
“Roli i elementëve kimik në jetën e përditshme”, projekt lëndor në Kimi X
Mësuesja Klodiana Kurti zhvilloi projektin “Roli i elementëve kimik në organizmin e njeriut dhe në jetën e përditshme” me nxënësit e klasës së dhjetë, për të nxitur kërkimin shkencor dhe lidhjen e kimisë me jetën praktike përmes punës në grup dhe mendimit kritik. Projektin e gjeni të plotë më poshtë.
Punoi: Klodiana Kurti
Mësuese kimie, shkolla e mesme "Ismail Qemali", Tiranë
Projekti i mëposhtëm me titull “Roli i elementëve kimik në organizmin e njeriut dhe në jetën e përditshme”, i zhvilluar në kuadër të lëndës Kimi për klasat e dhjeta, synon të ofrojë një qasje të thelluar dhe praktike mbi rëndësinë e kimisë në jetën tonë të përditshme. Nëpërmjet metodës së të mësuarit të bazuar në projekte, nxënësit do të kenë mundësi të eksplorojnë, analizojnë dhe interpretojnë rolin jetik që luajnë elementët kimikë në funksionimin e trupit të njeriut, si dhe në shumë procese të tjera që prekin shëndetin, industrinë, mjedisin dhe teknologjinë.
Ky projekt u konceptua dhe u zbatua si një mënyrë dinamike për të nxitur kërkimin shkencor, mendimin kritik, kreativitetin dhe bashkëpunimin mes nxënësve. Përmes tij, ata jo vetëm që do të fitojnë njohuri të reja dhe do të thellojnë ato ekzistuese, por do të mësojnë të lidhin teorinë me praktikën, të punojnë në grup dhe të paraqesin gjetjet e tyre në forma të ndryshme si prezantime, raporte apo produkte edukative interaktive.
Në këtë portofol do të gjeni të gjitha komponentët që përbëjnë projektin: nga planet individuale të nxënësve dhe dokumentimet e punës së grupit, deri tek analizat dhe përfundimet që u arritën gjatë rrugëtimit kërkimor. Ky është një shembull i mirë se si një temë shkencore mund të shndërrohet në një përvojë të vlefshme mësimore dhe jetësore.
Projekti PDF
Prezantimi PDF
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Teste të integruara për arsimin fillor dhe modele VANAF, viti shkollor 2024-2025
Modele Testesh për Arsimin Fillor për të tria periudhat, viti shkollor 2024-2025
Modele Testesh për Arsimin Fillor për të tria periudhat, viti shkollor 2024-2025