Risi

Së shpejti, 72 emoji të reja do të jenë në telefonin tuaj

Përdoruesit e figurave nëpër mesazhe të ndryshme, së shpejti do t’i kenë në tastierë edhe 72 emoji të reja.

72 emoji të reja mund të dalin këtë muaj. Imazhet e reja do të shtojnë numrin e simboleve që janë kërkuar.  Ato kryesisht do të ndjekin të njëjtat tema si emojit që janë në përdorim, nga shprehjet e fytyrës tek simbolete duarve.

Valltarja e veshur me fustan të kuq më në fund do ta ketë edhe partnerin e saj, me kostum të kaltër, ndërsa nusja do ta ketë edhe dhëndrin me xhaketë, këmishë dhe papion.

Në mesin e fytyrave,do të shtohet ‘gënjeshtari’ me hundë të gjatë, ‘alergjiku’ me faculetë në hundë etj.

Dashamirësit e kafshëve, do t’i kenë edhe 13 emoji dedikuar botës së egër, pemë dhe perime, ku nuk mungojnë karota, avokado, trëndafili i vyshkur dhe kivi.

Për të pasionuarit me ‘selfie’ është dedikuar një figurë e veçantë, si dhe një zemër e zezë, për ata që i japin fund lidhjes.

Ndryshe, gjatë muajit të kaluar ‘emoji’, është quajtur si gjuha më e kuptueshme dhe që është përhapur me shumë shpejtësi.

2,471 Lexime
7 vjet më parë