PËRRALLAT E GJYSHES

Projekt "Përrallat e gjyshes"

Projekti "Përrallat e gjyshes", i hartuar dhe i realizuar nga mësuese Marilda Abedini e shkollës 9-vjeçare, Ibrahim Hima, Tiranë ka për synim njohjen e plotë të veprimtarisë së një përralle, duke shfrytëzuar njohjen gjuhësore, letrare dhe analitike.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi     

Lënda: Gjuhë shqipe        

Shkalla: III            

Klasa: VI                                                            

Tema: "Përrallat e gjyshes"

                    

                                                           Dy fjalë për projektin

Projekti do të konsiderohet si një model të foluri, përmes të cilit nxënësit do të parashtrojnë idetë dhe synimet e tyre për një punë që pritet të bëhet. Në lëndën e letërsisë, këto lloje projektesh, shihen edhe si pjesë e përpunimit të njohurive të marra përgjatë procesit të të nxënit. Në projekt, krahas synimeve, do të shënohen edhe rezultatet që priten të arrihen, hapat që duhet të ndiqen, koha kur do të kryhet, kush do ta kryejë, materialet që do të përdoren, buxheti që nevojitet, aktivitetet që do të kryhen, vlerësimi që do t’i bëhet etj.

Mbi të gjitha, ky projekt do të shihet si një veprimtari, e cila synon të përfshijë të gjithë nxënësit në punë të përbashkëta, rezultatet e të cilave do të jenë fryt i bashkëpunimit të nxënësve si pjesë e një grupi pune. Thelbi i projekteve kurrikulare, në fakt është edhe vetë origjinaliteti që do të sjellin nxënësit.


Synimi i projektit

-Synimi i këtij projekti është njohja sa më e plotë e veprimtarisë së një perralle, duke shfrytëzuar gjithë njohjen gjuhësore, letrare, studimore dhe analitike. 

-Të bashkëpunojmë për të sjellë në sytë e bashkëmoshatarëve shkrimtarët më në zë të perrallave më të bukura që kemi studiuar dhe dëgjuar.

 

Për të arritur këtë synim duhet:

- Të njohim termin ‘përrallë’.

- Të kërkojë dhe lexojë vepra të ndryshme  me përralla.

-Të diskutojë rreth mënyrës së tregimit të përrallave, shprehjeve tipike të tyre.

- Të hulumtojë në veprat e shkrimtarëve të huaj për të bërë një krahasim mes përrallave shqiptare dhe atyre të huaja.

- Të shkruajë duke reflektuar mbi përrallat e parapëlqyera, nëpërmjet sjelljes së personazheve dhe rëndësisë së tyre në jetën tonë.

- Të përgatisi video të ndryshme nga prindër dhe gjyshër gjatë momenteve të tregimit të një përralle. 

- Të shprehi përmes fjalës artistike, rëndësinë që kanë gjyshërit, prindërit në jetën e tyre.


Etapat e projektit

Puna për hartimin e një projekti mund të përshkruhet përmes etapave të mëposhtme:

• Titulli

• Qëllimi

• Synimet

• Objektivat

• Përshkrimi

• Përfituesit

• Kalendari i veprimtarive

• Bashkëpunimi

• Vlerësimi i projektit


Dy kompetencat kyçe që synohen të zhvillohen në veçanti me anë të këtij projekti:

1. Kompetenca e të nxënit

• demonstron shkathtësi funksionale në lexim-shkrim, në matematikë, në jetën e përditshme, në përmbushjen e kërkesave të ndryshme për kryerjen e një detyre apo aktiviteti dhe gjatë të nxënit të dijeve të reja në ndonjë fushë të caktuar mësimore;

• shfrytëzon, në mënyrë efektive, përvojat paraprake gjatë zgjidhjes së situatave të ndryshme në jetën e përditshme apo gjatë kryerjes së ndonjë detyre ose aktiviteti në ndonjë fushë të caktuar mësimore;

• përgatit me sukses një përmbledhje të dosjes personale (portofolit), me jo më pak se 900 fjalë, për vetëvlerësimin e përparimit të vet në një fushë mësimore të caktuar, veçon, në fund të përmbledhjes, disa çështje që vërtetojnë përparimin e vet dhe disa nevoja të domosdoshme për përmirësimin e avancimit të mëtejshëm;

• shfrytëzon, në mënyrë të pavarur dhe efektive, teknologjinë e informacionit dhe burime të tjera informacioni për të mbledhur materiale për zgjidhjen e një problemi apo detyre të caktuar, të cilat më pas i analizon, i klasifikon dhe i paraqet para të tjerëve përmes TIK-ut dhe ndonjë forme tjetër të shprehjes;

• kërkon dhe shfrytëzon në mënyrën e duhur këshilla dhe informacione për kapërcimin e vështirësive në të nxënë në një fushë të caktuar dhe, më pas, prezanton rezultatet e arritura;

• paraqet idetë personale para të tjerëve për mënyrën e zhvillimit të një aktiviteti te caktuar, duke dhënë mendime të argumentuara për rezultatet e pritshme (në formë skice, grafiku, vizatimi, shkrimi, vepre artistike etj.);

• shfrytëzon, në mënyrë të pavarur, udhëzimet e dhëna në ndonjë burim informacioni për të kryer një veprim, aktivitet, detyrë ose për të zgjidhur një problem që kërkohet prej tij, vlerëson vetë performancën dhe rezultatin e arritur, duke iu referuar qëllimeve fillestare (p.sh.: burime informacioni në libër, revistë, enciklopedi, internet, hartë, grafik, skicë, partiturë muzikore, skenar etj.).

2. Kompetenca digjitale

• përdor mjetet digjitale dhe mjediset informative duke përfshirë komunikimet në distancë për zhvillimin e njohurive;

• përdor mjetet digjitale për të përpunuar, krijuar, realizuar dhe demonstruar tema mësimore nëpërmjet pamjeve të filmuara apo të animuara;

• gjen, organizon, analizon, përpunon dhe përdor informacionin nga një shumëllojshmëri burimesh dhe mediash;

• zhvillon aftësitë krijuese, duke zbatuar njohuritë e marra në shkencën kompjuterike dhe mediat digjitale.


 KOMPETENCAT E FUSHËS SË GJUHËS SHQIPE PËR SHKALLËN III

1. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar

• merr pjesë në diskutime për tema të ndryshme, mbështet ose kundërshton një pozicion të caktuar, merr në konsideratë qëllimin, audiencën dhe situatën në një diskutim, si dhe përmbledh përfundimet e një diskutimi

• dallon karakteristikat e gjuhës së folur si një formë komunikimi, si dhe krahason përdorimet e kësaj gjuhe në shkollë dhe në komunitet;

• realizon prezantime të ndryshme me gojë, përdor strategjitë e duhura për të përmbushur qëllimin që ka dhe, për të tërhequr vëmendjen dhe interesin e audiencës, respekton kohën gjatë prezantimit;

• përdor TIK-un për të realizuar prezantime të ndryshme, sidomos në situata formale.

2. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme letrare dhe joletrare

• përdor strategjitë e të dëgjuarit dhe kupton tekste të llojeve të ndryshme;

• bën identifikimin e tipareve të formës e të përmbajtjes së teksteve;

• zbulon kuptimin e fjalës duke hetuar mbi origjinën e saj, analizon dhe interpreton kuptimet e dyta dhe të figurshme që merr fjala brenda një konteksti;

• përdor materiale udhëzuese dhe hulumton në leksikun e teksteve të ndryshme për të pasuruar fjalorin;

• analizon gjuhën e figurshme të tekstit;

• identifikon faktin dhe opinionin në tekste të ndryshme;

• identifikon mjetet që përdor folësi për ta bërë tërheqës ose të besueshëm të folurin e tij.

3. Të lexuarit e teksteve të ndryshme

• lexon në mënyrë aktive dhe kritike;

• përthith mirë dhe shpejt informacionin;

• kupton njohuritë që komunikon një tekst dhe i përdor në kontekste të reja;

• zbaton një sërë strategjish për të kuptuar tekstet që lexon;

• njihet me shumëllojshmëri tekstesh;

• zbulon interesat dhe prirjet e tij përmes leximit të teksteve të ndryshme.

4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale

• realizon hapat e përcaktuar dhe të domosdoshëm gjatë të shkruarit, përdor strategji të ndryshme për të planifikuar shkrimin e tij, organizon në mënyrë logjike mendimet dhe idetë,

• redakton shkrimin duke përdorur edhe mendimet e të tjerëve;

• shkruan qartë, me një stil vetjak dhe në mënyrë logjike, tekste për qëllime dhe për audienca të ndryshme;

• shkruan tekste të llojeve të ndryshme për qëllime personale dhe funksionale, duke zbatuar kriteret e domosdoshme për secilin lloj (formë);

• zbaton rregullat gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit në shkrimet e tij dhe në procesin e redaktimit;

• përdor materiale të ndryshme burimore që e ndihmojnë gjatë procesit të shkrimit.

• Rezultatet e të nxënit bazuar në kompetencat kyçe dhe kompetencat e lëndës së gjuhës shqipe: 


Nxënësi me anë të këtij projekti:

1. mëson të organizojë informacionin e librit dhe të librave e burimeve të tjera ndihmëse në organizues të ndryshëm grafikë a paraqitje vizuale në mënyrë që të mësojë se si të mësojë e të mbajë mend më gjatë informacionin e ri;

2. prezanton në grup një punë të realizuar në PowerPoint ose programe të tjera prezantimi;

3. përforcon njohuritë e marra në lëndën e gjuhës shqipe dhe në fusha të tjera që lidhen me temat mbi të cilat duhet të punojë;

4. zhvillon: aftësitë sipërmarrëse, aftësinë për të punuar në grup e për të marrë përsipër role, detyra, përgjegjësi; aftësinë për të shkruar bukur; aftësinë digjitale në njohjen dhe përdorimin e një programi kompjuterik për krijimin e posterave digjitalë; aftësinë e të menduarit në mënyrë kritike e krijuese dhe shpalos vullnet e kreativitet në realizimin e detyrave të kërkuara; 

5. vlerëson rëndësinë e anës estetike e artistike në realizimin e punimeve dhe zhvillon qëndrime pozitive e vlera, si: bashkëpunimi, dashuria për punën, miqësia etj.


Më poshtë po detajoj organizimin e punëve në hapa dhe orë të veçanta.

Hapi i parë

Paraqitja etemes se projektit dhe ndarja e grupeve të punës.

Klasa ndahet në aq grupe pune sa mësuesi/ja mendon se numri brenda grupit është i mjaftueshëm për të përballuar materialin.

Njëri prej nxënësve brenda çdo grupi, me pëlqimin e shumicës, zgjidhet kryetar i grupit dhe i jepen disa detyra:

- të merret me ndarjen e detyrave brenda grupit;

- të ndihmojë në çdo rast shokët kur hasin ndonjë vështirësi;

- të jetë personi kyç që në çdo çast do të komunikojë me mësuesin/en dhe do të raportojë për punën e kryer apo pengesat e hasura.

Duke komunikuar me njëri-tjetrin, nxënësit anëtarë të një grupi do të zgjedhin një autor të pëlqyer nga shumica e tyre. Autori mund të jetë shqiptar apo i huaj, por duhet të marrë miratimin e mësueses për t’u thelluar më tej.

Hapi i dytë

-Ndërtimi i projektit dhe synimet që duam të arrijmë me të.

-Secili prej grupeve në këtë fazë ka mbërritur me emrin e autorit më të pëlqyer, mbi të cilin do të punojnë per perrallat.

-Duke u konsultuar, gjatë kësaj ore do të kemi ndërtuar titujt e punës me projekte. P.sh., “Perrallat e gjyshes sime”. ( ose tituj te perafert)

Hapi i tretë

Përgjatë kësaj ore do të diskutojmë me grupet e punës mbi:

- kërkimet e kryera në bibliotekë apo libra te ndryshem mbi informacionet e vjela për temën e dhënë;

- kërkimet e kryera në internet;

- leximet e veprave të ngarkuara brenda grupit;

- nxjerrjen e shënimeve të nevojshme.

Hapi i katërt

Përgjatë kësaj ore do të merremi me:

- Skedimin e materialeve të marra nga burimet e pasqyruara më sipër për secilin grup pune.

- Ndërtimin e një pyetësori, drejtuar bashkëmoshatarëve, për të parë se sa veshtiresi kanë hasur ata gjatë hulumtimeve të materialeve.

Hapi i pestë

Përgjatë kësaj ore do të diskutojmë me grupet e punës mbi:

- Përfundimet e nxjerra pas grumbullimit te materialeve te ndryshme .

- Detyrat apo objektivat që na dalin pas këtij diskutimi.

- Përgatitjen, sistemimin dhe klasifikimin e materialeve.

Hapi i gjashtë 

Përgjatë këtij hapi do të diskutojmë me grupet e punës mbi:

- Përgatitjet e varianteve të para dhe diskutimet mbi këto punë në grupe të vogla.

Hapi i shtatë

Marrja e një vlerësimi paraprak nga mësuesi/ja për punët e kryera.

Hapi i tetë

Hedhja e të dhënave në kompjuter dhe sistemimi i materialeve të nevojshme.

Hapi i nëntë

Prezantimi i draftit përfundimtar përpara auditorit të përbërë nga nxënës, prindër, drejtues dhe mësues.

Grupi i synuar: Nxënësit e klasës së gjashtë.

Përfituesit nga projekti: Nxënësit e klasës së 6.

Partnerët : Nxënësit e klasës së 6, prindër, mësuesja e lëndës

Materialet: Libri Gjuhë shqipe 6, Interneti, laptope, videoprojektor, vepra të autoreve: G.Bushaka, O.Grillo, Andersen,Vëllezërit Grim.

Numri i nxenesve pjesemarres ne projekt: 24

Orë të planifikuara për projektin: Lënda gjuhë shqipe 

                                         (3orë x 45 minuta) 

Prezantimi i projektit 1 orë (drafti perfundimtar)              

Kohështrirja e projektit:  Tetor-Nentor-Dhjetor            

                                   


Bëhet ndarja e grupeve, jepen detyrat e fazës së parë të projektit dhe diskutohet në çdo grup për ndarjen e detyrave dhe roleve brenda grupit. Secili nxënës merr përsipër përgjegjësinë dhe punën individuale (ose në dyshe) që do të punojë.

• Grupi i parë:  Hulumton materiale të ndryshme rreth përrallave.

• Grupi i dytë: Hulumton rreth rëndësisë së tyre. 

• Grupi i tretë: Hulumton rreth lashtësisë së tyre.

• Grupi i katërt :Hulumton vepra të autorëve të ndryshëm që kanë shkruar përralla.

• Grupi i pestë. Filmon gjyshin, nënën gjatë tregimit të një përralle.

• Grupi i gjashtë. Krijime të ndryshme. Prezantim në PowerPoint, shpjegim, demonstrim modeli, diskutim.

                     


Ora 2/ Periudha 2         Paraqitja e produkteve/materialeve të fazës së dytë të projektit

• Paraqitja në grup e materialeve të dyta të përgatitura nga nxënësit sipas kërkesave të përcaktuara.

• Paraqitja e fotove dokumentuese të punës në grup dhe arkivimi i tyre.

• Shpjegimi i procesit të punës në grup , reflektim, diskutim dhe vlerësim gojor pozitiv/konstruktiv i punës së çdo anëtari.

• Dhënia e detyrave të periudhës III.

• Vlerësimi individual dhe i punës në grup i materialeve të punuara nga nxënësit.

• Këshillimi dhe dhënia e sugjerimeve për përmirësim.

Prezantim gojor i materialeve vizuale, shpjegim, diskutim, 

Mbajtje shënimesh Grupet e nxënësve

Grupet e nxënësve & mësuesja


                                                                                   

                                                                            

 Ora 3/ Periudha 3 Paraqitja e produkteve/materialeve të fazës së tretë  të projektit

• Përgatitja e mjedisit ku do të shpalosen punimet dhe ndarja e detyrave.

• Paraqitja në grup e materialeve të fundit (posterat digjitalë) të përgatitura nga nxënësit sipas kërkesave të përcaktuara.

• Paraqitja e fotove dhe videove dokumentuese të punës në grup dhe arkivimi i tyre.

• Shpjegimi i procesit të punës në grup, reflektim, diskutim dhe vlerësim gojor pozitiv/konstruktiv i punës së çdo anëtari.

• Vlerësimi individual dhe i punës në grup i materialeve të punuara nga nxënësit.

Prezantim gojor i materialeve vizuale, shpjegim, diskutim.

Mbajtje shënimesh Grupet e nxënësve



Kriteret e vlerësimit

MINIMALE: (NOTA 5)

- Përgatit materialin e kërkuar me gojë ose me shkrim dhe e paraqet (dorëzon atë në afatet e kërkuara).

MJAFTUESHËM: (NOTA 6)

- Trajton temën e kërkuar duke përdorur informacionin e dhënë dhe respekton kriteret e kërkuara (me shkrim elektronik, jo më pak se 2 faqe e shkruar dhe paraqitje me gojë jo më shumë se 5 minuta).

MESATAR: (NOTA 7)

- Shtjellon argumentin e kërkuar nga tema dhe respekton afatet dhe kriteret e vendosura më sipër.

MIRË: (NOTA 8-9)

- Përdor shembuj dhe citime nga bibliografia e rekomanduar, që shërbejnë për trajtimin e temës.

- Rendit qartë dhe logjikisht materialin.

- Përdor një gjuhë korrekte dhe pa gabime.

SHUMË MIRË: (NOTA 10)

- Ka origjinalitet në trajtimin e temës.

- Përdor saktë dhe me korrektësi bibliografinë.

- Përdor një gjuhë të qartë dhe pa gabime.



Materialin e plotë mund ta shkarkoni më poshtë


(Përgatiti: Mësuese Marilda Abedini (Begu); Portali Shkollor)

20,342 Lexime
5 vjet më parë