Marrëdhënie

Pyetjet që mund t’ua bëjnë prindërit mësuesve në mbledhjen e parë për këtë vit të ri shkollor

Fëmijët e shpenzojnë gjysmën e ditës së tyre në shkollë dhe patjetër është e rëndësishme të dini si po shkojnë ata, jo vetëm nga ana mësimore, por edhe sociale. Ndërkohë duke komunikuar me mësuesit, për këta të fundit puna bëhet më e lehtë dhe kështu bashkëpunimi funksionon në mënyrën e duhur qysh në fillim.

Mbledhjet me Prindërit janë një mënyrë shumë e mirë për të ditur më shumë rreth fëmijës tuaj. Fëmijët e shpenzojnë gjysmën e ditës së tyre në shkollë dhe patjetër është e rëndësishme të dini si po shkojnë ata, jo vetëm nga ana mësimore, por edhe sociale. Ndërkohë duke komunikuar me mësuesit, edhe për këta të fundit puna bëhet më e lehtë dhe kështu bashkëpunimi funksionon në mënyrën e duhur qysh në fillim të vitit shkollor.


Prindër, këto janë 10 pyetjet e përgjithshme që mund t’i bëni në mbledhjen e parë me mësuesit e fëmijëve tuaj:


  1. Cilat lëndë i duken më interesante fëmijës tim? A ka ndonjë lëndë të preferuar? 
  2. A ju duket se ka ndonjë lëndë që nuk e pëlqen? Ndonjë arsye pse?
  3. A është fëmija im në gjendje të përballojë kurrikulën? A ka diçka me të cilën ai/ajo po rri i/e tërhequr në këtë drejtim?
  4. Si mund ta ndihmoj nga shtëpia? A ka diçka konkretisht që mund të bëj për ta ndihmuar atë të përmirësohet?
  5. A është fëmija im i lumtur në shkollë? A ka bërë miq?
  6. A merr pjesë me dëshirë në aktivitetet e klasës? Apo duhet të inkurajohet që të marrë pjesë?
  7. A flet ai/ajo lirshëm dhe me siguri në vete kur është në klasë?
  8. A i ndan ai/ajo me kënaqësi gjërat apo ndryshon me bashkëmoshatarët e tij?
  9. Ndonjë vështirësi tjetër që ai/ajo ka në shkollë?
  10. Cilat tema kryesore do të trajtohen këtë vit?



Këto pyetje do t'ju ndihmojnë të përcaktoni forcat dhe dobësitë, pëlqimet dhe mospëlqimet e fëmijës tuaj. Të gjithë ne duam të sigurojmë që fëmijët tanë të jenë sa më mirë në shkollë nga ana mësimore por edhe ajo shoqërore. Dhe nëse mund të haset ndonjë problem, është mundësia për t’i trajtuar më herët, ose për t’i parandaluar, gjithmonë duke u komunikuar mes prindërve dhe mësuesve. 



Nanila Allkja Biçaku

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,212 Lexime
1 vit më parë