Raimonda Sino: Klasa e tretë dhe gjithëpërfshirja, çelësi i suksesit në Arsimin Fillor

Mësuesja Raimonda Sino sjell një material mbi gjithëpërfshirjen në klasën e tretë, shoqëruar me planin ditor, fletën e punës “Udhëtimi i pikës së ujit” dhe kartat me figura e etiketa. Një kombinim i shpjegimit teorik me mjete konkrete për të mbështetur të nxënit sipas nevojave të çdo nxënësi.

Çdo fëmijë hyn në klasë me botën e tij unike, me mënyrën e vet të të menduarit dhe me ritmin e tij të të nxënit. Për ne si mësues të arsimit fillor, gjithëpërfshirja nuk është thjesht një udhëzim, por një filozofi e përditshme pune,të krijojmë një mjedis ku asnjë nxënës të mos ndihet i padukshëm apo i lënë pas.


Në këtë frymë përkushtimi, puna jonë e përditshme  përqendrohet te parimet e Modelit Gjithëpërfshirës të të nxënit, me fokus te klasat e treta: Nga "Mësoj të lexoj" në "Lexoj për të mësuar".


Pse pikërisht klasa e tretë në "oqeanin e Gjithëpërfshirjes"?


Kur vëzhgojmë me vëmendje ecurinë e fëmijëve, e kuptojmë se klasa e tretë është një urë e rëndësishme kalimi:

  • Nga "Mësoj të lexoj" në "Lexoj për të mësuar": Në klasë të parë dhe të dytë nxënësit mësojnë mekanizmin e lexim-shkrimit (dekodimin). Në klasën e tretë, leximi kthehet në mjetin kryesor për të kuptuar të gjitha lëndët e tjera, si Matematikën apo Diturinë e natyrës.
  • Të kapim çdo vështirësi në kohë: Nga vëzhgimet tona të përditshme mbi lexim-kuptimin, kuptojmë se në këtë moshë diferencat individuale bëhen më të dukshme. Përmes gjithëpërfshirjes, ne ndërhyjmë që në hapat e parë, në mënyrë që askush të mos përballet me pengesa kur ngarkesa mësimore të rritet në klasat më të larta.
  • Të respektojmë larminë e të nxënit: Fëmijët mësojnë në rrugë të ndryshme: disa janë më vizualë, të tjerë kanë nevojë për dëgjim apo për veprim praktik. Gjithëpërfshirja na udhëheq për t'iu përgjigjur nevojave specifike të secilit fëmijë.


Si e jetojmë gjithëpërfshirjen gjatë orës së mësimit?


Për t'i dhënë hapësirë çdo nxënësi në klasë, ne e ndërtojmë mësimin mbi tre shtylla të gjithanshme:

  • Prezantim i shumëllojshëm: Nuk mbështetemi vetëm te teksti i shkruar. Përdorim figura, objekte konkrete, harta konceptesh dhe mjete vizuale digjitale si Canva, në mënyrë që informacioni të jetë i kapshëm për të gjithë.
  • Mundësi të ndryshme shprehjeje: U japim mundësi fëmijëve të tregojnë atë që kuptuan sipas mënyrës ku ndihen më të sigurt: me gojë, me vizatim, me fletë pune të përshtatura apo përmes lojërave interaktive në Wordwall e Kahoot.
  • Angazhim dhe bashkëpunim: Nxisim punën në grupe dhe modelin e bukur të "nxënësit mentor", ku fëmijët mësojnë të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të rriten bashkë me frymën e solidaritetit.



Një Shembull Praktik: "Udhëtimi i Pikës së ujit"


Në lëndën Gjuhë shqipe, kur zhvillojmë temën “Udhëtimi i Pikës së ujit”, gjithëpërfshirja duket qartë në çdo hap të orës. Në vend të pyetjeve uniforme për të gjithë, ne përdorim Fletë Pune të Diferencuara në tre Nivele, ku secili nxënës gjen sfidën e duhur për mundësitë e tij:

 

Përmbledhje

Gjithëpërfshirja nuk është thjesht një metodë mësimdhënieje, por përkujdesje dhe dashuri për profesionin. Përmes shkëmbimit të fletëve të punës dhe vlerësimit të çdo hapi të vogël që bën nxënësi, ne garantojmë se çdo fëmijë në klasat tona të treta e ndjen gëzimin e të nxënët dhe të suksesit individual.



KLASA E TRETË DHE GJITHËPËRFSHIRJA


PLANI DITAR - GJITHËPËRFSHIRJA


FLETA E PUNËS UDHËTIMI I PIKËS SË UJIT


KARTAT ME FIGURA/ ETIKETAT



© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

367 Lexime
5 orë më parë