HARTIMI I TESTEVE

Si hartohet një test

Mësuesi Shkëlzim Pepaj ka hartuar një material rreth mënyrës së krijimit të një testi; si të organizojmë pyetjet, cilat janë llojet e tyre, mbi ç'bazë bëhet vlerësimi, shoqëruar me modele dhe shembuj.


Në këtë material trajtohet:

-Ç'është testi

-Hapat e ndërtimit të testit

-Llojet e pyetjeve

-Taksonomia e Bloom-it

-Tabela specifike e ndërtimit të testit

-Konvertimii pikëve në notë

-Tabela e vlerësimit të testit


Ç'është testi?

-Testi është një instrument vlerësimi, që mat njohuritë dhe aftësitë e nxënësve mbi bazën e objektivave ose kompetencave të planifikuara.

-Testi me shkrim është një nga mënyrat e vlerësimit të nxënësve për një periudhë të caktuar

-Testi është i lidhur me vlerësimin dhe janë dy koncepte të ndryshme, sigurisht të pandara nga njëra-tjetra.


Hapat e ndërtimit të një testi

-Përcaktimi i llojit të testit (Test kapitulli, 3-mujor, ose vjetor)

-Përcaktimi i temve të kapitullit ose kapitujt që duam të testojmë

-Tabela e specifikimeve, bazuar në TAksonominë e Bloom-it

-Hartimi i skemës së vlerësimit

-Konvertimi i pikëve në notë

-Tabela e vlerëimit

Llojet e pyetjeve të testit


Pyetjet e një testi i klasifikojmë në dy grupe të mëdha

-Pyetje objektive të mbyllura

-Pyetje subjektive të hapura.

Pyetjet objektive të mbyllura


Pyetjet objektive përcaktojnë në mënyrë të qartë dhe shumë të prerë kufirin midis përgjigjes së saktë dhe të gabuar.

Në këtë grup bëjnë pjesë këto lloj pyetjesh:

-Pyetje me zgjedhje të shumëfishtë (alternativa)

-Pyetje me plotësim

-Pyetjet me përgjigje të shkurtra: "E vërtetë", "E gabuar" ose "Po", "JO"

-Pyetje me kombinim ose shoqërim

Pyetjet subjektive të hapura:


Pyetjet objektive të mbyllura

Pyetjet objektive përcaktojnë në mënyrë të qartë dhe shumë të prerë kufirin midis përgjigjes së saktë dhe të gabuar.

Në këtë grup bëjnë pjesë këto lloj pyetjesh:

-Pyetje me zgjedhje të shumëfishtë (alternativa)

-Pyetje me plotësim

-Pyetjet me përgjigje të shkurtra: "E vërtetë", "E gabuar" ose "Po", "JO"

-Pyetje me kombinim ose shoqërim


Pyetjet objektive të mbyllura

Pyetjet objektive përcaktojnë në mënyrë të qartë dhe shumë të prerë kufirin midis përgjigjes së saktë dhe të gabuar.

Në këtë grup bëjnë pjesë këto lloj pyetjesh:

-Pyetje me zgjedhje të shumëfishtë (alternativa)

-Pyetje me plotësim

-Pyetjet me përgjigje të shkurtra: "E vërtetë", "E gabuar" ose "Po", "JO"

-Pyetje me kombinim ose shoqërim


Pyetjet subjektive të hapura:

Pyetjet subjektive janë pyetje të hapura, ku nxënësve u kërkohet të japin gjykimet e tyre në bazë të disa kritereve

Në këtë grup bëjnë pjesë:

-Pyetje të strukturuara

-Pyetjet ese (përshkrimet)


Pyetjet me zgjedhje të shumëfishtë (alternative)

Janë pyetje që duhet të zgjedhësh përgjigjen e vërtetë nga alternativat që të ofrohen.

Struktura e kësaj pyetje është:

-Trungu (rrënja), që është fjali pyetëse, deklaratë ose citim i lënë pa plotësuar

-Përgjigja

-Çorientuesit (Jo më tepër se tre)


Pyetjet me plotësim

Pyetjet me plotësim janë fjali që iu mungojnë një ose dy fjalë apo simbole. Këto pyetje janë të dobishme për vlerësimin e njohurive për faktet, konceptet, ligjet/principet dhe formulat.


Pyetjet me përgjigje të shkurtra “E vërtetë”, “E gabuar”ose “Po”, “Jo”

Pyetjet E vërtetë/E gabuar, Po/Jo përdoren në mënyrë tipike për të matur aftësinë e të dalluarit nëse një pohim është ose jo i vërtetë. Pyetjet janë zakonisht në një formë deklarative që nxënësi duhet të shprehet nëse janë të vërteta apo të gabuara.


Pyetjet me kominim ose me shoqërim

Pyetjet me kombinim ose shoqërim (kush/kujt i përket) ndërtohen duke dhënë një bashkësi,listë fjalësh stimuluese (mjedise/premisa) dhe një bashkësi tjetër me përgjigjet fjalë/shprehje apo piktura


Pyetjet e strukturuara

Pyetjet e strukturara janë pyetje subjektive të hapura,dhe që kërkojnë përgjigje, të cilat mbështeten në formën e një fjale të vetme ose shumë fjalëve


Pyetjet Ese

Esetë janë pyetje subjektive me fund të hapur, të cilat kërkojnë një përgjigje të argumentuar dhe mbetet mënyra më e mirë për të matur aftësi të larta të të menduarit te nxënësi, të tilla si: zbatimi, organizimi, sinteza, integrimi, vlerësimi. Pra eseja është një pyetje që i kërkon nxënësit që të shkruajë një pjesë, ku të shprehë mendimet ose pikëpamjet e tij në lidhje me një temë të caktuar.


Vlerësimi i esesë (përshkrimit)

Për vlerësimin e esesë (përshkrimit),bazohemi në:

Strukturën e ndërtimit  (hyrje,zhvillim,mbyllje);                              (1 pikë)

Përmbajtjen e esesë (përshkrimit);                                                     (1 pikë)

Drejtshkrimin;                                             (1 pikë)

Shenjat e pikësimit;                                    (1 pikë)

Kaligrafinë e të shkruarit.                           (1 pikë)

Pra, vlerësimin e esesë (përshkrimit ) mund ta bëjmë me 5 pikë.

Në hartimin e një testi, rëndësi të veçantë ka përdorimi i Taksonomisë së Bloom-it, si një strukturë hierarkike e aftësive të të menduarit, dhe një mjet për të matur thellësinë njohëse të të mësuarit të nxënësve


Taksonomia e Bloom-it

Taksonomia është një sistem për klasifikimin e kërkesave, pyetjeve sipas nivelit të hierarkisë së dijes.

Qëllimi i paraqitjes së këtyre kërkesave ,pyetjeve është që mësuesit të familjarizohen me konceptet kryesore të taksonomisë së pyetjeve dhe të kuptojnë si ta përdorin atë gjatë planifikimit dhe mësimdhënies, në mënyrë që nxënësit të mësojnë më mirë. Taksonomia është një mënyrë e klasifikimit të pyetjeve dhe kërkesave si  dhe ndihmon që të kemi lloje të ndryshme të pyetjeve


Një test përbëhet nga disa pyetje  të  kombinuara  sipas niveleve të arritjeve. 

Për të hartuar një test, mësuesi duhet të ketë kujdes që së pari të përgatisë tabelën e testit. Kjo tabelë përmban fushat e programit, përmbajtjet e të cilave do të testohen, si dhe numrin e pyetjeve dhe detyrave sipas niveleve të të nxënit dhe fushave. Përgatitja e tabelës së testit varet nga shumë faktorë, si p.sh. volumi i përmbajtjes që testohet, rëndësia e fushave që përfshihen në vlerësim, përmbajtja e tyre, koha në dispozicion, etj.Tabela e testit i orienton mësuesin në hartimin e tij. Caktimi i numrit të pyetjeve dhe detyrave sipas njësive mësimore dhe niveleve të të nxënit e lehtëson punën e mësuesit për hartimin e testit.

Pas përgatitjes së tabelës së testit, mësuesi kalon në hartimin e testit dhe kujdeset për të si për anën përmbajtësore ashtu edhe për tregues të tjerë të pyetjeve. Me këto tregues do të vijojmë në pjesët e mëposhtme të këtij materiali.


Tabela e konvertimit të pikëve në nota dhe kode

Pasi përcaktohet totali i pikëve të një testi, bëjmë konvertmin e tyre në notë. Përqindja e pikëve që do të shërbejë si kufi  ndarës, rekomandohet 25%. Më pas caktohet intervali i pikëve që do të marrin nxënësit për notat nga 4 deri në 10 dhe në kodet nga 1 deri në 5.

 0 – 24% nota 4                                         

25 – 38% nota 5

39 – 51% nota 6

52 – 64% nota 7

65 – 77% nota 8

78 – 90% nota 9

91 – 100% nota 10 


0 – 24% kodi 1 (APK)

25 – 51% kodi 2 (ANP)

52 – 77% kodi 3 ( AK)

78 – 90% kodi 4 ( ASHK)

91 – 100% kodi 5 (ASH)



Materialin e plotë mund ta shkarkoni më poshtë


(Portali Shkollor)

55,382 Lexime
4 vjet më parë