
Sa kohë u japim nxënësve të mendohen para se t'u përgjigjen pyetjeve të bëra nga mësuesi?
A e kanë të lehtë të gjithë fëmijët të përgjigjen në mënyrë të menjëhershme, sapo mësuesi i drejton pyetjen në klasë? Disa prej tyre, jo. Ndaj, u duhet dhënë të gjithëve koha e nevojshme.
Kur isha nxënës gjëja që kisha më shumë inat ishte kur mësuesi bënte një pyetje para klasës dhe menjëherë, pa na dhënë kohë fare të mendoheshim, i vinte gishtin një nxënësi të përgjigjej. Nga momenti që ai mbaronte pyetjen derisa i vinte gishtin një nxënësi, une nuk mendoja përgjigjen, por mendoja a do te isha unë ai qe do pyetesha.
Jepu nxënësve kohë të mendohen, në varësi nga tipi i pyetjeve, para se të presësh nje përgjigje nga ata. Për pyetejet frontale nga psikologët dhe didaktët, rekomandohet një kohë prej 3-5 sekondash. Kini parasysh që më i shpejti nuk është detyrimisht më i zgjuari.
Gjithashtu rekomandohet të kerkohen vullnetarë, në vend që t'u thërrasësh emrin. Unë kërkoj nxënës vullnetarë të përgjigjen, sepse më ka ndodhur që nxënës të ndryshëm më kanë thënë: nuk dua t'i pergjigjem kësaj pyetjeje, nuk ndihem rehat kur më thërritet emri, nuk dua të jem në fokusin e vështrimit të të gjithëve.
Në këtë rast nuk mund t'i forcosh. Duke e bërë zakon t'u japim nxënësve kohë dhe duke u kërkuar të mendohen ne i ndihmojmë ata të mësojnë rregullin e artë të komunikimit: Mendohu para se të flasësh. Thuaj të vërtetën, thuaj atë që mendon. Shembulli më i keq dhe influencë më negative në drejtim të komunikimit sot në Shqipëri jane analistët ne emisionet televizive. Analistët nuk e dëgjojnë njëri-tjetrin deri në fund, e ndërpresin diskutimin, e shpeshherë i kalojnë normat e etikës.
Shpesh ndodh që ata të përçojnë në publik, por edhe tek nxënësit tanë të kundërtën e asaj që shkolla kërkon të bëjë. Thënë shkurt dhe thjesht ata, për mendimin tim, janë sot armiqtë e edukimit të nxënësve me rregullat e duhura të komunikimit.
(Neshat Hyka; Portali Shkollor)
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
Urime të veçanta për ditëlindje - Mesazhe të ngrohta për mësuesit, nxënësit dhe miqtë e dijes!