
Pokemon Go shkarkohet 100 milionë herë!
Sipas App Annie, loja tani është shkarkuar 100 milionë herë, ka pësuar rritje krahasuar me 25 milionë shkarkime që kishte në fundin e muajit korrik.
Pokemon Go është duke u rritur gjithnjë e më shumë pavarësisht dyshimeve sa i takon privatësisë dhe problemeve të mundshme me viruse.
Sipas App Annie, loja tani është shkarkuar 100 milionë herë, rritje nga 25 milionë shkarkime që kishte në fundin e muajit korrik.
Kjo shifër është bërë publike nga analistë të ndryshëm, megjithatë numri i shkarkimeve nuk mund të ndryshojë shumë.
Ndërkohë TechCrunch ka bërë të ditur disa ditë më parë se loja është shkarkuar 50 milionë herë vetëm në 19 ditët e para të publikimit duke lënë prapa lojën ColorSwitch të cilës iu deshën 77 ditë që të arrijë të njëjtën shifër të shkarkimeve.
Një jetë mes fëmijëve me aftësi të veçanta, historia e mësuese Edlirës
"Mësueset ndihmëse, profesionistet e padukshme në rrugëtimin e nxënësve me aftësi ndryshe"
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"