PËRFITIMET NGA TË USHQYERIT SHËNDETSHËM

Selinoja, bima çudibërëse që kuron shumë sëmundje

Selinoja është një nga perimet që mund ta gjeni lehtësisht. Përfitimet nga selinoja janë të jashtëzakonshme, pasi ajo përmban tonelata vitaminash dhe mineralesh. Ja se çfarë kuron ajo.

Selinoja është një nga perimet që mund ta gjeni lehtësisht. Përfitimet nga selinoja janë të jashtëzakonshme. Selinoja përmban tonelata vitaminash dhe mineralesh, përfshirë këtu vitaminën K, vitaminën A, kalium dhe folate, phytonutrient etj. Konsumimi i saj çdo mëngjes ju shpëton nga çdo problem me stomakun. Mund t’i shtoni pak mollë jeshile, ose kastravec. 


Selino është e përkryer për luftimin e inflamacionit, sepse ajo eleminon patogjenët si bakteret dhe viruset. Sasia e lartë e vitaminës C që gjendet tek kjo bimë mrekullibërëse rrit imunitetin dhe përshpejton metabolizmin. Kalciumi, magnezi dhe kaliumi, minerale që gjenden me shumicë tek selinoja gjithashtu ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut, duke relaksuar muskujt rreth arterieve dhe duke lejuar enët të zgjerohen. 


Selinoja përmban pak kalori, por është shumë e pasur në fibra, ndaj të gjithë ata që duan të humbasin peshë, mund ta bëjnë pjesë të ruinës së tyre ditore. 


Për të gjithë diabetikët, selinoja ndikon në uljen e sasisë së sheqerit në gjak, si dhe lufton kolesterolin. I mirë për sistemin tretës dhe shëron astmën. Kjo është arsyeja përsse të gjithë jetojnë shëndetshmë duke pirë lëng selinoje. 

3,093 Lexime
3 vjet më parë