METODË

Ruaje fjalën për të fundit

Ruaje fjalën e fundit për mua është një metodë për t’u përdorur me materiale prej të cilave mund të nxirren mendime të ndryshme ose interpretime të shumta. Është e përshtatshme për nxënësit e të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar.

Ruaje fjalën e fundit për mua është një metodë shumë e mirë për t’u përdorur me materiale prej të cilave mund të nxirren mendime të ndryshme ose interpretime të shumta. Ky lloj diskutimi kontrollohet më shumë nga nxënësit sesa drejtohet nga mësuesit. Organizimi në grupe të vogla është më i përshtatshëm për nxënësit që nuk janë shumë entuziastë për të folur përpara gjithë klasës dhe përveç kësaj, u jep atyre kohë të rishikojnë komentet e tyre duke shkruar mendimet e tyre në një fletë të treguesve. Zbatmii i kësaj metode përfshi hapat e mëposhtëm:


1-Caktoni një ngjarje, fragment apo përzgjedhje për t’u lexuar. U këërkoni nxënësve që të lokalizojnë pesë fjali që u duken interesante ose që do t;iu pëlqente të komenonin për deklaratat që mbështesin ose kundërshtojnë diçka që ata kujtonin se e dinin. Ato duhet të jenë fjali që i habisin, i entuziasmojnë apo u ngjallin kureshtje në mënyrë të veçantë. Kur lexojnë letërsi, nxënësit mund të përzgjedhin gjithashtu fjali zbuluese ose veprime që kryhen nga personazhet e tregimit.


2- I shpërndani nga pesë fletë të vogla (skeda bosh) çdo nxënësi, një fletë për secilën fjali të përzgjedhur. U kërkoni nxënësve të shkruajnë një fjali në pjesën e përparme të fletës. Në anën e kundërt u këkoni të shkruajnë komentet e tyre për ëtë fjali.


3-Ndajeni klasën në grupe të vogla me katër ose pesë anëtarë. Të gjithë nxënësit në secilin grup ndajnë një nga pesë fjalitë të tyre me anëtarët e tjerë të grupit. Nxënësi i parë lexon fjalinë grupit dhe ndihmon anëtarët e tjerëë gjejnë fjalinë në tekst. Megjithatë, nxënësit nuk i lejohet të bëjë ndonjë koment mbi fjalinë derisa anëtarët e tjerë të grupit të japin reagimet apo përgjigjet e tyre. 


4- U kërkoni nxënësve të vazhdojnë procesin derisa secili anëtar i grupit të ketë ndarë një fajli dhe të ketë pasur fjalën e fundit në diskutim. Filloni një turn tjetër me nxënësit për të shkëmbyer mendimet për një nga fletët e tyre. 


Përparësitë:

- Nxënësve u  jepet një mundësi që të pajtohen me një qëndrimmë reflektues gjatë leximit.

- Nxënësit nxiten të flasin për gjëra që përmbahen në pjesën e leximit me të cilat ata kanë lidhje personalisht dhe që të gjithë kanë mundësi për të marrë pjesë në diskutimin në klasë për pjesën e leximit.

- Nxënësit kanë mundësi të dëgjojnë pikëpamjet e shokëve të klasës përpara se të japin pikëpamjet e veta, të cilat u japin atyre një shns të rregullojnë komentet e tyre dhe të reflektojnë rreth ideve përpara se ‘i shprehin ato tek të tjerët.


Kjo metodikë është e përdorshme për pjesën më të made të lëndëve dhe është e përshtatshme për nxënësit e të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar.



(Portali Shkollor)

1,350 Lexime
4 muaj më parë