Projekt kurrikular ndërlëndor, klasa e I
Mësuesja e klasës së parë në shkollën 9-vjeçare "Edith Durham" Aida Cela ka hartuar një projekt kurrikular ndërlëndor me temë “Të drejtat e fëmijëve”. Ju mund të shikoni se si është ndërtuar projekti hap pas hapi.
Shkolla 9-vjeçare “Edith Durham” Tiranë
Arsimi Fillor
Klasa e I
Projekt kurrikular ndërlëndor
Të drejtat e fëmijëve
Jepini fëmijës më shumë liri, le të vrapojë, le të kërcejë, le të jetë i lirë, le të luajë dhe të argëtohet, le të mos jetë asnjëherë qetësi. Ata kanë nevojë për një zemër të duruar, që t’i dëgjojë, për krahë të hapura që i pranojnë dhe duar të sjellshme që i drejtojnë.
Titulli i projektit: Të drejtat e fëmijëve
Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për qëllim të zhvillojë kompetencën e komunikimit dhe të shprehurit, të zhvillojë aftësinë e të punarit në grup për një qëllim të përbashkët, të zhvillojë kompetecën qytetare, bashkëpunimin me njeri-tjetrin, respektimin e mendimit dhe punës së shokut sipas individualitetit të gjithsecilit dhe përfundimin e projektit me sukses.
Rezultatet e të nxënit:
1- Njeh të drejtat e fëmijëve.
2- Liston disa të drejta të fëmijëve dhe diskuton për to.
3- Përdor ngjyrat, bojërat, aplikacionet për të shkruar të drejtat e fëmijëve.
3- Bashkëpunon në grup për realizimin e projektit.
4- Vlerëson punën e tij dhe të shokut.
5- Tregon se si ndihet gjatë projektit.
6- Prezanton projektin dhe rolin e tij në këtë projekt.
7- Vendos në dosje miniprojektin e vet me një të drejtë të shkruar, foto të printuar etj.
Shrirja në kohë e projektit
| Faza e parë | Faza e dytë | Faza e tretë |
|---|---|---|
| 1 orë 45 minuta | 2 orë 45 minuta | 1 orë 45 minuta |
Partnerët në projekt
Nxënësit e klasave të para të shkollës 9-vjeçare “Edith Durham”, mësueset e klasave të para dhe prindërit të cilët do të ndimojnë për sigurimin e bazës materiale.
Materialet që do të përdoren
Format A4, bluza të shkruara, ngjyra, bojëra, lapsa, fletë me ngjyra, tullumbace, balona, karton, foto të ndryshme… etj.
Numri i nxënësve që do të përfshihen në këtë projekt.
Të gjithë nxënësit e klasave të para të shkollës “Edith Durham”.
Burimet kryesore të informacionit
Konventa e të drejtave të fëmijëve, libri i Edukimit për Shoqërinë 1, biblioteka e shkollës dhe ajo personale, materiale nga interneti etj.
Përshkrimi i projektit
1-Faza e parë: Një orë 45 minuta në lëndën Edukim për shoqërinë.
Njohja me temën dhe ndarja në grupe. Përcaktimi i liderëve dhe ndarja e punës së gjithësecilit.
Njohja me Konventën e të Drejtave të Fëmijëve. Flasin për të drejtat bazike që duhet të ketë çdo fëmijë.
2-Faza e dytë: Dy orë 45 minuta në Gjuhë shqipe. Listojnë në grup të drejtat, tregojnë edhe disa përgjegjësi dhe detyra. Zgjedhin materialet që do të punojnë, format, ngjyrat dhe fillojnë punën.
3- Faza e tretë: Një orë 45 minuta ne Art pamor. Pasi puna e gjithesecilit ka mbaruar, përmblidhet në kartonin e përgatitur dhe prezantohet para prindërve, drejtuesve dhe mësuesve.
Përshkrimi i produktit të projektit.
Produkti do të jetë postera me të drejtat e fëmijëve, foto të ndryshme
| Fazat e projektit | Faza e parë | Faza e dytë | Faza e tretë |
|---|---|---|---|
| Datat | |||
| Orët | 1 orë 45 minuta | 2 orë 45 minuta | 1 orë e 45 minuta |
| Veprimtaritë | -njohja me temën -ndarja në grupe dhe diskutime -njohja me Koventën e të Drejtave të Fëmijëve -ndarja e bazës materiale dhe përgjegjësive të secilit | -përqëndrimi i bazës materiale në grup -listimi i të drejtave dhe e drejta individuale që do të punojë secili -mbarimi i punës nga secilin nxënës | -grupimi i punëve në një format të përbashkët -prezantimi i punës në projekt nga liderët dhe shprehja e një të drejte nga secili nxënës -minifestë në fund të projektit këngë dhe recitime |
| Vendi | Klasa | Klasa dhe biblioteka | Klasa ose salla e veprimtarive |
| Personat përgjegjës dhe partnerët | Mësueset e klasës së parë nxënësit | Mësueset e klasës së parë nxënësit | Mësueset e klasës së parë Nxënësit prindërit |
Materiali u përgatit nga mësuesja e klasës së parë në shkollën 9-vjeçare "Edith Durham"
(Portali Shkollor)
Teste të integruara për arsimin fillor dhe modele VANAF, viti shkollor 2024-2025
"Model projekti për panifikim mësimor dhe kualifikim profesional, për arsimin fillor" nga mësuesi Neritan Durro
Fletë pune në mbështetje të zhvillimit të aftësive të nxënësve me nevoja të veçanta nga Xhensila Kokoshi