REALIZIMI

Projekt me temë "Cikli i ujit"

Cikli i ujit është procesi i vazhdueshëm i qarkullimit të ujërave në natyrë, mbi dhe nën sipërfaqen e Tokës. Ky është projekti i prezantuar nga mësuese Mersida Ruçi, për klasën përgatitore.

Tema: "Cikli i ujit" 

Klasa përgatitore 


Cikli i ujit është procesi i vazhdueshëm i qarkullimit të ujërave në natyrë, mbi dhe nën sipërfaqen e Tokës. Ai gjendet në tri gjendje kryesore: i ngurtë (akullnajat), i lëngshëm (lumenjtë dhe oqeanet) ose i gaztë (avujt atmosferikë). Ndryshon në bazë të stinëve dhe kushteve klimaterike.


Rrezatimi diellor ngroh ujin e deteve dhe oqeaneve. Si rezultat, uji avullon dhe shndërrohet në avuj uji. Gjithashtu, një sasi më e vogël uji avullon edhe nga sipërfaqet e tjera ujore, si lumenjtë, liqenet, si dhe në disa raste, nga sipërfaqet e akullta dhe shtresat e dëborës. 


Këta avuj uji ngrihen drejt atmosferës, ku me rritjen e lartësisë dhe uljen e temperaturës, një sasi e avujve kondesohet, duke u shndërruar kështu në pikla të vogla uji, të cilat duke u bashkuar krijojnë retë. Në rastet kur procesi i kondesimit ndodh afër sipërfaqes së tokës, piklat e ujit bashkohen duke krijuar mjegull. Lëvizjet atmosferike i transportojnë avujt e ujit përreth Tokës. 


Gjatë transportimit, ndodh që retë përplasen me njëra tjetrën. Kjo përplasje çon në shpërbërjen e një pjese të resë, dhe nën ndikimin e gravitetit, piklat e ujit që formojnë renë bien drejt tokës në formën e reshjeve. Në bazë të temperaturave të mjedisit, këto rreshje mund të gjenden në formën e shiut, dëborës, breshërit. E gjitha kjo, përbën atë që quhet “Ciklin e ujit”, gjë që demostrohet në këtë projekt. 


Për ta realizuar këtë projekt mësuesja ka përdorur shumë elementë kreativë. Ka shfrytëzuar kafshët, si pjesë e natyrës, ujin, duke na prezantuar më një oqean apo det, dielli, i cili me anë të rrezatimit krijon avujt, botën nënujore, retë dhe shiun.

 



Përgatiti për publikim P.Shtini

Rezalizoi projektin mësuese Mersida Ruçi


Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

697 Lexime
1 javë më parë