"Tri lëndë në gjashtë orë"

"Pozicioni dhe zhvendosja", matematika VI

Kjo orë mësimi është përgatitur nga mësuesja Kristina Mile. "Pozicioni dhe zhvendosja" është pjesë e programit mësimor të lëndës matematikë, klasa e VI. Koha për realizimin e kësaj teme është 90 minuta.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE

Fusha: Matematikë     

Lënda: Matematikë    

Shkalla: III     

Klasa: VI

Mësuese: Kristina Mile

Tema mësimore: Pozicioni dhe zhvendosja - Diskutojmë së bashku + Zbulojmë ( 90 min)

Situata e të nxënit: Motivi

Rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore sipas temës mësimore:

● Lexon dhe vendos koordinatat në të katër kuadrantet.

● Parashikon ku do të ndodhet një shumëkëndësh pas një simetrie, zhvendosjeje ose rrotullimi 90°rreth njërit prej kulmeve te tij.


Kompetenca matematikore

● Dallon figurat dypërmasore dhe trupat trepërmasore, si dhe marrëdhëniet mes tyre.

Fjalët kyçe: Origjina, koordinatat, kuadrat, simetria, simetria në lidhje me një drejtëz boshtet e simetrisë, kulmi, kulmet paralel, pingul, kënd i ngushtë, kënd i gjerë, kënd më i madh se 180 gradë boshti i simetrisë, pasqyro pasqyrim rrotullo, rrotullim zhvendos, zhvendosje shndërrim në drejtim orar, në drejtim kundër orar. 


Burimet:

● Libri i nxënësit, faqja 121

● Përzgjedhje nga revistat dhe gazetat me pamje që ilustrojnë simetrinë.  

● Aparat fotografik digjital   

Lidhja me fushat etjera ose me temat ndërkurrikulare: Art pamor


Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve -PNP-

Parashikimi: Harta e konceptit:

Pyetje drejtuar nxënësve:

  • Cilët janë trupatgjeometrike që kemi mësuar?
  • Sa faqe ka një kub? Ponjë kuboid?
  • Sa faqe ka një piramidëtrekëndore?
  • Sa faqe ka një prizëm pesëkëndor?
  • Si vizatohet hapja e një kubi?
  • Po e një kuboidi? Po enjë prizmi?
  • Po e një piramide? 5’

Hyrje: Secili grupduhet të shohë pamjet në librin e nxënësit. U kërkoj të përpiqen ta përshkruajnë figurën sa më qartë që të munden. Ata duhet të imagjinojnë se po bëjnë një bisede telefonike me dikë, pamjen e të cilit nuk mund ta shohin, por që duan t'i bëjnë një kopje të saktë. Mund të përdor kutinë e fjalorit në dërrasë për t’i ndihmuar nxënësit me gjuhën. 


Njëri grup duhet t'i lexojë këto para klasës. Ndërsa lexojnë udhëzimet, përpiquni ta rikrijoni imazhin në minitabelë.


Ndërtimi i njohurive: Të nxënit me kombinime  25’

Ndërsa punojnë në çifte, udhëzoj nxënësit, të gjejnë një shembull të një motivi figurash kupërdoret simetria. Në vend të saj mund të gjejnë shembuj fotosh me motive që përdorin simetrinë (qoftë motive natyrore, ashtu edhe arkitekturore rrethshkollës). U them çifteve të përdorin këto motive për të krijuar afishe, ku të shpjegohen fjalët kyçe, të renditura në rubrikën “Shikim i përgjithshëm”.


Përforcimi: Rishikim në dyshe 10’ +  45’

Çiftet duhet t’i ndajnë afishet e tyre me klasën. Zgjedhim njërën afishe për ta shfaqur përgjatë kapitullit. Nxënësit mund ta përdorin këtë afishe dhe idetë e tyre për të plotësuar fjalorin në librin e nxënësit. Secili grup duhet të bëjë pyetje për një prej pesë përcaktimeve të veta rreth pozicionit të njerëzve në klasë. Për shembull: Kush është ulur në pikën (–3, +4)? Sa nxënës ka në kuadratin e parë?


Veprimtari shtesë: Nxënësit mund të gjejnë ngjashmëri motivesh në shtëpi, në vendet e tyre të kulteve fetare ose në vende të tjera që vizitojnë. Nxënësit mund të bëjnë plane të ngjashme të dhomave në shtëpi.


Komunikimi matematikor: Ndërsa nxënësit udhëzohen në veprimtarinë hyrëse, shënoni të gjitha fjalët kyçe që përdorin në minitabelë. Përfshij të gjitha fjalët që janë renditur më sipër.


Vlerësimi: intervistë me një listë treguesish; Vlerësoj nxënësit që kanë intuitë për  vendndodhjen dhe pozicioni e figurës me anë të simetrisë apo rrotullimit.


Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrim 1, 2 faqe 92 te fletë pune (lexohet dhe diskutohet kërkesa).

(Portali Shkollor)

6,851 Lexime
6 vjet më parë