Flasin ekspertët

Si të kultivojmë rrymë të shëndetshme optimizmi në shkollat tona?

Si të kultivojmë rrymë të shëndetshme optimizmi në shkollat tona? Ekspertët na propozojnë katër hapa të thjeshtë si për edukatorët, ashtu edhe për nxënësit, në një bashkëpunim dypalësh dhe harmonik.

“Edukimi duhet të jetë procesi i të ndihmuarit çdokënd të zbulojë unikën e tij, për t’i mësuar si ta zhvillojë këtë unike dhe më vonë t’i tregojë atij se si ta ndajë atë sepse kjo është arsyeja e të pasurit gjithçka”. (Leo Buscaglia)


Bazat e edukimit fëmija i merr fillimisht në familje. Është fillesa. Nëse edukimi shfaqet i mangët, fëmija rritet me boshllëqe. Edukimi duhet të jetë i orientuar që të bëjë individin që në fillesë të përqafohet me humanen, atë thelbësoren që na diferencon nga të qënurit vetëm kafshë me instikte. Arsimi duhet ta kultivojë humanen dhe vlerat e individit. Roli i mësuesit duhet të orientohet drejt motivimit dhe vitilatizimit të ideve si për vete ashtu dhe për nxënësit. Nuk bëhet fjalë vetëm për transmetimin e disa njohurive dhe informacioneve mekanike. Edukimi arsimorë duhet të synojë një mirëbërje që rrok vlerat humane si për fëmijët, ashtu edhe për mësuesit e shkollave, për të rritur një mirëqënie optimiste.


Si të kultivojmë rrymë të shëndetshme optimizmi në shkollat tona? Ekspertët na propozojnë katër hapa të thjeshtë si për edukatorët, ashtu edhe për nxënësit, në një bashkëpunim dypalësh dhe harmonik.


Si pikë e parë është “Realizimi”. Për edukatorët, rruga e realizimit të punës vjen duke pranuar vështirësitë dhe pengesat, qofshi personale apo edhe si staf akademik. Të qënurit koshientë dhe real mbi problematikat rrit aftësitë personale të çdo edukatori në trajtimin e vështirësive me nxënësit duke ndihmuar dhe zgjidhur me profesionalizëm hallkat. 


Si pikë e dytë është “Artikulimi”. Si profesionistë, edukatorët duhet të ndihen të lirë të shfaqin haptaz pakënaqësitë e tyre të punës, ndaj bordit shkollorë dhe kushteve të ofruara. Artikulimi i transparencës krijon gjendje emocionale të mirë për çdo edukator, gjithashtu listohen dhe ngërçet e punës drejt një zgjidhje optimiste dhe reale. E njëjta praktikë artikulimi vlen edhe për studentët, të cilët shohin si pikë referimi edukatorët e tyre për t’u ndjerë më mirë në shprehej e fjalës së lirë, të mendimeve dhe ideve. 


Në pikën e tretë kemi një praktikë të quajtur “Pastroni Pjatën”. Kjo formë selektive vjen në ndihmesë të edukatorëve për të ulur dozën e stresit në punë, gjithashtu funksionon produktivisht edhe tek nxënësit. Ekspertët propozojnë aktivizimin individual dhe organizativ të të gjithë elementëve zhgënjyes të punës. Duke identifikuar faktorët pozitiv dhe negativë bëhet më e lehtë të “pastrohet nga pjata” stresi i akomuluar. Për këtë na ndihmojnë krijimi i agjendave personale, si dhe duke komunikuar mbi dëshirat të cilët lehtësojnë punët. Edukatorët jo pak herë kërkojnë të heqin nga pjata e tyre disa përgjegjësi dhe ndarë me pjesën e stafit. Bashkëpunimi në grup shpie në mbajtjen e elementëve më të dashur në punë, pra në pjatën tuaj të përgjegjësive. 


Në kriterin e katërt kemi “Gëzimin në Punë”. Një marrëdhënie produktive nis kur edukatorët dhe nxënësit kultivojnë sjellje pozitive dhe optimiste. Ky raport vihet në jetë kur investohet aty ku merret gëzim. Ambientet e punës mund të kthehen jo pak herë stresuese për edukatorët. Për të shmangur energjinë negative, edukatorët duket fillimisht të marrin gëzim aty ku ndihen më mirë, për ta kultivuar këtë frymë edhe aty ku mungon. Duke modeluar sjelljen bëhet një hap para me gëzimin. Një punë e suksesshme nis nga fryma e gëzueshme. Nëse edukatorët janë të hapur në modelimin e këtij faktori, atëherë produkti i marrë nga nxënësit do të jetë optimist dhe tejet i kënaqshëm. 


Edukimi mbi vlerat njerëzore duhet të jetë çelësi i një marrëdhënien mësues-nxënës në një institucion të saktë arsimor. Fryma optimiste arrihet falë përpjekjeve dypalëshe. Edukatori është shembulli, pra një modelues i sjelljes dhe ofrues i dritës.


Sigurisht, çdo edukator përballet me lëkundje herë të disfavorshme e herë të menaxhueshme gjatë mësimdhënës, ku me udhëzimin e katër hapave të mësipërm redukton ndjeshëm stresin dhe pasiguritë, për t'i hapur rrugë gjetjes së lumturisë në ambientin e punës. 


Burimi: https://www.edutopia.org/article/how-school-leaders-can-build-realistic-optimism-year 



Përshtati në shqip: Xhoana Jaku 


© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,760 Lexime
2 vjet më parë