mënyra e vlerësimit të nxënësve

Rekomandimet për vlerësimin përshkrues në Republikën e Maqedonisë

Prej klasës së I deri klasën e III nxënësit vlerësohen me vlerësim përshkrues, ndërsa prej klasës së IV deri në klasën e VI me vlerësim të kombinuar dhe prej klasës së VII deri në klasën e IX nxënësit vlerësohen me vlerësim numerik-nota.

Duke e ditur se procesi i mirëfilltë edukativo-arsimore nuk mund të paramendohet pa përcjellje dhe vlerësim, për të arritur synimet e planifikuara më parë. Ky sistem i verifikimit dhe vlerësimit të arritjeve të nxënësve është komponent integrale e sistemit arsimor dhe i shërben atij t’i arrijnë qëllimet e veta. Prandaj mund të potencojmë se nuk është e rastësishme mënyra e vlerësimit dhe e notimit të nxënësve pasi është e rregulluar me rregullore të veçanta ligjore.


Dekadës së fundit ndodhën shumë reforma në sistemin arsimor, një ndër ndryshimet ishte edhe mënyra e vlerësimit të nxënësve. Në shkollat fillore në Republikë e Maqedonisë vlerësimi realizohet në tre lloje dominatete edhe atë: Prej klasës së I deri klasën e III nxënësit vlerësohen me vlerësim përshkrues, ndërsa prej klasës së IV deri në klasën e VI me vlerësim të kombinuar dhe prej klasës së VII deri në klasën e IX nxënësit vlerësohen me vlerësim numerik-nota.


Koncepti i vlerësimit të nxënësve definohet si veprim i përcjelljes dhe kontrollimit të zhvillimit dhe përparimit të nxënësve në procesin edukativo-arsimor  dhe në bazë të asaj do të përcaktohet niveli i të arritjeve të nxënësve.


Ndryshimi i ligjit solli edhe realizimin i vlerësimit përshkrues, ku arsimtarët hasën vështirësi, ku edhe sot e kësaj ditë ballafaqohen me ngarkesë dhe punë të shumta administrative, ndërsa sa u përket prindërve edhe pse ka kaluar një dekadë ende nuk mund të pranojnë këtë lloj vlerësimi, gjithmonë  haset skepticizmi i tyre.


Hulumtimi që u realizua ka pasur qëllim që të vërtetohet, analizohet dhe të pohohet gjendja ekzistuese e vlerësimit përshkrues, mangësitë dhe përparësitë  duke përfshirë edhe llojet e vlerësimit edhe atë vlerësimin e kombinuar dhe notimin e arritjeve të nxënësve në shkollat fillore në R. E Maqedonisë dhe në bazë të informatave të fituara të jepen kontribute për përmirësimin e gjendjes,gjegjësisht të eliminohen anët negative dhe të forcohen anët pozitive ose të ryshqyrtohent edhe një herë mënyra e vlerësimit përshkrues nga institucionet përkatëse.


Vlerësimi përshkrues në  sistemin e verifikimit  të të arriturave të nxënësve është komponent integrale e sistemit arsimorë dhe i shërben atij që ti arrije qëllimet edukativo-arsimore. Në bazë të punimit konkretisht të këtij hulumtimi subjektet e përfshirë japin të dhëna, sugjerime, shumica prej tyre kanë qëndrime plotësisht të drejta dhe të arsyeshme.


Vlerësimi, si segment i rëndësishëm i këtij sistemi duhet të përcillet në çdo hap  të veprimtarisë  didaktiko-mësimore, prandaj  vlerësimi përshkrues është më efektiv  sepse gjatë çdo ore mësimore mësimdhënësit duhet të vlerësojnë  nxënësit  dhe ato rregullisht arsimtarët duhet ti shënojnë në ditarin personal të tyre për të ditur se sa nxënësit e kanë aftësuar materialin apo temat e zhvilluara, sa ka qenë vetë arsimtari i suksesshëm në realizimin e qëllimeve të planifikuara më parë me një fjalë e vetëvlerëson punën e tij  dhe njëkohësisht  i korrigjon lëshimet  e bëra.


Duke patur parasysh ndërlikueshmërin që paraqet përcjella, vlerësimi i diturive, aftësive, shkathtësive dhe shprehive, gjithashtu  njëkohësisht duke patur parasysh kushtet dhe rrethanat në të cilën zhvillohet procesi mësimor në shkollat tona, duhet të kemi mirëkuptim edhe ndaj gjendjes faktike të funksionimit të vlerësimit dhe notimit në përgjithësi si proces.


Duke u bazuar në faktet se rezultatet e këtij hulumtimi empirik treguan se ka  mangësi dhe përparësi  të pranishme gjatë realizimit të këtij procesi në praktikë nuk duhet shikuar realitetin objektiv me aq sy kritik dhe nuk duhet të jemi aq pesimist  edhe pse viteve të fundit  bëhen përpjekje të mëdha për reforma dhe inovacioneve pozitive në procesin e vlerësimit të nxënësve. Gjithashtu nga  grumbullimi i të dhënave, informacioneve janë nxjerr shumë  konkluzione të cilat japin informacione të ndryshme, hapin shumë pyetje dhe sugjerojnë në shumë vendime nga të cilat pjesa më e madhe janë të arsyetuara, sikurse mendimet dhe qëndrimet e subjekteve që janë  bartës kryesor të këtij procesi duhet të meren parasysh, andaj sistemi i këtillë do të  funksiononte shumë më mirë dhe efikas, për këtë vijojnë propozimet dhe rekomandimet të cilat janë pjesë përbërëse e lëndës së hulumtimit.


Rezultatet e hulumtimit  paraqiten në shkallët të lartë, sfidojnë në përfundimin se në shkollat fillor, arsimtarët dhe prindërit  nuk preferohet vlerësimi përshkrues por  vlerësimi numerik në bazë  të kritereve dhe standardeve, sepse është më i lehtë dhe më i preferuar nga mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit, e cila në hulumtimin tonë duke u mbështetur në hipotezën e përgjithshme rezulton dukshëm në pohimin   e cila vërtetohet në këtë punim.


Se ekzistojnë dallime në realizimin e vlerësimit përshkrues, numerik dhe vlerësimin e kombinuar, të dhënat tregojnë qartë se vlerësimi përshkrues realizohet me fjalë gjegjësisht, përshkrimet e aktiviteteve të nxënësve sipas qëllimeve dhe të të arriturave, paraqet dukshëm mbingarkesë për mësimdhënësit, lodhje, nuk është i kuptueshëm nga nxënësit, veçanërisht në ciklin e parë apo periudhën e parë të shkollimit fillor (Kl : I-II-III-ta).


Prindërit nuk janë edhe aq të interesuar sepse në të shumtën e rasteve parashtrojnë pyetje dhe kërkojnë të njëjtat t'i konfirmojnë arsimtarët me numër. Vlerësimi i kombinuar është lloj i vlerësimit i cili realizohet edhe me shkrim edhe me numër, nuk do të thotë se arsimtarët, prindërit dhe nxënësit nuk e preferojnë sepse është si proçes më i lehtë në krahasim me vlerësimin përshkrues, gjithashtu edhe për prindërit edhe për nxënësit sepse nuk i befason pastaj nota. Më i preferuar nga të gjithë subjektet të përfshirë në hulumtim është notimi numerik.


Arsimtarëve u shërbejnë dukshëm dhe u ndihmon dosja (portolioja) profesionale dhe udhëheqja e dosjes së nxënësve, ku grumbullohen të dhënat si dëshmi. Dosjet paraqesin pasqyrë reale për çdo nxënës më së paku për një vit shkollor.


Me vlerësimin përshkrues shprehen realisht të arriturat cilësore dhe sasiore në suksesin e nxënësve. Ku me anë të vlerësimit përshkrues shprehen realisht të arriturat e nxënësve në përgjithësi, si dhe individualisht duke i përcjellë në mënyrë permanente.


Vlerësimi përshkrues nuk është i kënaqshëm dhe nuk përkrahet-preferohet nga pjesa më e madhe e arsimtarëve dhe e prindërve, për arsye se nga përvojat arsimore është punë e ndërlikuar, merë shumë kohë ashtu që ngelën pak kohë për planifikimet tjera profesionale, përgatitjen dhe zbatimin mjeteve tjera mësimore për realizimin më efikas të procesit mësimor.


Por jo vetë arsimtarët, vlerësimin përshkrues nuk preferohet edhe nga prindërit bazuar në hulumtimin tonë sepse  një numër i prindërve nuk mund ti dallojnë dhe kuptojnë nivelet e të arriturave të fëmijëve në raste të shpeshta zhgënjehen në informimin me shkrim ( për suksesin e fëmijëve) bazuar në tekst. Ajo që befason më së shumti kur kalojnë në vlerësim të kombinuar (periudhën e gjysëmvjetorit të parë dhe në fund të vitit shkollor për klasën e IV,V dhe VI-të) kur vlerësohen me notim numerik që të kenë pasqyrë më të qartë në bazë të notës.


Nga i gjithë ky hulumtim konkludojm, se vlerësimi përshkrues nuk është faktor stimulimi për punën e nxënësve edhe prezantohet në bazë të shenjave, simboleve të preferuara për motivim, nxitje të cilat si çështje nuk mjaftojnë, nuk japin shumë inkurajim, nuk i plotësojnë kërkesën e dëshirës së nxënësve krahasuar me notimin numerik e cila sikur ka vlerë më objektive tek nxënësit dhe ngrit elanin për punën e mëtutjeshme, por mbi të gjitha vlerësimi numerik do të jetë më i duhuri edhe sipas preferencave të prindërve dhe arsimtarëve duke u mbështetur në kriteret e parapara sipas standardeve.


Për të formuar një ide sa më të qartë dhe sa më të plotë, të kompletuar në aspektin e vlerësimit përshkrues të përparësive dhe mangësive në qasjen e praktikave shkollore, duhet të hartohen modele mbi bazën e të cilave të gjykojmë për rolin, rëndësinë, arsyet dhe funksionin e vlerësimit përshkrues. Të dhënat e fituara dhe argumentet që mbështesin problemin tonë të kërkimit janë arsyetuara në këtë shkrim.


Është e rëndësishme  të theksojmë se nuk janë të paraqitura të gjitha propozimet, mendimet dhe idetë me të cilat jam ballafaquar gjatë realizimit të këtij hulumtimi, por veçohen ata që janë ngushtë të lidhur me rezultatet e hulumtimit:( të tjerat bazohen në shënime, pyetje të ndryshme për të cilat duhet gjatë të diskutohet).


Konstatimi im bazuar në punimin kryesorja është se janë arritur rezultatet nga ajo që është pritur.


Me qëllim që të tejkalohet gjendja në fushën e vlerësimit përshkrues, gjegjësisht të mënjanohen dobësitë në funksionimin e këtij drejtimi dokimologjik dhe duke i shfrytëzuar njohurit nga hulumtimi ynë do të dëshironim t’i japim vetëm disa porosi.


Porosia jonë e përgjithshme është: 

Institucionet kompetente për arsimin në Republikën e Maqedonisë, është e nevojshme të shqyrtojnë edhe një herë, vlerësojnë punën dhe rolin e  vlerësimin përshkrues në periudhe prej një dekade duke nxjerr përparësitë dhe anomalit e vlerësimit dhe pastaj të  ridefionojnë  edhe një herë duke u bazuar në sistemet arsimore bashkëkohore por duke patur parasysh kushtet dhe llojin e shkollimit në vend.

Realizimit të kësaj porosie i parashtrohen edhe këto qëndrime:

  • Edhe pse vlerësimi përshkrues është akt i kryer me ligjor për realizimin në shkollat fillore nëntëvjeçare mirëpo ka nevojë për përgatitjen e Rregullore së re për  ndryshimin e vlerësimin përshkrues me ndonjë model të përafërt tjetër për  ridefinim të mënyrës  së interpretimit i cili  mund të interpretohet në forma tjera: instrumente, përqindje, alfabetik, shkallën e vlerësimit, me çka lehtësohet puna e arsimtarëve si administrator dhe do të notohen në zhvillimin profesional të tyre, rezultatet e nxënësve, një pasqyrë më të qartë për prindërit për suksesin e fëmijëve të tyre  e cila ndihmon në ngritjen e kualitetit të procesit edukativo-arsimor nëpër shkolla.
  • Në Republikën e Maqedonisë duhet të motivohen arsimtarët, stimulohen që në vazhdimësi të përparojnë me ndryshimet që ndodhin.
  • Vlerësimi të realizohet me anë të aktiviteteve të shumta mësimore “ në kohën e duhur”të të siguroj informata kthyese mbi rezultatet e përbashkëta.
  • Vlerësimi përshkrues është mjaft i dobishëm për nxënësit, por i rëndë dhe i vështirë për arsimtarët dhe kërkon shumë aktivitete dhe për numrin më të madh të prindërve i pa kuptimtë, prandaj duhet të reduktohet numri i nxënësve në klasa i cili duhet të arriji deri më 15 e jo më shumë, ndërsa sa u përket  nga ana e prindërve arsimtarët të kenë bashkëpunim më të madh dhe sqarime më të hollësishme duke filluar nga viti i ri shkollore dhe sqarimin e kritereve dhe standardeve për notim dhe sqarimin e qëllimeve mësimore për çdo lënë mësimore që duhet të arrijnë fëmijët e tyre ( sugjerohet që këto qëllime të jepen edhe të printuar nga ana e mësuesve).
  • Vlerësimi përshkrues nga ana e arsimtarëve  të  ketë për qëllim  që të dalin anët e forta  dhe të evitohen anët e dobëta dhe vështirësitë konkrete që kanë nxënësit në çdo lëndë mësimore. 
  • Prandaj në praktik si i tillë  vlerësimi përshkrues  realizohet në kohën e nevojshme, por më lëshime, ku një numër i  arsimtarëve vlerësimin përshkrues e realizojnë  si domosdoshmëri  ku i përmbahen vetëm kërkesave ligjore, ndërsa shumë pak profesionale çka do të thotë nuk bëjnë aq sa duhet   përcjellje ,kontrollimin, vlerësimin e nxënësve.  Prandaj janë në disa raste konfuz  për plotësim të  listat evidentuese, dëftesat të cilat janë në formë modeli  të shabllonizuar  për kategoritë e nxënësve .
  • Arsimtarëve tu reduktohet puna administrative me qëllim që të kenë më shumë kohë për përgatitjes së punës profesionale.
  • Siç e pamë edhe nga hulumtimi  një numër madh i  prindërve nuk pajtoheshin me  vlerësimi përshkrues  sepse nuk i kuptojnë shumë qartë  listat evidentuese ,dëftesat. 
  • Prindërit  duhet të jenë pjesë e  veprimtarisë edukative-arsimore, si dhe  faktor kryesor në aktivitete  dhe jetë dhe punën në shkollë. 
  • Të realizohen seminare apo trajnime, tribuna, broshura për prindërit në çdo fillim të vitit shkollor për qëllimet e çdo lënde mësimore duke u bazuar në kriteret dhe standardet.
  • Vlerësimi përshkrues të realizohet në kontuinintet, shkurt, qartë, e jonë mënyrë të shabllonizuar dhe të zgjeruar.
  • Vlerësimi përshkrues që të kuptohet nga nxënësit të futet edhe ai numerik për ciklin e parë të shkollimit, që do të shërbej për stimulim të nxënësve.

Mendojmë se edhe pse ka tendenca të mëdha në përmirësimin e notimit nëpër shkollat, për momentin pritshmëria arrihet me shumë vështirësi.


Hulumtimi i realizuar me qëllim të përgatitjes së punimit të magjistraturës  dhe mund të paraqet nxitje, shkak për ndonjë hulumtues në të ardhmen për ndryshimet dhe problemet e paraqitura në shkolla të ndryshme, të cilat disa kufizime në këtë hulumtim mund të motivojnë disa hulumtime të përafërta për sa i përket komponentës së vlerësimit.


(Rabije Osmani, Portali Shkollor)

6,575 Lexime
6 vjet më parë