Komunikimi prind-fëmijë

Si të flasim me fëmijët për rreziqet në ambientet shkollore?

Le të kujtohemi se roli dhe misioni i mësuesit është vetëm edukimi i brezave të rinj. Sigurimi i jetës është përgjegjshmëri e protokolleve arsimore, si për nxënësit, ashtu edhe për personelin pedagogjik. Psikologët flasin mbi mënyrat më të mira për të folur me fëmijët në këto situata delikate.

Numri i lartë i veprave terroriste brenda dhe jashtë ambienteve shkollore është kudo në lajme dhe rrjete sociale. Lajme kaq të bujshme ndikojnë emocionalisht te të rriturit, veçanërisht te fëmijët. Më 28 maj u raportuan të shtëna në një shkollë të Teksas, në Amerikë. Viktima mbetën 19 nxënës të shkollës dhe dy mësues. Raste kaq shokuese janë fenomene të përsëritura në shkollat e Amerikës, ku persona të jashtëm shkaktojnë tragjedi duke vrarë fëmijë dhe të pafajshëm. Pas tragjedisë së ndodhur, një prind deklaroi për mediat: Unë nuk dua që fëmija im të ndjekë asnjë shkollë në Amerikë. 


Rritja e rreziqeve brenda ambienteve shkollore


Amerika qëndron si një ndër shembujt më negativë sa u takon rasteve të vdekjeve brenda ambienteve shkollore. Edhe në vendin tonë raportohen aksidente dhe incidente brenda mjediseve shkollore, jo të natyrës terroriste, por sidoqoftë veprave penale. Sot, jeta e nxënësve rrezikohet jo vetëm nga armët. Nuk janë të pakta rastet e përleshjeve të forta mes nxënësve, që vendosin në pikëpyetje sigurinë shkollore.  


Si të flasim me fëmijët për këto situata?


Prindërit përpiqen t’ua shpjegojnë dhe t’i qetësojnë fëmijët, ndërkohë frika për t’i kthyer në klasa vijon të ndodhë. Psikologët flasin mbi mënyrat më të mira për të folur me fëmijët në këto situata delikate. Ekspertët e Kolegjit të Mjekësisë Baylor ofrojnë këshilla për ata që po luftojnë gjatë kësaj kohe të vështirë.


Kounikimi me fëmijën tuaj

  • Përpara se të flisni me fëmijën tuaj për ngjarjet traumatike, pyesni fëmijën tuaj se çfarë di për ngjarjen. 
  • Ju nuk mund ta hermetizoni fëmijën nga lajmet të tilla, pasi burimi i informacionit qarkullon edhe në ambientet shkollore. Ju si prind, mund të ktheheni në burimin e parë të informacionit. 
  • Psikiatria për fëmijë dhe adoleshent Dr. Laurel Williams tregon se gabimi më i madh ndodh kur prindërit nuk kanë pasur mundësi të përpunojnë akoma për veten e tyre informacionin dhe fillojnë t'u tregojnë fëmijëve se për çfarë duhet të shqetësohen. Kur ju si prind jeni më në brendësi të lajmit dhe e përpunoni logjikshëm, atëherë mund të flisni me fëmijë tuaj. 
  • Nëse fëmija nuk ka dëgjuar mbi ngjarjen, atëherë bisedoni qetë, pa nxitur fëmijën të ketë frikë apo shqetësohet. 
  • Mos e normalizoni situatën me shprehje “këto tragjedi ndodhin kaq shpesh sa tani jemi mësuar”. Çdo situatë e normalizuar është në dëm të fëmijëve tuaj. Bisedat edukuese me fëmijën nuk shkaktojnë frikë, por rrisin ndjenjën e brendshme të përgjegjësisë. Nëse ju si prind zgjidhni të normalizoni, atëherë fëmija juaj mëson nga sjellja juaj. Në shkollë fëmijët që u thuhet “shiko punën tënde dhe mos flit”, praktikisht heshtin kur ndeshen me bashkëmoshatarë që mbajnë lëndë të rrezikshme, apo që performojnë sjellje dëmtuese. Raportimi në  kohë parandalon shumë fenomene shqetësuese. 


Çfarë mund të bëjnë prindërit?


Dr. Williams inkurajon prindërit që të mbajnë një rutinë të pandryshuar për fëmijët e tyre. Braktisja e shkollave nuk ndihmon në edukimin e nxënësve dhe as nuk redukton këto ngjarje.

Fëmijët mund ta kuptojnë nëse ju jeni të mërzitur. Nëse ju si prind nuk ndani shqetësimin, atëherë do e bëni fëmijën tuaj të shqetësohet dy herë më shumë. Në këtë rast mos i frikësoni ata, por as mos e fshihni të vërtetën. - u shpreh Dr. Williams.


Përgjegjshmëria arsimore


Pas prindërve, pesha e përgjegjshmërisë bie pa të drejtë mbi mësuesit, të cilët gjenden po kaq të kërcënuar sa edhe nxënësit. Siguria e lartë duhet të garantohet nga organet e larta arsimore. Kur raste kaq shqetësuese përsëriten, atëherë thirrja bëhet për ndryshim të protokolleve të sigurisë. Policia e sigurisë duhet të kryhet nga një personel i kualifikuar. Le të kujtohemi se roli dhe misioni i mësuesit është vetëm edukimi i brezave të rinj. Sigurimi i jetës është përgjegjshmëri e protokolleve arsimore, si për nxënësit, ashtu edhe për personelin pedagogjik. 



Burime: https://neurosciencenews.com/psychology-school-shootings-20685/ 

https://www.theguardian.com/us-news/2022/may/28/texas-shooting-uvalde-survivors-stories 



Përgatiti: Xhoana Jaku

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,047 Lexime
1 vit më parë