Profil

Programimi, dega e së ardhmes preferencë edhe e vajzave! Eimi Zajmi: Kam marrë projekte nga Amerika dhe Suedia

Programimi është një degë përgjithësisht e preferuar nga djemtë por gjithnjë e më shumë po preferohet edhe nga vajzat. Një prej tyre është edhe 18 vjeçarja Eimi Zajmi, e cila ndjek shkollën profesionale për TIK, por punon edhe si programuese për kompani të huaja dhe shqiptare.

Eimi Zajmi, sapo ka mbushur 18 vjeç dhe prej më shumë se një viti punon si inxhiniere e pavarur softuerësh, me projekte brenda dhe jashtë Shqipërisë. 

Sekretet e programimit, Eimi i ka mësuar në shkollën profesionale publike në Tiranë, Hermann Gmeiner.

Edhe pse është ndër të paktat vajza në klasë që mëson për këtë profesion të dominuar nga djemtë, ajo ka arritur të spikasë edhe duke u vlerësuar në konkurse.


“Jam Eimi Zajmi, 18 vjeç. Jam në vitin e tretë dhe studioj për softuere inxhiniering. Nuk mendoj aspak se është vetëm një degë për djem. Edhe vajzat duhet të angazhohen në këtë degë që sjell fitime dhe është qejf. E mora idenë nga kushërira dhe më pëlqeu shumë kur më tregoi për aktivitetet dhe gjërat që bëhen në shkollë. Kam edhe një vit. Pastaj do vazhdoj universitetin po për këtë degë. Shkolla na ofron praktika profesionale me detyrim. Por dhe vete jam angazhuar për të bërë punë për kompani të ndryshme për jashtë dhe brenda. Si freelencer. Edhe pse jam më shkollë punoj si freelencer. Kam pasur fitime shumë të mira. Edhe shkollën e bëj edhe punën e bëj dhe kjo më pëlqen shumë. Unë bëj menaxhim detabazesh, web developing. Në klasën ku jam unë jemi vetem 8 vajza dhe 24 djem. Jemi shumë larg barazisë. Nuk është një gjë shumë e vështirë. Vitet e fundit shumë me shumë vajza po i bashkohen shkollës tone. Është nje degë qe po përqafohet nga vajzat”, tha Eimi për median.


Shkollën e nisi me skepticizëm por Eimi thotë se fitimet janë të mira dhe të ardhmen e shikon në programim dhe thotë se është shumë lumtur për zgjedhjen që ka bërë.


“Minimumi ka qenë 50 euro dhe maksimumi 100-200 euro. Janë shume ok se me mbulojnë shpenzimet e mia. Para ca ditësh morëm pjesë tek një projekt dhe morëm një çmim special inë dhe dy shoqet e mia. Kur nisa të bëja punën e parë nuk e besoja. U ndjeva shumë krenare për veten. Familja ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm qe te nisja shkollën profesionale. Në fillim doja te shkoja në gjimnaz të përgjithshëm ku iku dhe shoqëria ime. Sot jam e lumtur që ndoq profesionalen sepse sot jam më e rregulluar se shoqëria ime. Bëjmë lënde profesionale dhe normale. Kam punuar për një kompani në Amerikë. Kam bërë një faqe uebi për një kompani në Suedi. Këto kompani që kam punuar unë më kanë kontaktuar kua nëpërmjet linkedin”, tregoi 18 vjeçarja pwr njw media televizive. 



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,218 Lexime
5 muaj më parë