
Projekti “Harmonia e Natyrës 2024” – Shkencë, edukim dhe pasion për mjedisin nga mësuesi Mentor Kovaçi
Projekti “Harmonia e Natyrës 2024”, i zhvilluar nga Mentor Kovaçi dhe nxënësit e shkollës “Qamil Metalia”, Has, promovon edukimin mjedisor dhe kompetencat STEM përmes bashkëpunimit ndërkombëtar në rrjetin eTwinning dhe është pjesë e konkursit SCIENTIX.
Titulli i projektit: Harmonia e Natyrës 2024
Projekti realizuar nga: Mentor Kovaçi dhe nxënësit e shkollës “Qamil Metalia”, Has
Projekti “Harmonia e Natyrës 2024” është një nismë gjithëpërfshirëse e zhvilluar në kuadër të rrjetit eTwinning, që synon të promovojë ndërgjegjësimin mjedisor, edukimin shkencor dhe bashkëpunimin ndërkulturor. Ky projekt është pjesë e aktiviteteve të Vitit Evropian të Kompetencave dhe është integruar në mënyrë të plotë në kurrikulën STEM/STEAM, duke ndërthurur lëndë si Matematikë, Gjeografi, Art, Informatikë, Shkenca Natyrore dhe Inxhinieri.
Nxënësit e përfshirë në projekt janë angazhuar në vëzhgime shkencore të dukurive natyrore, shkëmbim përvojash me bashkëmoshatarë nga vende të ndryshme, si dhe në aplikimin e teknologjisë dhe përdorimin e gjuhëve të huaja për të komunikuar dhe ndarë ide novatore. Projekti është prezantuar me sukses në një konferencë ndërkombëtare, dhe aktualisht është në proces për të marrë pjesë në konkursin SCIENTIX, që do të zhvillohet në muajin Qershor.
Projekti është konceptuar dhe udhëhequr nga Mentor Kovaçi, mësues i Histori-Gjeografisë në shkollën “Qamil Metalia” në Has, Ambasador i SCIENTIX dhe Koordinator i rrjetit eTwinning në Shqipëri. Me një përvojë të pasur në fushën e arsimit, Z. Kovaçi ka marrë pjesë në dhjetëra projekte kombëtare dhe ndërkombëtare që promovojnë edukimin mjedisor, përdorimin e teknologjisë në mësimdhënie dhe zhvillimin e kompetencave të shekullit XXI. Ai është një model i përkushtimit ndaj inovacionit në arsim dhe një zë i rëndësishëm në promovimin e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e natyrës dhe qëndrueshmërinë.
Projektin e gjeni më poshtë në formatin PDF
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
“Udhëtim në Dibrën turistike”, një projekt i mrekullueshëm nga mësuesja Ana Skuka dhe nxënësit e Melanit
Modele Testesh për Arsimin Fillor për të tria periudhat, viti shkollor 2024-2025
Anglisht dhe gjuhë shqipe, testet e vitit të kaluar