5 hapa

Si të edukojmë fëmijët të respektojnë paratë?

Fëmijët duan gjithmonë të blejnë një “gjë”, por gjatë gjithë ditës bëhen shumë “gjëra” të cilat kanë kosto dhe jo gjithmonë jemi të gatshëm për të blerë gjithçka. Si të veprojmë që fëmija të kuptojë, të dijë të zgjedhë dhe të dëgjojë prindin?

Fëmijët duan gjithmonë të blejnë një “gjë”, por gjatë gjithë ditës bëhen shumë “gjëra” të cilat kanë kosto dhe jo gjithmonë jemi të gatshëm për të blerë gjithçka. Por është e vështirë sepse insistimi i fëmijës mund të jetë me të qara, ngritje zëri, ndonjëherë edhe ndonjë fjali të tillë si: “ti nuk je mami/babi e/i mirë sepse ti nuk ma blenë këtë”. Por si ta menaxhojmë këtë situatë? Si të veprojmë që fëmija të kuptojë, të dijë të zgjedhë dhe të dëgjojë prindin?


1. Kërkoni mundësi për të dhënë mesazhe 

Fëmija niset edhe nga ambalazhi për të kërkuar një blerje i shtyrë nga kureshtja apo thjesht impulsivitet i fëmijës. Mos ja blini! Tregojini se paratë mbarojnë dhe duhen mirëmenaxhuar për periudha të caktuara kohore. Kur i harxhon të gjitha paratë duhet të presësh derisa të fitosh të tjera, që do të thotë do të presësh datën kur rroga të kalojë në llogarinë tuaj.


2. Tregoni se si fitohen paratë 

Disa prindër përdorin shpërblimin me para pasi i vendosin fëmijët të kryejnë një punë të caktuar shtëpiake, por shumë të tjerë nuk bien dakord me këtë mënyrë edukimi. Punët e shtëpisë janë detyrë e gjithsecilit prej familjarëve dhe kjo detyrë kryhet pa u paguar. 


3. Ndërtoni një skicë të shpenzimeve 

Nëse keni vendosur një sistem shpërblimi me anë të parave duhet të kërkoni që fëmijët tuaj të shënojnë si i shpenzojnë paratë e fituara. Nëse ju vendosni fokusin e duhur mbi mënyrën si i shpenzojnë paratë, ata do të fillojnë të vërejnë shpenzimet e kota dhe do të vendosin cilat blerje të eliminojnë.


4. Blijini arkat e kursimit transparente 

Nëse përdorni arkat e kursimit për fëmijët tuaj, blijini ato transparente që fëmijët të ndjekin ecurinë e kursimeve të tyre. Këto objekte ndihmojnë fëmijët të kuptojnë qartë konceptin abstrakt të kursimit.


5. Nxitini të vendosin një objektiv kursimi 

Ka një ndjesi plotësimi dhe plotfuqishmërie kur arrihet një qëllim i caktuar pa dredhi dhe pa ndihmë. Ndihmojini fëmijët tuaj ta ndjejnë këtë kur i nxitni të praktikojnë sjellje ekonomike. Herën tjetër kur t’ju kërkojnë të blejnë diçka, sugjerojuni të ndërtojnë një plan kursimi që ta arrijnë ta blejnë vetë artikullin që duan. Ky proces kursimi me një qëllim të caktuar rrit kënaqësinë, vetëvlerësimin dhe pavarësinë tek fëmija.


Fëmijët duhen edukuar të fitojnë zgjuarsi financiare gjatë procesit të rritjes. Është më e vështirë të mësosh aftësi të tilla kur je i zhytur në kredi studentore. Mësimi i këtyre aftësive në kohë të hershme është i rëndësishëm për suksesin e tyre më vonë.


(A. Hoxhaj; Portali Shkollor)

1,153 Lexime
3 muaj më parë