
Projekt kurrikular, klasa e dymbëdhjetë
Projekti në kuadër të ditës së anglishtes është realizuar nga mësuesit Xhevair Shaqiri dhe Bledar Gjana të shkollës së mesme “Havzi Nela”, Kukës.
Ashtu siç e kemi bërë traditë në shkollën tonë dhe për më tepër duke marrë shkas nga rëndësia që po i kushtohet çdo ditë e më shumë nga kurrikula e re e gjimnazit përvetësimit të gjuhës së huaj, edhe ne në këtë ditë të veçantë që përkon me 402 vjetorin e shkrimtarit dhe autorit më të madh në botë William Shakespeare, ditë kjo e tëra kushtuar mësimit të gjuhës angleze po ju prezantojmë projektin tonë:
"English we speak today, we owe to William Shakespeare!"
Faza e parë:
Njohje dhe prezantim i projektit.
Afati 18 - 26 Janar
Qëllimi i fazes I:
- Njohja e problematikës, prezantim i veprimtarive të mundshme, të domosdoshme për realizimin e projektit.
Faza e II dhe Qëllimi i saj:
- Si mund të festojmë Ditën e Anglishtes (*EnglishLanguage Day at UN 23 rd April)
- Si mund të festojmë "të mësuarit gjatë gjithë jetës"?
- Si mund të jeni pjesëmarrës?
- Ndarje e punës me grupe duke fiksuar objektiva të veçantë për secilën fushë kërkimi.




(Portali Shkollor)
Plan "PEI", për nxënësit me vështirësi në të nxënë
Si të shkruajmë një ese argumentuese?
Bisedë letrare, klasa e VI