Model

“Shkollat për shëndetin”, projekt ndërlëndor për Arsimin Fillor

Ky Projekt synon promovimin e sjelljeve të shëndetshme mes fëmijëve të shkollave 9-vjeçare (të moshës 6-16 vjeç) në Shqipëri me qëllim që ato, familjet e tyre përkatëse dhe komunitetet në tërësi të angazhohen në praktika dhe sjellje të shëndetshme.

Ideja kryesore e këtij projekti është ulja e nivelit të ekspozimit ndaj faktorëve të riskut të lidhur me SJT-të në popullatën shqiptare në përgjithësi, por me fokus kryesor fëmijët e moshës shkollore. Ky Projekt synon promovimin e sjelljeve të shëndetshme mes fëmijëve të shkollave 9-vjeçare (të moshës 6-16 vjeç) në Shqipëri me qëllim që ato, familjet e tyre përkatëse dhe komunitetet në tërësi të angazhohen në praktika dhe sjellje të shëndetshme përfshi ushqyerjen e shëndetshme, aktivitetin fizik, mos përdorimin e duhanit, alkoolit ose drogave, promovimin e shëndetit mendor, promovimin e shëndetit seksual dhe riprodhues, higjienën personale, mbrojtjen e mjedisit, si dhe promovimin e sjelljeve të tjera të shëndetshme.



© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,227 Lexime
1 vit më parë