniet mes skenave të veçanta (skena,episode, pamje) dhe tekstit si i tërë;

− analizon rolin e didaskalive në tekste dramatike;

− përshkruan strukturën narrative në një tekst dhe jep argumentet e tij rreth përzgjedhjes së saj nga autori;

− shpjegon efektet e teknikave të tilla në organizimin ose strukturën e tekstit letrar, si p.sh., dukurinë e anakronisë, flashback-ut, paralajmërimit etj.


b) Personazhet

Nxënësi:

− analizon dhe vlerëson personazhet duke u bazuar në përshkrimet e autorit dhe mendimet, fjalët, veprimet, bindjet etj.;

− analizon se si ndryshon ose zhvillohet një personazh;

− evidenton ngjashmëritë dhe dallimet mes personazheve (karakteri, sjelljet etj.);

− analizon marrëdhëniet mes personazheve, si p.sh., ndikimi që ka një personazh te një personazh tjetër;

− dallon llojet e personazheve (realë, historikë, të trilluar, mitologjikë, të jashtëzakonshëm, kryesorë, dytësorë);

− shpreh dhe argumenton pëlqimet e tij për një personazh;

− analizon kompleksitetin e marrëdhënieve njerëzore dhe sjelljes së njeriut përmes studimit të personazheve.


c) Mjedisi, koha dhe atmosfera

Nxënësi:

− përshkruan dhe analizon mjedisin dhe kohën në një vepër letrare;

− veçon mjetet artistike që përdor autori për të dhënë mjedisin dhe kohën;

− analizon gjendjen emocionale që krijohet nga mjedisi, koha apo rrethanat e një teksti.


d) Tematika

Nxënësi:

− dallon temën dhe motivet e një teksti;

− analizon dhe shpjegon mënyrën që zgjedh autori për të shtjelluar një temë ose një motiv të caktuar;

− demonstron vetëdije në lidhje me faktin që zhvillimi i një teme (ose motivi) nga një shkrimtar zbulon një pamje ose një aspekt të veçantë të jetës.


e) Stili dhe gjuha

Nxënësi:

- veçon tiparet e stilit dhe analizon e shpjegon se si ndikojnë ato te lexuesi dhe në tekst;

- vlerëson cilësitë estetike të gjuhës së një teksti.


Konteksti historik, kulturor, ekonomik, politik, shoqëror

Nxënësi:

- gjykon rreth kontekstit historik, kulturor, ekonomik, politik, shoqëror në të cilin është shkruar një tekst;

- shpjegon se si konteksti ndikon në vepër.


Lidhja mes tekstit dhe lexuesit

Nxënësi:

- tregon se si përvojat personale, vlerat, besimet e tij mund të ndikojnë në mënyrën se si ai e kupton dhe e interpreton një tekst;

- tregon se si një tekst e informon lexuesin rreth natyrës njerëzore.


Reflektimi ndaj tekstit

Nxënësi:

- formulon mendimet, ndjenjat dhe opinionet e tij rreth tekstit, duke e lidhur atë me njohuritë e mëparshme;

- reflekton, në mënyrë kritike, përmes analizave, interpretimit, vlerësimit, krahasimit dhe sintezës së tekstit;

- shprehet, në mënyra të ndryshme, për tekstet që lexon, si p.sh.: dramatizime, ese, punë krijuese me shkrim, muzikë, pikturë etj.


Ndërtimi dhe komunikimi i argumenteve

Nxënësi:

- mbron idetë e tij duke i ilustruar me detaje dhe me shembuj nga teksti;

- organizon qartë, saktë dhe në mënyrë logjike mendimet, ndjenjat dhe opinionet e tij (me gojë dhe me shkrim).


Vlerat dhe qëndrimet

Nxënësi:

- përfshihet në diskutime rreth letërsisë duke dhënë kontributin e tij;

- demonstron vëmendje, respekt dhe empati, kur të tjerët flasin;

- ndërmerr iniciativa dhe shpreh interesim për çështje të ndryshme;

- përdor imagjinatën dhe kreativitetin për zgjidhjen e problemeve;

- përdor teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit në procesin e të nxënit;

- demonstron vullnet dhe gatishmëri në detyrat individuale dhe në punët në grup;

- respekton parimet, vlerat, bindjet dhe kulturën e të tjerëve;

- respekton trashëgiminë kulturore dhe artistike të popullit tonë;

- përdor dhe vlerëson gjuhën standarde shqipe dhe pasurinë leksikore të gjuhës shqipe;

- tregon vetëbesim, imagjinatë dhe shpirt krijues gjatë punëve të pavarura;

- kritikon duke u mbështetur mbi argumente;

- tregon kureshtje për të hulumtuar njohuri të reja. 


KOMPETENCA II: VLERËSIMI I LETËRSISË SHQIPE DHE BOTËRORE NË PERIUDHA TË NDRYSHME LETRARE


Rezultatet e të nxënit për këtë kompetencë

Nxënësi:

- analizon tiparet kryesore të romantizmit dhe të realizmit, përcakton periudhën historike në të cilën u zhvilluan këto drejtime ose periudha letrare, gjinitë dhe llojet letrare që u lëvruan, si dhe veprat dhe autorët më përfaqësues;

- krahason vlerat e letërsisë shqipe dhe asaj botërore;

- gjykon për vlerat njerëzore, etike dhe estetike që gjejnë shprehje në krijimtarinë letrare, si dhe shpjegon preferencat ose pëlqimet e tij në letërsi.


Njohuritë

Romantizmi shqiptar

- Kushtet historike, politike dhe shoqërore, në të cilat u zhvillua romantizmi në Shqipëri.

- Rilindja Kombëtare.

- Romantizmi arbëresh, si degë e rëndësishme e romantizmit shqiptar.

- Përfaqësuesit kryesorë të romantizmit shqiptar.

- Gjinitë dhe llojet letrare që u lëvruan në letërsinë romantike shqiptare


De Rada

- Roli dhe rëndësia e De Radës në letërsinë arbëreshe të Rilindjes.

- Krijimtaria letrare e De Radës.

- Poema “Këngët e Milosaos”.


N. Frashëri

- Naim Frashëri, figura më përfaqësuese e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. 

- Kontributi i tij në çështjen kombëtare, si dhe në gjuhën e në letërsinë shqipe.

- Krijimtaria letrare e Naim Frashërit.

- Vëllimi poetik “Lulet e verës”. 


Realizmi

- Kushtet historike dhe shoqërore, në të cilat lindi dhe u zhvillua realizmi.

- Përhapja e realizmit në vende të ndryshme (Francë, Rusi, Angli etj.).

- Përfaqësuesit kryesorë të realizmit.

- Parimet në të cilat mbështetet letërsia realiste.

- Gjinitë dhe llojet letrare e letërsisë realiste. 


Balzak

- Rëndësia e veprës së Balzakut në epokën e prozës realiste.

- Veprat kryesore letrare të Balzakut.

- Romani “Xha Gorio”. 


Shkathtësitë

Romantizmi shqiptar

Nxënësi:

- analizon kushtet historike dhe shoqërore, në të cilat u zhvillua romantizmi;

- vlerëson rolin e Rilindjes Kombëtare në funksion të çështjes kombëtare;

- gjykon për vlerat artistike të romantikëve arbëreshë;

- analizon veçantitë dhe të përbashkëtat mes romantizmit arbëresh dhe romantikëve shqiptarë;

- veçon përfaqësuesit kryesorë të romantizmit arbëresh;

- indentifikon gjinitë dhe llojet letrare që u lëvruan në letërsinë romantike;

- krahason tiparet e romantizmit shqiptar dhe romantizmit evropian.


De Rada “Këngët e Milosaos”

Nxënësi:

- vlerëson rolin dhe rëndësinë e De Radës në letërsinë arbëreshe të Rilindjes;

-veçon veprat letrare më të rëndësishme të De Radës;

- interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson poemën “Këngët e Milosaos”;

- dallon tiparet e romantizmit që gjejnë shprehje në veprën e De Radës;

- analizon dhe krahason heroin romantik shqiptar dhe heroin romantik evropian. 


N. Frashëri “Lulet e verës”

Nxënësi:

- vlerëson kontributin e Naim Frashërit në çështjen kombëtare dhe në lëvrimin e gjuhës shqipe;

- identifikon veprat letrare të Naim Frashërit;

- dallon tiparet e romantizmit që gjejnë shprehje në veprën e Naim Frashërit;

- interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të vëllimit poetik “Lulet e verës”.


Realizmi

Nxënësi:

- analizon kushtet historike dhe shoqërore, në të cilat lindi dhe u zhvillua realizmi;

- identifikon përhapjen e realizmit në vende të ndryshme të Evropës, si dhe përfaqësuesit kryesorë të letërsisë realiste;

- dallon dhe analizon parimet në të cilat mbështetet letërsia realiste;

- përcakton gjinitë dhe llojet letrare që u lëvruan më shumë nga shkrimtarët realistë.


Balzak “Xha Gorio”

Nxënësi:

− analizon dhe vlerëson rëndësinë e veprës së Balzakut në letërsinë franceze dhe më gjerë;

− gjykon për rëndësinë e lidhjes së veprës letrare me realitetin dhe problematikat e tij;

− përcakton veprat kryesore të Balzakut dhe rëndësinë e tij në lëvrimin e romanit, si lloj letrar;

− interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të romanit “Xha Gorio”;

− identifikon karakteristikat e personazhit realist në këtë roman.


Vlerat dhe qëndrimet

Nxënësi:

- përfshihet në diskutime letrare duke dhënë kontributin e tij;

- demonstron vëmendje, respekt dhe empati, kur të tjerët flasin;

- shpreh interes dhe kureshtje për letërsinë;

- përdor imagjinatën dhe kreativitetin për zgjidhjen e problemeve;

- përdor teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit në procesin e të nxënit;

- demonstron vullnet dhe gatishmëri në detyrat individuale dhe në punët në grup;

- respekton parimet, vlerat, bindjet dhe kulturën e të tjerëve;

- respekton trashëgiminë kulturore dhe artistike të popullit tonë;

- përdor dhe vlerëson gjuhën standarde shqipe dhe pasurinë leksikore të gjuhës shqipe;

- tregon vetëbesim, imagjinatë dhe shpirt krijues gjatë punëve të pavarura;

- tregon kureshtje për të hulumtuar njohuri të reja.


Nr Tematika Orë   Temat e mësimit Situata e të nxënit Metodologjia e veprimtaritë Vlerësimi Burime dhe mjete mësimore
    29/1 De Rada 1/5 orë 1 De Rada, jeta dhe vepra Bisedë rreth njohurive që kanë nxënësit për Romantizmin në Shqipëri Diskutim mbi njohuritë paraprake, Stuhi mendimesh, Punë në grupe, Shkrim i lirë. Nxënësi vlerësohet për pjesëmarrjen aktive në mësim, ndërtimin e pyetjeve, saktësinë e përgjigjeve Teksti mësimor, E-libri,tabela e zezë, tabela apo flipchart,Interneti Biblioteka  
  30/2 De Rada 2/5 orë 2 Analizë "Këngët e Milosaos"
    31/3 De Rada 3/5 orë 3   Studim teksti: "Këngët e Milosaos" kënga II           Interpretim i këngës           Diskutim mbi njohuritë paraprake, Teknika e të pyeturit, Lexim i drejtuar me ndalesa(VLMD):Diskutim             Nxënësi vlerësohet për pjesëmarrjen aktive në mësim, për përfshirjen në diskutim, për pyetjet dhe përgjigjet që jep.           Teksti mësimor, E-libri, vepra letrare
        32/4 De Rada 4/5 orë  4 Studim teksti: "Këngët e Milosaos" kënga XII
          33/5 De Rada 5/5 orë 5 Studim teksti: "Këngët e Milosaos" këngët XXII, XXX Interpretim i këngëve Diskutim mbi njohuritë paraprake, Lexim i drejtuar me ndalesa(VLMD), Diskutim   Nxënësi vlerësohet për detyrën e shtëpisë, rolin në grup, saktësinë e përgjigjeve,pyetjet që ndërton, qëndrimet,  analizat dhe interpretimet. Teksti mësimor,  tabela e zezë ose flipchart, biblioteka e shkollës, interneti.  
      34/6 Figurat stilistike 3/4 3 Figurat e sintaksës poetike: anasjella (inversioni), enumeracioni, shkallëzimi, elipsa, asindeti, polisindeti. Pse quhen figura të sintaksës poetike? Diskutim mbi njohuritë paraprake, Praktikë e udhëhequr, Punë e pavarur në grupe, Organizues grafik për reagim letrar. Vlerësim individual; Vlerësohet marrëdhënia e anëtarëve të grupeve me njëri-tjetrin; Vlerësohet saktësia e paraqitjes së materialit Teksti mësimor,  veprat letrare, Skeda, Kartonë, Fletë formati.  
    35/7 N. Frashëri 1/5 orë 1 N. Frashëri, jeta dhe vepra Bisedë mbi njohuritë e nxënësve për Naim Frashërin Stuhi mendimesh, Diskutim mbi njohuritë paraprake, Pema e mendjes, Diskutim, Praktikë e udhëhequr Nxënësi vlerësohet për pjesëmarrjen aktive në mësim, për përfshirjen në diskutim, për pyetjet dhe përgjigjet që jep. Teksti shkollor, Video-projektor, Tabela apo flipchart, Internet
  36/8 N. Frashëri 2/5 orë 2 Analizë "Lulet e verës"
    37/9 N. Frashëri 3/5 orë 3 Studim teksti: "Fyelli" Interpretim i një poezie   Diskutim për njohuritë paraprake, lexim shprehës, Veprimtari e leximit të drejtuar, Punë në grup Nxënësi vlerësohet cilësinë e informacioneve të përzgjedhura, pyetjet dhe përgjigjet, pjesëmarrjen në punën në grup. Teksti mësimor,  interneti, Vepra letrare
    38/10 N. Frashëri 4/5 orë 4 Studim teksti: "Koh' e shkuar"
      39/11 N. Frashëri 5/5 orë 5 Studim teksti: "Bukuria" Ç’dini për dashurinë platonike? Diskutim për njohuritë paraprake, kllaser, Veprimtari e leximit të drejtuar, punë e udhëhequr Nxënësi vlerësohet për mendimet e sakta, rolin aktiv në grup, pjesëmarrjen në diskutim dhe argumentet që jep në mbrojtje të mendimit dhe pozicionit që mban. Teksti mësimor,  interneti, Vepra letrare
      40/12 Figurat stilistike 4/4 4 Figurat e fjalëve dhe të shprehjeve: metafora, metonimia, sinekdoka, ironia, sarkazma, alegoria, Shembuj të gjuhës ironike... Diskutim mbi njohuritë paraprake, Praktikë e udhëhequr, Punë e pavarur në grupe, Organizues grafik për reagim letrar. Vlerësim individual; Vlerësohet marrëdhënia e anëtarëve të grupeve me njëri-tjetrin; Vlerësohet saktësia e paraqitjes së materialit Teksti mësimor,  vepra letrare, Skeda, interneti, Kartonë, Fletë formati.  
    41/13 Projekt 3/4 3 Projekt kurrikular: Përpunimi në grup i materialeve. Ora III Diskutim rreth ecurisë së projektit Bashkëbisedim, diskutim në grupe pune, vetëvlerësime, vlerësime në grup. Nxënësit stimulohen për objektivat e arritura, bëhet një vlerësim për punën në grup si dhe nxiten për realizimin e objektivave të tjera. Teksti mësimor, E-libri,
    42/14 Realizmi 1 Realizmi Diskutim rreth njohurive që kanë nxënësit për realizmin. Diskutim mbi njohuritë paraprake, Pema e mendjes, Ditari tripjesësh, Vëzhgim dhe diskutim Nxënësi vlerësohet për pyetjet dhe përgjigjet që formulon, për saktësinë e tyre dhe për shkallën e përvetësimit të njohurive. Teksti shkollor E-libri Tekste letrare  
      43/15 Bisedë letrare 1/2 1 Poezi nga poetë bashkëkohorë Lexohen poezitë e veçuara si më të preferuarat Bashkëbisedim, diskutime individuale Nxënësi vlerësohet për përzgjedhjen e autorit e të veprës, për preferencat letrare, për përgjigjet për pyetjet që ngrihen, si dhe për reflektimin mbi veprën. Botime bashkëkohore të poetëve shqiptarë.
      44/16 Bisedë letrare 2/2 2 Poezi nga poetë bashkëkohorë
      45/17 Balzak 1/5 orë 1 Balzak, jeta dhe veprat Diskutim për jetën e Balzakut e mbi rolin e familjes si bërthama e shoqërisë njerëzore. Diskutim mbi njohuritë paraprake, Stuhi mendimesh, Ditari dypjesësh, Harta e ngjarjes,  Punë në grupe, Pesëvargësh Nxënësi vlerësohet për pjesëmarrjen aktive në mësim, për rolin në grup, për analizën që i bën elementeve të rrëfimit të veprës, për përgjigjet e dhëna gjatë mësimit, për pjesëmarrjen aktive në mësim. Teksti mësimor, tabela, interneti, vepra të Balzakut  
    46/18 Balzak 2/5 orë 2 Analizë "Xha Gorio"
    47/19 Balzak 3/5 orë 4 Studim teksti: "Protesta e Gorioit"      ora I Diskutim në lidhje me familjen, kompleksitetin e marrëdhënieve njerëzore, respektin e fëmijëve ndaj prindërve Diskutim mbi njohuritë paraprake, Praktikë e udhëhequr, Punë e pavarur në grupe, Punë e udhëhequr. Nxënësi vlerësohet për analizën e personazhit, përgjithësimet  morale, për pjesëmarrjen në mësim, rolin në grup, saktësinë e përgjigjeve, pyetjet që ndërton, qëndrimet, analizat dhe interpretimet. Teksti mësimor, Interneti, Skeda, kartonë Fletë formati
      48/20 Balzak 4/5 orë 5 Studim teksti: "Protesta e Gorioit"    ora II Diskutim për njohuritë paraprake, Interpretim i fragmentit, Punë e pavarur në grupe, Diskutim.
    49/21 Balzak 5/5 orë 3 Studim teksti: "Biruca" e xha Gorioit" Nxënësit pasi kanë lexuar fragmentin, diskutohet mbi situatën e fragmentit Biruca.  Diskutim mbi njohuritë paraprake, Praktikë e udhëhequr, Punë e pavarur në grupe, Shkrim i lirë Nxënësi vlerësohet për interpretimin artistik, për përgjigjet e dhëna gjatë mësimit, për pjesëmarrjen aktive në mësim. Teksti mësimor, Interneti, Skeda, kartonë Fletë formati    
    50/22 Përsëritje II 1 Përsëritje: Periudha II Ç’kuptojmë me romantizëm? Stuhi mendimesh, Organizues grafik, diskutim në grupe pune. Nxënësi vlerësohet për pjesëmarrjen aktive në mësim, ndërtimin e pyetjeve, saktësinë e përgjigjeve Teksti shkollor,Teksti letrar, Dërrasa e zezë
    51/23 Vetëvlerësim II 1 Vlerësime / Vetëvlerësime për portofolin e nxënësit: Periudha II  Dorëzimi i “Portofolit të nxënësit” periudha II Bashkëbisedim, punë me shkrim. Vlerësime individuale, vetëvlerësime  për portofolin e nxënësit Portofoli i nxënësit
  52/24 Test II 1 Test: Periudha II Plotësimi i testit Punë individuale me shkrim. Vlerësim individual Teksti mësimor, Format A4

(Portali Shkollor)

6,870 Lexime
6 vjet më parë