Si ta mësoni fëmijën të ndajë me të tjerët?
Në moshën 4-5 vjeçare, fëmija duhet të fillojë të shohë dhe nga këndvështrimi i tjetrit dhe rrjedhimisht të ndajë me të tjerët. Këtu janë 5 hapa që do ju ndihmojnë të edukoni aftësinë për të ndarë me të tjerët
Fëmija juaj ka një dhomë të mbushur plot e përplot me lodra dhe kur afrohet një kushëri apo një shok, ai do çdo lodër që kap fëmija tjetër. Kjo është një skenë që prindërit e shikojnë shumë shpesh sepse të ndash me tjetrin është një aftësi që mësohet përgjatë zhvillimit social, emocional dhe konjitiv të fëmijës. Gjithsesi, në moshën 4-5 vjeçare, fëmija duhet të fillojë të shohë dhe nga këndvështrimi i tjetrit dhe rrjedhimisht të ndajë me të tjerët. Këtu janë 5 hapa që do ju ndihmojnë të edukoni aftësinë për të ndarë me të tjerët:
1. Filloni herët
Që në periudhën kur fëmija mund të kapë objekte të ndryshme, mund të nxitni marrje-dhënien e objektit.
2. Jepni modelin tuaj
Praktikoni ndarjen e sendeve me fëmijën tuaj dhe argëtohuni. Tregojini që kënaqeni kur e ndani divanin apo akulloren bashkë me të.
3. Improvizoni
Mann, specialiste prindërimi, rekomandon lojëra bashkëpunuese për fëmijët mbi 3 vjeç që nuk nxjerrin vetëm një fitues në fund. “Megjithëse konkurenca nuk është e keqe, ajo nuk është e përshtatshme për fëmijët parashkollorë” tha Mann.
4. Edukoni radhën
Vendosni një rregull apo orar me anë të të cilit fëmija juaj të mësojë të ndajë një lodër apo lojë me një fëmijë tjetër. Kur mbaron koha e fëmijës tjetër, vjen radha e fëmijës suaj. “Kështu ata mësojnë se kur japin diçka, ajo nuk zhduket përgjithmonë” -tha Mann.
5. Përgëzoni të dhënit
Jini specifik gjatë përgëzimit. Në vend që të thoni thjesht “ sa i mirë je”, shprehni specifikisht pasojën e veprimit të tij, si për shembull “A e pe si i ndriçuan sytë Tomit dhe sa u gëzua kur i erdhi radha?”. Kështu fëmija fokusohet në detajet e mira të sjelljes së tij bujare.
Si duhet të funksionoj "Mesatarja e Artë" në jetën e përditshme? Po në mësimdhënie dhe mësimnxënie?
Pranvera Musta: Rëndësia dhe përdorimi i fjalëve motivuese për nxënësit në klasë, strategji për të frymëzuar suksesin
Tetori rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit