DITARI I ORËS MËSIMORE

“Shkronja Ç, ç”, abetare

Ditari i orës së mësimit është realizuar nga mësuesi Shkelzim Pepaj i shkollës “Adem Haxhija”, Postribë. Temat e orës së mësimit në lëndën e abetares “Punim i shkronjës Ç, ç, Faqe 82 e Abetares” e “Punim e lexim i shkronjës Ç, ç, Faqe 83 e Abetares".

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi

  • Reciton vjershën me intonacionin e duhur.
  • U përgjigjet pyetjeve që lidhen me përmbajtjen e saj.
  • Formon e shkruan fjali me fjalët e dhëna.
  • Ruan hapësirat midis fjalëve.
  • Gjen fjalë që kanë në pozicione të ndryshme dh e ll.
  • Përdor kur duhet shkronjën dh e ll në fjalët e dhëna.

Lënda: Gjuhë shqipe/Abetare

Shkalla: I

Klasa: I

Mësuesi: Shkelzim Pepaj

Shkolla “Adem Haxhija”, Postribë


Tema:

1. Punim i shkronjës Ç, ç, Faqe 82 e Abetares

2. Punim e lexim i shkronjës Ç, ç, Faqe 83 e Abetares


Situata e të nxënit:

Palaçoja në shitore


Koha: 90’


Rezultatet e të nxënit: 

  • Përshkruan mbi bazën e figurave duke folur rrjedhshëm, qartë dhe me intonacion; 
  • Shqipton, shkruandhe lexon tingullin dhe shkronjën Ç, ç; 
  • Qarkon shkronjën Ç,ç të shtypit në pozicione të ndryshme të fjalës;
  • Emërton dhe shkruan fjalë me shkronjën ç;
  • Ndan fjalinë nëfjalë dhe më pas fjalën në rrokje;
  • Lidh rrokjet e dhënadhe formon fjalë me shkronjën ç duke i lexuar ato;
  • Qarkon rrokje meshkronjën ç në fjalët e dhëna;
  • Lexon tekstin qartëdhe saktë;
  • U përgjigjet pyetjeveqë kanë të bëjnë me përmbajtjen;
  • Nënvizon në tekstfjalët me shkronjën ç;
  • Interpreton në rolepjesën që lexon;
  • Qarkon fjalën e shkruar saktë. 

Fjalët kyçe: 

Palaçoja, çizme,çantë,kapuç, çorape, shitore, shitës.


Lidhja me fushat e tjera ose temat ndërkurikulare: 

  • Matematikë;
  • Arte;
  • Edukim fizik,sporte dhe shëndet;
  • Edukim me të drejtat e fëmijëve.

Burimet: 

Laptop,video projektor, libri i Abetares, shkronja Ç, ç, etiketa fjalësh, materiale vizatimi, libra për fëmijë, veshje të ndryshme.


Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: 

  • Bisedë rreth figurës;
  • Analizë e sintezë;
  • Veprimtari në dyshe;
  • Lexim me ndalesa;
  • Interpretim në role;
  • Punë individuale.

Veprimtaritë paraprake: 

  • Paraqes në tabelë foton e palaços në shitore.
  • Bëhet një bisedë rreth figurës.
  • I nxis nxënësit të vërejnë figurën në tekst.
  • Nxënësit vërejnë figurën dhe tregojnë çfarë shohin dhe çfarë kuptojnë.
  • I ndihmohoj me pyetjet:

- Kë po shikoni ? 

-Si është veshur ai? 

- Ku ka shkuar ai?

- Çfarë mendoni se do të blerë? 

- Po ju çfarë do të zgjidhnit


Veprimet në situatë: 

Paraqites figura që përmbajnë shkronjën ç në tabelë, emërtohen nga nxënësit dhe tregojnë ku dëgjojnë tingullin ç.

Analizë e sintezë: 

Shkruaj në tabelë fjalinë:


Palaçoja bleu këpucë të çuditshme.


Nxënësit lexojnë fjalinë korazi. Kryhet procesi i analizës duke e ndarë fjalinë në fjalë dhe fjalët në rrokje, për shkëputjen e tingullit dhe shkronjës Ç,ç. I ndihmoj me pyetjet : - Sa fjalë ka fjalia? - Në cilat fjalë dëgjoni tingullin ç? - Sa rrokje ka fjala palaçoja? - Po fjala çuditshme? Nxënësit shqiptojnë tingullin e ri ç, theksohet se është tingull bashkëtingëllor.

Prezantoj shkronjën Ç,ç.

  • Paraqes grafikun e shkronjës Ç, ç të shtypit në tabelë.
  • Nxënësit bëjnë dallimin e shkronjës së madhe e të vogël të shtypit.


  • Lëvizet dora në ajër nën drejtimin tim sipas grafikut të shkronjës Ç, ç.
  • Nënësit gjejnë fjalë me shkronjën ç në përbërjen e saj.
  • Nxënësit shkruajnë nga 2-3 rreshta me shkronjën Ç, ç në fletoren individuale.
  • Lidhen rrokjet e dhëna për të formuar fjalë.
  • Fjalët e formuara janë:

çadra, çohem, çorape, çaji, çelës, çelësa, çajnik, çantë, çorape.

  • Fjalët shkruhen në fletoren individuale.
  • Qarkohen rrokjet: ça, çi, ço, çe, çu në fjalët e dhëna:

çadër, çizme, çerdhe, çamçakëz, maçok, çorape, çukit.


Shkruaj titullin në tabelë:

Palaçoja në shitore.


Nxisin nxënësit të mendojnë për 2-3’ se çfarë mund të blejë palaçoja në shitore, duke u bazuar edhe te figura. Dëgjohen disa nxënës dhe shkruhen përgjigjet e tyre në tabelë.


Lexim me ndalesa.

Ndaj tekstin në pjesë dhe lexohet me ndalesa:


Ndalesa e parë: që nga fillimi deri te “… i tha shitësja.”

Pyes nxënësit:

- Pse shkoi palaçoja në shitore?

- Pse shikonte rreth e rrotull ai?

- Pse u habit?

- Çfarë mendoni se do të zgjedhë?


Ndalesa e dytë: deri te “… çizmen e kuqe”.

Pyes nxënësit:

- A ndodhi ashtu si menduat?

- Çfarë ndodhi?

- Si mendoni se vazhdon ngjarja?


Ndalesa e tretë: deri në fund.

Pyes nxënësit:

- Çfarë i tha shitësja palaços?

- Çfarë ndodhi?

- Pse çalonte palaçoja?

- Pse iku i kënaqur?

- A ishte ngjarja ashtu si e menduat në fillim?  Demonstrimi i rezultateve të arritura:


Demostrim i rezultateve të arritura:

  • Bëhet leximi zinxhir për t’i dhënë mundësinë çdo nxënësi që të lexojë;
  • Bëhet interpretimi në role;
  • Nënvizohen në tekst fjalët që përbëjnë në
  • trupin e tyre shkronjën ç;
  • Bëhet qarkimi i fjalëve të shkruara saktë;
  • Bëhet ngjyrimi i palaços.

Vlersimi i situatës:

  • Përshkruan mbi bazën e figurave duke folur rrjedhshëm, dhe me intonacion;
  • Shqipton, shkruan dhe lexon tingullin dhe shkronjën Ç, ç;
  • Qarkon shkronjën Ç, ç të shtypit në pozicione të ndryshme të fjalës;
  • Shkruan dhe lexon fjalë me shkronjën ç dhe shkronjat e mësuara;
  • Lexon tekstin qartë dhe saktë;
  • U përgjigjet pyetjeve që lidhen me përmbajtjen;
  • Interpreton pjesën e lexuar në role.

Detyrë shtëpie:

  • Shkruaj nga 2 rreshta me shkronjën e madhe e të vogël të shtypit Ç, ç.
  • Shkruaj 10 fjalë me shkronjën ç.
  • Shkruaj dy fjali për palaçon.

(Portali Shkollor)

33,745 Lexime
6 vjet më parë