“Prindërit nuk më trajtojnë si të rritur, çfarë të bëj?”

Në shtëpinë time nuk më dëgjojnë e as më trajtojnë si një të rritur. Çfarë të bëj që të më marrin më seriozisht?

Pyetja e adoleshentit: Në shtëpinë time nuk më dëgjojnë e as më trajtojnë si një të rritur. Çfarë të bëj që të më marrin më seriozisht?


Përgjigjja e specialistit:

Kjo ankesë është pasqyrimi i qartë i dualizmit më karakteristik në sjelljen e adoleshentëve: nga njëra anë ata tundin flamurin e autonomisë dhe të pavarësisë, nga ana tjetër, kërkojnë nga prindërit të njëjtën vëmendje që kishin kur ishin të vegjël.


Duhet ta pranosh që opinioni i prindërve dhe vëmendja e tyre është gjithmonë thelbësore për ty. Prindërit e tu do të befasohen në mënyrë të këndshme, kur t’u tregosh se ndihesh keq nga mënyra se si të trajtojnë apo kur t’u tregosh se ka ndryshuar pikëpamja jote për realitetin dhe t’u kërkosh që mos të të trajtojnë më si të vogël. Të jesh i/e sigurt që ata do të përpiqen për këtë dhe ti e do të ndihesh më mirë.


(Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS)


(Portali Shkollor)

2,270 Lexime
5 vjet më parë