HARTIMI I NJË PROJEKTI

Projekti "“75 vjetori i çlirimit të atdheut”

Mësuesja Violeta Kuqi harton projektin “75 vjetori i çlirimit të atdheut”. Projekti i realizuar për vitin shkollor 2019-2020, I takon klasës së katërt, shkolla 9-vjeçare, Sulë Harri, Elbasan.

Mësuesja Violeta Kuqi harton projektin “75 vjetori i çlirimit të atdheut”. Projekti i realizuar për vitin shkollor 2019-2020, I takon klasës së katërt, shkolla Sule Harri, Elbasan.


PËRSHKRIMI I PROJEKTIT

ARSYJET E ZGJEDHJES SË KËTIJ PROJEKTI

a. Populli shqiptar është një popull heroik, trim, i besës, i sakrificës që kurrë nuk e ka duruar armikun. Një popull që çlirimin e Atdheut e arriti me forcat e tij;

b. Në këtë luftë për çlirim dhanë jetën bijtë dhe bijat më të mira të kombit;

c. Që të nguliten sa më mirë ngjarjet nga lufta, kontributi i popullit, vlerat e larta kombëtare, njohja më e thellë dhe më

e gjerë e historisë së popullit shqiptar për çlirimin e Atdheut, është e domosdoshme zhvillimi i punës me projekte.

d. Projekti u jep mundësi nxënësve që të punojnë në grup, individ dhe me tërë klasën.

e. Ky projekt i jep mundësi mësueseve që të bashkëpunojmë me njëri- tjetrin.


Hartimin  e plotë të projektit e gjeni  më poshtë.

(Violeta Kuqi; Portali Shkollor)

8,237 Lexime
4 vjet më parë